Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e enjte, 27 dhjetor 2018

DASHI

Jeni në një situatë as pozitive e as negative. Jeni shumë të nxituar, keni prirjen ta bëni gjithçka shpejt e shpejt dhe shpesh kjo nuk është gjë e mirë. Megjithatë kujdes nga mosmarrvëeshjet sentimentale dhe personale, këshilla është t’i zgjidhni sa më shpejt, pasi mund të rikthehen në vijë të parë. Tensione në marrëdhëniet me Peshoren dhe Akrepin.

DEMI:

Ditë pak si me rënie humori, lodhje dhe nervozizëm. Karakteri juaj tenton drejt stabilitetit dhe qëndrueshmërisë, ose të paktën ju përpiqeni të jeni. Ekziston një ndryshim midis burrave dhe grave, të parët priren të jenë shumë më të durueshëm, gratë sidomos në vitin 2019, përqëndrohen tek puna dhe e bëjnë atë me kaq shumë energji e qëllim, që të shkëlqejnë. Përkundër kësaj, edhe ata që kanë një natyrë të fortë mund të kenë ditë kur ndihen më të dobët. Këshilla është ruajtja e shëndetit, duke u përpjekur të mos ekspozoheni në klimën e pafavorshme.

BINJAKET:

Gjendja e yjeve është e favorshme, shpresa është të planifikoni Vitin e Ri, sepse nga e premtja deri të hënën do të jenë ditë pak më të forta. Një zgjedhje i pret ata që janë në krizë, ata që kanë dyshime mes dy marrëdhënieve ose janë pushtuar nga një ndjenjë e xhelozisë së tepruar. Në janar do të jetë e nevojshme për të marrë një pozicion, është e dëmshme të mbeteni pezull. Kjo është një periudhë ku vëzhgojmë të tjerët, për të kuptuar se cilët janë njerëzit e duhur dhe cilët duam që të bëhen pjesë e së ardhmes sonë.

GAFORRJA:

Dita juaj nuk ju kënaq plotësisht por as nuk është kaq negative. Keni për të mbyllur çështje pezull dhe është mirë t’i zgjidhni deri të dielën, keni shumë për të bërë në familje dhe në punë. Duhet të organizoni një takim, një darkë. Fundi i vitit do jetë edhe më i vrullshëm, ndërsa viti i ri do të nisë fort. Mund të keni një problem në punë. Priten ndryshime për pranverën 2019.

LUANI:

Fati është në anën tuaj dhe ngarkesa energjetike është shumë e fortë me një 2019 që parashikohet pozitiv. Thënë kjo, ju takon juve të përfitoni nga mbështetja e yjeve dhe të vendosni çfarë të bëni dhe cilin drejtim të merrni. Janari 2019 mund të fusë në binarët e duhur marrëdhëniet e dashurive në krizë, si dhe të zgjidhë më së miri debatet. Pra ka shumë shpresa. E shtuna dhe e diela do jenë ditë rekuperimi.

VIRGJERESHA:

Forca në nivele maksimale. Hëna dhe Marsi janë të favorshëm. Një dashuri e rigjetur për këtë pjesë të dytë të javës, ka emocione për të zbuluar apo rizbuluar. Fundi i javës është shansi i duhur për të thënë atë që mendoni. Priten marrëdhënie interesante me Gaforren dhe Peshoren.

PESHORJA:

Dita nis ngadalë, me një humor pak në rënie. Shumë angazhime në punë pengojnë menaxhimin e marrëdhënieve sociale jo të thjeshta. Një lloj pakënaqësie përshkon ata që veprojnë në publik. Në dashuri keni ndjesinë që pranimit të munguar, ose ndoshta ndjeheni të kritikuar. Situata emocionale do të përmirësohet në fundjavë.

AKREPI:

Ditë as pozitive, as negative. Gjasat janë të kaloni një Vit të Ri më të kënaqshëm dhe të prisni një moment pushimi. Mes të dielës dhe të martës keni shansin që të argëtoheni. Keni mundësi të bëni zgjedhje të rëndësishme ju që jeni vetëm, apo që doni të përjetoni një marrëdhënie të bukur. Në fundjavë keni një rekuperim në nivelin psikofizik, ngrijeni zërin nëse mendoni që dikush ka harruar nevojat tuaja, edhe në fushën sentimentale.

SHIGJETARI:

Ju do të jeni protagonistë në vitin 2019, ju doni të realizoni projekte ambicioze edhe për të revolucionarizuar jetën tuaj, e gjithë kjo është shumë e bukur, por kërkon një shpenzim të lartë të energjisë dhe jo  pak para. Prandaj muajt e parë të vitit 2019 do të jenë me ulje-ngritje. Mund t’u shkaktoni pak vuajtje njerëzve që nuk janë më në rrugën tuaj të jetës. Pritet një ndarje, apo një vendim për largim nga diçka që për ju nuk ka më vlerë.

BRICJAPI:

Eshtë dita e duhur për të riparuar disa dëme dhe kufizuar tensionet e përjetuara në ditët e mëparshme. Dikush mund të ketë marrë një dhuratë të gabuar, ndoshta keni patur një polemikë në dashuri dhe tonet janë ashpërsuar. Këshilla është që të zbuteni. Drejt fundit të dhjetorit, kush ka përdorur racionalitetin deri tani, e përmbys rrotën për të vepruar me zemër, duke marrë veten nga një krizë e mëparshme.

UJORI:

Këto ditë janë një ftesë për të dashur dhe do të jenë edhe më shumë në fillim të vitit të ri. Do jetë një 2019 i fortë, me shumë interes për ata që kanë dëshirë të futen në lojë në fusha të tjera. Jupiteri do jetë në favor, me ndonjë të ardhur pas një periudhe të vështirë ekonomikisht. Dikush nuk e ka patur të lehtë në 6 muajt e fundit të 2018, por është koha të shihni përpara. Fundjavë e duhur për takime të reja.

PESHQIT:

Keni një farë tensioni dhe lodhjeje, prandaj ka ardhur momenti që të përballeni me një problem, për ta zgjidhur dhe qënë më mirë. Në Krishtlindje keni vëzhguar, tani mund të zemëroheni. Në lojë një situatë sentimentale, kush jeton në një krizë, ose është në dyshim mes dy marrëdhënieve, në janar do të duhet të vendosë nëse të qëndrojë brenda apo jashtë. Nuk duhet që të shtyhen për më vonë zgjedhjet. Ka acarim në shtëpi, është mirë të mbani nën kontroll situatën. Rreziku është që dikush t’ju bëjë të humbisni durimin.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button