Zodiak Ditor

Horoskopi i Paolo Fox për ditën e enjte, 18 nëntor 2021

Ky është horoskopi i Paolo Fox për të enjten, 18 nëntor 2021. Hëna do të zhvendoset në qiellin e Demit nga ku emocionaliteti i shenjave të tokës do të dyfishohet. Afërdita në Bricjap do të sjellë dashuri për të lindurit në Virgjëreshë që kanë disa kohë vetëm. Dëshironi të mësoni më shumë? 

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jeni në mes të një konfuzioni dhe disa kontrastesh. Mund të hasni edhe disa vonesa të bezdisshme gjatë gjithë ditës. Do të duhet qetësi dhe një kokë e ftohtë për të mos humbur durimin. Mos harroni edhe në momentet më të vështira që po rriteni, qoftë edhe ngadalë dhe po shkoni drejt një pranvere që do të jetë shumë e rëndësishme. Nëse mosmarrëveshjet e së kaluarës shfaqen herë pas here, duhet të filloni t’i kapërceni ato.

Demi

Do jeni pak më mirë se të mërkurën, por tensionet në vendin e punës vazhdojnë. Prej disa ditësh jeni në konflikt me një person ose një grup, ndjeni nevojën për të filluar nga e para. Kushtojini vëmendje të veçantë marrëdhënieve me Ujorin dhe Akrepin, sepse janë ata që do t’ju sjellin më shumë telashe. Në dashuri ju presin muaj intrigues, të cilët mund t’ju japin të gjitha emocionet që dëshironi të përjetoni në këtë moment.

Binjakët

Sot do të gjeni optimizmin që ju ka munguar ditët e fundit dhe për më tepër, nga e premtja e tutje, Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë një avantazh. Do të arrini t’i përkushtoheni dashurisë, të punoni në ndonjë projekt të rëndësishëm. E rendesishme eshte ta ktheni kenaqesine ne jeten tuaj, sepse ju keni shume nevoje per te! Duhet të punoni duke u argëtuar, për të shprehur cilësitë tuaja në maksimum. Zhvillime interesante vijnë të dielën.

Gaforrja

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, do të ketë ende pak acarim në dashuri. Ju e keni vënë marrëdhënien tuaj në mikroskop prej ditësh. Një person që më parë dukej i përsosur për sytë tuaj, mund të ketë humbur papritur sharmin. Ose personi ka ndryshuar ose ju po i shihni gjërat dhe marrëdhëniet ndryshe. Po kaloni një periudhë transformimesh të thella në dashuri.

Luani

Do të tërboheni nga diçka, ndoshta pak polemika. Mund të dëshironi t’i shtyni takimet sentimentale për fundjavë. Kush duhet të marrë vendime të rëndësishme në dashuri, duhet të përballet me partnerin dhe jo të zgjedhë vetë. Edhe nëse përgjithësisht i doni sfidat, përplasjet, tani duhet të bëni pa to, sepse ato mund të peshojnë më shumë seç duhet.

Virgjëresha

Do të favorizoheni sërish nga një Hënë e bukur: duhet të përfitoni prej saj, për të nxjerrë në plan të parë jetën tuaj të dashurisë. Këto janë ditë të mbështetura nga një qiell i mrekullueshëm dhe do t’ju lejojnë të rikuperoni mundësi të arta. Mund të përjetoni një rënie të lehtë fizike fundjavën e ardhshme, por asgjë komprometuese e mjaftueshme për t’ju ndaluar! Lajmet vijnë së shpejti.

Peshorja

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, do të jetë një ditë mjaft e lodhshme, plot keqkuptime. Realisht, e gjithë kjo javë është karakterizuar nga tensione dhe konflikte me një person që nuk është korrekt ndaj jush. Ndonjëherë keni zgjedhur edhe të heshtni, për të mos i trazuar më tej gjërat. Mirë, përderisa nuk bëhet konstante! Përndryshe shpesh do ta gjeni veten në telashe. Fatmirësisht nga e premtja gjërat do jenë shumë më mirë.

Akrepi

Do të jeni energjikë dhe të motivuar në gjërat tuaja. Ditë të thjeshta nuk ju presin, sepse do t’ju duhet të përballeni me sfida dhe ndryshime të reja. Në ditët në vijim do të merrni vendime të rëndësishme dhe jo gjithmonë do të jenë pa dhimbje. Nga ana tjetër, ndjen nevojën për të ndryshuar, për të nisur një aventurë të re dhe nga njëra anë emocionohesh nga vetë mendimi, nga ana tjetër ndiheni pak të frikësuar. Kjo është arsyeja pse ju jeni plot me ulje-ngritje gjatë kësaj kohe.

Shigjetari

Hapet drita jeshile për takime, aventura, udhëtime të reja. Duhet të ketë gjithmonë një përqindje aventurash në jetën tuaj, përndryshe ndiheni keq. Kur e gjeni veten të palëvizshëm në një vend, tashmë mendoni për një vend të ri për të shkuar. Gjatë fundjavës do të duhet pak kujdes në dashuri, sepse do të ketë rrezik konflikti.

Bricjapi

Siç parashikon astrologu Paolo Fox, dëshira për të fituar një sfidë të re mund të shfaqet. Po gjeni vendosmërinë dhe dëshirën për sukses. Nga ana tjetër, me aleatë si Venusi, Marsi dhe Mërkuri, do të jetë e lehtë të arrihen rezultate të shkëlqyera. Një projekt që dukej paksa kundër mund të rezultojë të jetë më i rëndësishëm nga sa prisnit. Brenda pesë muajve të ardhshëm, edhe dashuria mund t’ju rezervojë disa surpriza.

Ujori

E enjtja premton të jetë një ditë mjaft interesante. Kohët e fundit, shumë Ujorë kanë ndryshuar punë ose grupe bashkëpunëtorësh. Tani ajo që ka më shumë rëndësi është të fokusoheni te stimujt që do t’ju ofrojnë këto bashkëpunime të reja dhe pak më pak te rezultatet. Takimet e reja të kësaj periudhe mund të jenë të rëndësishme edhe për dashurinë.

Peshqit

Do t’ju duhet të punoni shumë për të rikthyer dashurinë dhe emocionet e bukura në jetën tuaj. Mos harroni se nuk mund të jetoni pa ndjenja! Edhe nëse keni vuajtur shumë në të kaluarën, tani e tutje do t’ju duhet të ktheni faqen dhe t’i hapni vetes mundësi të reja. Fundjava e ardhshme do të jetë paksa delikate: do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë nëse keni të bëni me një ish.

Back to top button