Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX, për ditën E ENJTE 14 mars 2019

DASHI

Shumë prej jush ndoshta ende kërkojnë stabilitet në nivel sentimental. Në shkurt ka patur momente të vështira që nuk kanë prekur të gjithë, por shumëkujt i është dashur të sqarojë disa situata, edhe në nivel familjar. Në fundjavë do ketë sërish nervozizëm, sidomos të dielën. Nëse ka çështje për të sqaruar, është mirë ta bëni me qetësi dhe duke arsyetuar.

DEMI

Nuk është e lehtë për ju të përballeni me ndryshimet, sidomos ato të papritura. Por kjo është një fazë veprimi, kështu që nuk mund të rrini duarkryq. Mund të ndodhë që, kush ka të njëjtin aktivitet prej kohësh, nuk është më i kënaqur, mbase edhe për arsye ekonomike. Kjo gjendje acarimi ndihet edhe në dashuri kështu që bëni kujdes me partneren.

BINJAKET

Në Horoskopin e mëparshëm është folur për një konflikt të mundshëm me shefin, apo një bashkëpunëtor. Kjo mund të shkaktohet nga Jupiteri kundër, sidomos për personat e kësaj shenje që kanë lindur në fund të majit. Bëni kujdes pra ndaj debateve dhe problemeve ende të pazgjidhura. Këshilla është t’i jepni më shumë hapësirë ndjenjave, sidomos nëse në verë ka patur një ndarje.

GAFORRJA

Fundjava do jetë interesante, sidomos e diela për marrëdhëniet dhe emocionet. Këto tre ditë kujtohuni se keni nevojë për dashuri. Të gjithë e dinë se dashuria është e rëndësishme, por për ju është edhe më shumë. Nëse nuk ka një dashuri të fortë, humbet interesi edhe në punë. Jeni një shenjë që keni nevojë të ndjeni pasionin për atë që bëni. Dikush mund të jetë i pavendosur mes dy historive.

LUANI

Në këtë periudhë mund të zbuloni energji të reja në dashuri dhe të riktheheni të dashuroni, ashtu siç nuk ju ndodhte prej kohësh. E premtja dhe e shtuna do jenë dy ditë të rëndësisihme. Hëna në fundjavë mund të sjellë edhe pak energji. Shkurti nuk ka qenë një muaj i lehtë për lidhjet. E keni vullnetin për të kapërcyer krizën, por duhet edhe pak kurajë për të kaluar disa probleme personale të pazgjidhura.

VIRGJERESHA

Disa njerëz do të ndihen shumë të lodhur të premten dhe të shtunën, gjë që do të jetë paksa e veçantë. Ka nga ata që do të përjetojnë disa probleme fizike. Nga e enjtja gjërat nuk shkojnë në mënyrën e duhur ose ka pakëz hutim. Do të jenë 48 orë që do të sjellin lodhje edhe në marrëdhëniet martesore dhe me të tjerët në përgjithësi. Këshilla është që të merrni gjithçka me qetësi dhe maturi.

PESHORJA

Shumë do të dëshironin të qëndronin diku tjetër përveç se aty ku janë. Në këtë fazë duket se nuk jeni të kënaqur me asnjë gjë ose në çdo rast dëshironi të përmirësoni gjithçka. Kjo gjendje e shqetësimit mund të jetë edhe për shkak të ndonjë sëmundje të vogël. Nëse ka pasur ndonjë problem në marrëdhëniet e dashurisë ose familjes, është mirë të jeni të kujdesshëm gjatë fundjavës.

AKREPI

Hëna do të jetë në favor ditët e diel, të hënë dhe të martë të javës tjetër. Nga e premtja edhe Dielli kthehet në favor. Nëse zemra juaj është e vetmuar prej kohësh, sigurisht që nuk duhet të mbylleni në shtëpi. Kush nuk është ndjerë mirë rreth datës 12, tani është më mirë dhe mund të rekuperojë.

SHIGJETARI

Ditët që po vijnë janë pakëz të pazakonta, më mirë të evitoni lodhjen sepse dikush mund ta pësojë fizikisht. Fatmirësisht pranvera erdhi dhe shenjat janë të mira. Mes të dielës dhe të martës do të keni një dëshirë të fortë për t’u lidhur me të tjerët në mënyrë pozitive dhe të përjetoni emocione të sinqerta. Këshilla është të mos vonoheni shumë mbrëmjeve.

BRICJAPI

Fundjavë në rritje, por me nevojën për intimitet. Nëse nuk jeni shumë të rinj dhe doni të bëni miq të rinj, do të kaloni ditët e diel, të hënë dhe të martë me disa njerëz të besuar. Ideja është të izoloheni, të kuptoni se çfarë të bëni në 2019 dhe të mendoni se çfarë nuk ka shkuar në rrugën e duhur deri sot. Periudhë e kontrolleve, por edhe emocione, të cilat kanë nevojë për ngritje nga prilli.

UJORI

Hëna është e favorshme dhe ka një dorë në kapërcimin e shqetësimeve. Ideja nuk është të jetoni disa ditë plot kaos. Ju do të kërkoni intimitetin dhe unitetin e familjes. Edhe ata që janë shumë të lirë në përgjithësi tani do të kërkojnë qetësi dhe stabilitet. Këto ditë kujdesuni për formën fizike, e cila kishte disa probleme në fillim të kësaj jave.ì

PESHQIT:

Në fundjavën që po vjen mund të dalë ndonjë paqartësi, sidomos për ata që duhet të organizohen me miq, apo kush ka një takim familjar të dielën. Shpresa është të mos bëni shumë dhurata në momentin e fundit. Bëhet fjalë për çështje të kapërcyeshme, pastaj nga e diela edhe Hëna do jetë në favorin tuaj, kështu që mos i jepni shumë peshë kësaj faze kalimtare.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button