Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën E DIEL, 9 DHJETOR 2018

DASHI:

E shtuna nuk është e favorshme për diskutime, edhe pse të sqaruarit është pjesë e karakterit tuaj. Kur mendoni se ka diçka të gabuar, nuk ka gjasa që të mos flisni për këtë. Përkundrazi, ju thoni menjëherë atë që mendoni dhe, shpesh, e keni qortuar veten sepse e keni zbuluar shumë shpejt atë që mendoni. Për fat të mirë, në fushën sentimentale, duke filluar nga janari, do të mund të shëroheni, ndërsa në vendin e punës tashmë mund të dalin disa mundësi të tjera. Mos harroni se mundësitë janë me kohë të pjesshme dhe, për këtë arsye, ju duhet të bëni projekte afatshkurtra dhe afatmesme.

DEMI:

Të gjithë ata që duan të japin më të mirën e tyre në dashuri dhe duan t’u ofrojnë të tjerëve pak qetësi të brendshme, mund të përfitojnë nga kjo e diel. Duhet të mbahet mend se muaji dhjetor nuk është shumë tonik në fushën sentimentale. Dëshira juaj është që të keni pak paqe mendore ose më shumë konfirmim nga një person i cili nuk ka qenë mjaft eksplicit ndaj jush në kohët e fundit. Disa angazhime pune mund të ikin ose ekziston një marrëdhënie e veçantë, e krijuar nga disa situata të ndërlikuara që duhen adresuar.

BINJAKET:

Dy ditët e fundit kanë qenë absolutisht më të lodhshmet e javës, ndërkohë që të dielën do të keni një dëshirë të madhe të çlironi zemrën tuaj. Dy muajt e ardhshëm do të jenë shumë entuziasmues për dashuritë e reja. Ndoshta dikush nga ju mund të ngushëllohet me një aventurë apo një histori part-time. Këshilla është të sistemoni çështjet ligjore sepse janë situata të rënda. Nëse keni pranuar një detyrë të re nga vera, tani ky rol i ri ju rezulton i rëndë, dhe si pasojë duhet të merrni vendime të rëndësishme brenda pak javësh.

GAFORRJA:

Mes të thënit dhe të bërit vendoset zemra dhe jo deti. Shumë prej jush mendojnë se në dashuri është e drejtë të dorëzoheni, por më pas sillen në mënyrë të kundërt. E jetoni dashurinë me ulje-ngritje. Yjet e së dielës nuk janë shumë të qartë, dhe për këtë arsye dikush prej jush ka prirje të debatojë. Këshilla është të jeni të qetë dhe të kontrolloni ushqimin. Stomaku, në fakt është pika juaj e dobët.

LUANI:

Keni në plan pothuajse gjithmonë projekte faraonike, por në dy vitet e fundit nuk ka pasur një lëvizje të madhe parash dhe mundësish. Tani, megjithatë, gjërat po ndryshojnë: paratë dhe propozimet nuk vijnë nga qielli, por ata që kanë pasur një problem ose janë duke pritur për rimbursime, ose presin për një përgjigje pozitive, së shpejti do të kenë kënaqësi. Këshilla është për të shmangur polemikat në dashuri, përveç nëse kjo e fundit mund të përcaktojë një zgjedhje që do të duhet të bëni mes të tashmes dhe të ardhmes.

VIRGJERESHA:

Në këtë periudhë do të keni mundësi të takoni dikë që nuk e keni parë prej kohësh. Të gjithë ata që jetojnë një dashuri të largët, është mirë që të organizohen për ta takuar. Ngjarjet më të vështira janë të llojit ligjor dhe dikush është i zemëruar për shkak se një kontratë nuk është përfunduar ose respektuar. Edhe nëse nuk do të ishit të gatshëm ta mbyllnit, kjo situatë e shqetësimit të përgjithshëm ju çon të hidhni poshtë çdo gjë. Për fat të mirë, megjithatë, dashuria mund t’ju shpëtojë. Shpresa është që ju mund të mbështeteni te personi i duhur nga ana juaj, edhe nëse ka pasur keqkuptime të premten, tani do të keni një shans për t’u rikuperuar.

SHIGJETARI:

Do të ketë ndonjë tension në këtë ditë të diel, 9 dhjetor, por fatmirësisht do ia dilni të zgjidhni gjithçka. Falë Jupiterit në favor mund të bëni edhe disa gjëra më shumë. Në muajt e parë të vitit nuk e kishit gjithë këtë entuziasëm. Nëse shfaqeni si duhet mund të rikthehet edhe dashuria. Do të keni zgjedhje për të bërë, në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Kush ka një histori tashmë, ose dëshiron ta konfirmojë, ky është momenti i duhur.

BRICJAPI:

Kjo është një e dielë e rëndësishme për shkak se Hëna kalon në shenjën tuaj, por gjithashtu sepse për disa ditë ju keni më shumë dëshirë të doni dhe ju jeni më pak të lodhur dhe nervozë se në muajin nëntor. Ju keni një marsh më shumë. Është një periudhë e rëndësishme për të jetuar një emocion të mirë ose për të konsoliduar një marrëdhënie. Lajmet e mira vijnë më herët se në muajin shkurt. Në këtë kohë duket më e lehtë për të zgjidhur një problem që lidhet me të kaluarën.

UJORI:

Në periudhën e fundit disa kanë pasur probleme dashurie ose kanë marrë disa përgjegjësi, ose kanë lindur fëmijë. Tani keni nevojë për pak ndihmë dhe për këtë arsye ekziston mundësia që dikush të ngrejë zërin ose që të bëheni pak më shumë debatues. Por kini kujdes që të mos krijoni shumë konfuzion. Ka nga ata që do të kërkojnë një dashuri të re, veçanërisht ata që kanë marrë përgjigje negative. Shmangni ata që ju humbin kohë dhe kjo këshillë është gjithashtu e vlefshme në vendin e punës.

PESHQIT:

Në këtë ditë të diel mund të rekuperoni. Shumë prej jush po përjetoni emocione speciale. Marsi, Mërkuri dhe Venusi janë në anën tuaj, pra mund të niseni me këmbën e duhur. Dhjetori do jetë muaj prove për marrëdhëniet. Kush ka dëshirë të rigjejë një dashuri mund ta bëjë lirisht. Në këtë periudhë jeni ju që komandoni.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button