Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX, për ditën E ENJTE 6 DHJETOR 2018

DASHI:

Ditët më të mira të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja. Keni ende ndonjë siklet që lidhet me muajin e kaluar. Kush ka patur një krizë dashurie apo personale, mund të ketë sërish momente tensioni. Të shtunën dhe të dielën do ju duhet më shumë qetësi, por do të keni mundësi të flisni për gjëra të rëndësishme. Kush ka mbyllur një histori tani duhet të vazhdojë përpara.

DEMI:

E enjtja do të jetë një ditë interesante, yjet japin mundësinë për të kapërcyer disa probleme, ose thjesht për të qenë më mirë. Hëna ka qenë kundër dy ditët e fundit, kështu që tani keni dëshirën për t’u shëruar. E shtuna dhe e diela do të jenë më të mirat e javës, kështu që planifikoni diçka. Do të ketë një shans për të folur qartë në dashuri.

BINJAKET:

Yjet japin një dorë në tregimin e rrugës për të ndjekur, por atëherë kur ka dyshim ne duhet të zgjedhim situatën më të mirë për të qenë më mirë. Të enjten dhe të premten dikush do të ndihet shumë i lodhur. Të shtunën rekuperoni, por në këto 48 orë mos vini në dyshim veten dhe shmangni lodhjen e tepruar. Dashuria dhe familja mund të shkaktojnë disa polemika. Në mbrëmje do të keni mundësi t’i jepni një shkundje gjendjes emocionale.

GAFORRJA:

Të enjten dhe të premten do të ndaleni të reflektoni. Nëse një person i kësaj shenje ju ndalon, do të thotë që keni vërtetë ndonjë problem. Këshilla është të shmangni përplasjet deri të dielën. Eshtë e mundur që mes të shtunës dhe të dielës, dikush mund të ngrejë shumë zërin, nëse prej kohësh situatat nuk janë shumë të qarta për ju.

LUANI:

Të enjten dhe të premten yjet mbrojnë shenjën tuaj, edhe pse dashuria nuk është në një periudhë të forcës. Ose, edhe nëse keni një histori të mrekullueshme, në ditët e fundit puna sjell shumë përgjegjësi dhe e tërheq vëmendjen diku tjetër. Duke parë Në vitin e ri yjet do të jenë shumë mirë, kështu që nëse ka një person që ju intereson, është e përshtatshme të rezervoni një rol më të rëndësishëm në jetën tuaj. Në këto 48 orë mund të vijnë indikacione pozitive. Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme në vendin e punës, priten katër javë intensive, edhe për sa i përket studimit. Ngjarjet dhe situatat e reja duhet të planifikohen.

VIRGJERESHA:

Një situatë e tensionit të fortë mund të krijojë siklet. Duke pasur parasysh se astrologjia gjithashtu ka detyrën e njoftimit kur ka vështirësi në horizont, këshilla është të lini gjërat të kalojnë, duke pasur parasysh se e shtuna fillon fazën e rimëkëmbjes. Këto janë 48 orë që mund të shkaktojnë tensione të ndryshme në marrëdhëniet në çift, ose mundet që ju vetë jeni kundër dikujt. Bëni kujdes!

PESHORJA:

E enjtja dhe e premtja janë ditë rekuperimi të plotë. Çfarë ka ndodhur ditët e fundit? Duke parë yjet, duket se dikush e ka nisur javën keq, mbi të gjitha e marta ka sjellë humor të keq. Suksesin në punë e keni, por është i lodhshëm, i penguar nga një Saturn që bie ndesh. Ndoshta është gjithçka mbi shpinën tuaj, do të donit më shumë mbështetje, por kohët e fundit gjendeni të përfshirë në diskutime që do donit t’i shmangnit.

AKREPI:

Yjet janë të rëndësishëm për marrëdhëniet me të tjerët, që mund të përmirësohen. Qielli u buzëqesh atyre që duan të dashurohen apo që kanë vendosur të zgjerojnë rrethin e miqësive. E shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë pozitive sa u përket njohjeve dhe pasionit. Në këtë periudhë rigjeni energjinë për të bërë shumë gjëra dhe mundet që edhe të dilni nga një situatë e ndërlikuar, e cila zgjat prej pak kohësh. Në nivel fizik keni një përmirësim.

SHIGJETARI:

E enjtja dhe e premtja janë ditë kur Hëna është në shenjën tuaj. Dita fillon pak e rëndë, nervoze, por të premten pasdite fillon rekuperimi. Deri në shkurt, shumë prej jush do të kenë konfirmimin e një pune. Mbi të gjitha ata që presin prej pak kohësh, do të thirren për të bërë diçka shumë të rëndësishme. Prandaj është një horoskop shumë i rëndësishëm. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të përshtatshme për të marrë konfirmime nga të tjerët. Mbrëmja është më e mirë se mëngjesi.

BRICJAPI:

Shpesh me Demin, Peshqit dhe Akrepin lindin marrëdhënie interesante dhe ju, në këtë moment, jeni duke gjuajtur për emocione të vërteta. Ata që vendosin të martohen ose të shkojnë për të jetuar së bashku me këtë Saturn në shenjë mund të bëjnë ende zgjedhje të rëndësishme në mes të janarit dhe shkurtit. Deri të dielën, megjithatë, do të jetë e mundur të filloni të flisni për një projekt të madh dhe të ktheheni përsëri në lojë, veçanërisht nëse keni patur muaj tensionesh. Ata që punojnë në mënyrë të pavarur mund të lëvizin shumë për një periudhë kohore.

UJORI:

Janë ditë me një acarim të madh. Prej disa muajsh keni tensione dhe duhet të luftoni me shumë probleme të vogla. Pako që nuk vijnë, para të hspenzuara gabim, rimbursime të paarkëtuara, probleme në shtëpi. Dikush ka qenë jo mirë ose ndoshta duhet gjithmonë të rendni për të riparuar dëmet e shkaktuar prej të tjerëve. Në këto kushte sikleti, këshilla është që të përpiqeni të mbeteni të qetë, edhe pse nuk është e lehtë.

PESHQIT:

Pavarësisht këtij qielli të rëndësishëm, ndihet presioni i një acarimi si dhe lodhja. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë më të mira, por kujdes dashurinë dhe punën, ku mund të shfaqen konflikte të vogla. Në këtë të enjte është më mirë të mos bëni shumë gjëra. Mbrëmja është pak në rënie. Nëse diçka nuk shkon si do të donit, më mirë të flisni qartë. Në fushën e punës, ndoshta një bashkëpunim mund të ndërpritet për diçka të re. Tani është koha për aleanca dhe eksperimente të reja.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button