Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e enjte, 3 JANAR 2019

DASHI:

Ditë rimëkëmbjeje për ata që e kanë nisur vitin në rënie. Në këto ditë, pavarësisht sferës sentimentale që është në deficit, ne mund të shohim përtej. Ata që kanë përjetuar një krizë mund të jenë më të lehtë dhe të shtyjnë veten drejt një dashurie. Gjatë ditëve të ardhshme, do të duhet të braktisni një situatë të padobishme ose një mendim që ju bën të ndiheni keq. Bëni një ndryshim në jetën tuaj në këtë kuptim.

DEMI:

Kjo e enjte do të jetë pak e lodhshme për shenjën tuaj. Nga e premtja rifitoni terren dhe dëshirë për t’u përfshirë në ndjenja. Qëndroni larg komplikimeve të panevojshme ose situatave të pakëndshme. Mes të Premtes dhe të Shtunës mund të rilindë edhe një ndjenjë. Një moment i rëndësishëm që nuk duhet të nënvlerësohet. Edhe pas një historie të mbaruar, diçka e rëndësishme mund të lindë.

BINJAKET:

Për ata që janë në kërkim të dashurisë së vërtetë, pjesa e dytë e janarit dhe shkurtit mund të sjellë përsëri ndjenja. Duke mos pasur më Saturnin kundër, shumë gjëra që e kanë bllokuar jetën tuaj janë zhdukur. Vetëm për shkak se keni përjetuar vështirësi, do t’ju duhet të filloni nga zeroja. Disa propozime nuk kanë qenë të suksesshme dhe kjo ju ka shkaktuar pak acarim. Rishikoni disa nga punët që keni bërë, por jepini kohë kohës. Ndjenjat e mira, sidomos në fundjavë.

GAFORRJA:

Ne kemi një vetëdije të qartë, aftësinë për të parë të ardhmen me optimizëm, edhe me koston e sakrificave të rëndësishme. Ata që kanë filluar një kurs të rëndësishëm studimi, ata që duhet të marrin një provim në pranverë nuk do të duhet të dorëzohen. Të premten dhe të shtunën ditët më të mira të javës për t’u përgatitur sa më mirë. Në dashuri ju duhet të thoni jo për ata që duan të komplikojnë jetën tuaj. Fizikisht mund të mos jeni shumë mirë.

LUANI:

Fakti që Hëna është në një aspekt pozitiv është një shenjë e mirë për ju. 48 orët e ardhshme mund t’ju sjellin një buzëqeshje, veçanërisht nëse jeni vënë në lëvizje për të forcuar jetën dhe të filloni të mendoni për një 2018 të mbushur me fitore. Të harrosh të kaluarën nuk është e lehtë sidomos për ata që janë ndarë ose kanë pasur probleme financiare. Do ia dilni të ringriheni nga hiri, në këtë periudhë të caktuar do të jetë e rëndësishme të bëni bisedime të mëtejshme për të ndryshuar punë, në qoftë se nuk jeni të kënaqur me atë që keni.

VIRGJERESHA:

Kjo javë do të jetë e rëndësishme për ju në kuptimin e intuitës, emocioneve dhe takimeve. Maksimumi do të arrijë të premten dhe të shtunën, një shenjë e qartë se Epifania do të sjellë një lloj drite dhe idesh për të punuar në vitin 2018. Ky do të jetë një vit i rëndësishëm për ata që duhet të shërohen nga një humbje e keqe ekonomike ose në punë. Mos i nënvlerësoni propozimet e reja të punës që do të vijnë për ju.

PESHORJA:

Sa herë që nis viti i bëni shpesh vetes pyetje. Këtë vit do jetë një Saturn disonant, kjo nuk do të thotë që gjërat nuk ecin, por që projektet duhet të kontrollohen. Eshtë e mundur që pas disa vitesh me ndryshime pune, do nisni një projekt të ri ndoshta në familje ose me njerëz të njohur. Të tjerë përjetojnë një krizë të vogël që caret nga kompania ku punojnë. Dashuria këto ditë nuk ju qetëson, por pjesa e dytë e muajit do ndihmojë edhe ata që janë vetëm.

AKREPI:

Eshtë kaq i vrullshëm aspekti yjor i kësaj periudhe, saqë nuk duhet të konsiderohet Hëna disonante si një problem i vërtetë, por vetëm burim vonesash apo ndonjë sikleti. Tani e keni forcën të mbyllni situata stresuese, sepse në një vit të favorshëm mund të mbyllen situata të rëndësishme, si dhe të hapen perspektiva më të mira. Falë kthesës që i keni dhënë jetës suaj do të keni avantazhe. Ditë rekuperimi edhe për ata që kanë patur ndonjë sëmundje të vockël.

SHIGJETARI:

Dashuri të reja në horizont. Ata që kanë një histori të lindur prej kohësh mund të besojnë e ta forcojnë, marrëdhënie të pavendosura janë ato me shenjat që jetojnë aktualisht tensione të brendshme, si për shembull Ujori, Gaforrja dhe Peshorja, që mund të kenë ulje-ngritje. Jo sepse mungon dashuria, por sepse një nga të dy ndjen rrëshkitje dhe ndoshta nuk është i bindur për atë që ka. Shmangni debatet mes të premtes dhe të shtunës.

BRICJAPI:

Po jetoni një periudhë parehatie që lidhet me një gjendje fizike sezonale apo thjesht pakës mërzi. Nëse mendoni për të ardhmen, është e mundur që jeni mosbesues ndaj saj, por nuk keni arsye. Janari do jetë me shumë rëndësi edhe sepse Dielli dhe Venusi gjenden në shenjën tuaj. Kështu që duhet të konsolidoni rezultatet që keni arritur. Kush jeton një situatë pasigurie në dashuri mund të bëjë ndonjë kërkesë apo propozim të rëndësishëm.

UJORI:

Çfarëdo lloj gjëje që keni në mendje të thoni, më mirë ta thoni menjëherë. Hëna është në kundërshtim që nga e enjtja, pra gjatë orëve të ardhshme mund të sjellë acarim. Ka patur rënie të parasë, disa kanë marrë ndonjë goditje. Kini kujdes me pronat tuaja. Nëse doni të revolucionarizoni jetën tuaj, dijeni që do keni përpara lodhje dhe shqetësim. Në këtë fazë po kërkoni personin e duhur për të dashuruar. Rriten shanset në javët e ardhshme.

PESHQIT:

Yjet ju ftojnë të kurseni energji dhe të shmangni sforcimet e kota. Dijeniq ë 2019 nuk do ketë më disonancën e Saturnit dhe për shumë nga jush është koha të riktheheni në lojë. Duhet të besoni më shumë tek e ardhmja, prej disa muajsh keni nisur një dietë për të përmirësuar fizikisht. Qielli është shumë i mirë për punët dhe për projektet që nisin nga pranvera.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button