Zodiak

Horoskopi i Paolo Fox për ditën e nesërme, e premte 12 tetor 2018

Bricjapi, 5 yje: 

Horoskopi i dits s ëpremte, 12 tetor dhe në ditët në vijim ju fton të jeni më të kujdesshëm. Në fakt, krahasuar me të kaluarën ka energji dhe forcë më të madhe. Pikërisht për këtë arsye mund të jetë e dobishme që të organizoni më mirë angazhimet. Dhe t’i planifikoni ato, edhe në pritje të përgjegjësive të reja që së shpejti mund të dalin për ju. Nëse duhet të kritikoni ose nëse diçka nuk është e mirë për ju, ky mund të jetë momenti i duhur për të thënë atë që mendoni.

Peshqit, 5 yje: 

Disa shqetësime fizike mund t’ju vënë në vështirësi. Ballafaqohuni me situatën duke i vënë gjoksin. Mos lejoni që ndonjë gabim i vogël të mund të shkaktojë bezdi të mëtejshme. Nga ana tjetër, vështirë të jeni të gatshëm të shtyni një angazhim për të cilin  mendoni aq shumë. Mundohuni të gjeni kohën që t’i kushtoni më shumë kohë vetes dhe të zgjidhni përfundimisht çdo tension.

Gaforrja, 5 yje: 

Yjet inkurajojnë ndryshime, si nga pikëpamja e punës, edhe ajo profesionale. Deri në gjysmën e parë të tetorit mund të llogarisni edhe më shumë konfirmime dhe disponueshmëri ekonomike. Mos i nënvlerësoni propozimet që vijnë në këtë periudhë. Në fakt, nëse keni punuar për një projekt për një farë kohe, ju mund të keni mundësinë të zgjeroni biznesin tuaj.

Dashi, 4 yje: 

Nese nuk keni marrë ende garancitë që keni kërkuar, mund të ketë lajme interesante në muajt e ardhshëm. Ju ndoshta jeni të zhgënjyer. Pritjet tuaja nuk u realizuan siç keni menduar. Tani mund të hiqni qafe disa shqetësime dhe të përpiqeni të përqendroheni në diçka më të sigurt. Ju jeni vazhdimisht në kërkim të stabilitetit, sidomos nga këndvështrimi ekonomik dhe financiar.

Virgjëresha, 4 yje: 

Nga dje, Mërkuri është kthyer aktiv dhe do të keni më shumë mundësi për të treguar sa jeni të vlefshëm. Për horoskopin e Paolo Fox, dita e premte mund të jetë një ditë e dobishme për të avancuar kërkesa. Përfitoni nga kushtet që keni arritur të merrni, dhe kjo gjithashtu mund t’ju hapë rrugë të reja. Është një periudhë e mbushur me mundësi, por gjithashtu mund t’ju kushtojë shumë përgjegjësi të reja që ju jeni të detyruar të merrni përsipër.

Akrepi, 4 yje: 

Disa siguri mund të vihen në dyshim gjatë kësaj periudhe dhe ju detyrojnë të rishikoni zgjedhjet e bëra në të kaluarën. Por mos kini frikë të thoni atë që mendoni dhe motivoni çdo vendim tuajin. Në fakt, edhe në qoftë se mund të lindin keqkuptime, në fund ju fitoni, por duhet të jeni të vendosur për të mbështetur qëllimet dhe interesat tuaja.

Peshorja, 3 yje: 

Falë Diellit në shenjë, horoskopi sinjalizon se mund të ketë forcë dhe energji të madhe. Në përgjithësi të lindurit e shenjës tuaj duan të punojnë në grupe. Duke qenë shpesh diplomatikë dhe të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve, ju jeni veçanërisht të vlerësuar nga të tjerët. Suksesi që po përjetoni, mund të tërheqë zilinë e ndokujt dhe prandaj duhet të jeni edhe më të kujdesshëm.

Demi, 3 yje: 

Keni pasur disa ndryshime në punë. Ju jeni të angazhuar në gjëra të reja dhe projekte të reja dhe është e pashmangshme që të mos e keni të lehtë të përmbushni pritjet tuaja menjëherë. Keni nevojë për kohë, përpara se të shihni rezultatet dhe qëllimet e vendosura. Horoskopi nesër ju fton të ruani qetësinë. Vazhdoni të shikoni në të ardhmen me optimizëm, pavarësisht vështirësive që mund të hasni.

Ujori, 3 yje: 

Keni një rënie fizike, nxitur kryesisht nga konfuzioni i madh që nuk ju lejon të organizoni më mirë angazhimet. Tani nuk dini çfarë të bëni. Ju jeni të shqetësuar për shkak se disa përgjigje janë të ngadalshme në të ardhur, duke ju sjellë edhe probleme financiare. Muaji i ardhshëm do të jetë më i mirë, falë një tranziti interesant të Jupiterit. Për momentin, duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm, duke u përpjekur të mos dekurajoheni nga këto vonesa.

Binjakët, 3 yje: 

Ka të ngjarë që në këtë kohë ju mund të jeni duke luftuar me disa telashe burokratike. Dështimi për të paguar ose mungesa e disa lejeve mund t’ju ngadalësojë dhe t’ju ndalojë të përfundoni disa projekte. Mos e hidhni hapin më shumë se sa duhet. Nëse jeni të detyruar të shtyni zbatimin e disa iniciativave, mos e bëni dramë. Të bësh gjëra me ngut mund të krijosh situata të mëtejshme që janë të vështira për t’u menaxhuar.

Luani, 2 yje: 

Ju do të prisni diçka më shumë. Kanë kaluar disa muaj që po përpiqeni të fitoni më shumë. Për fat të keq, ky do të jetë një muaj sërish i luhatshëm nga këndvështrimi ekonomik-financiar. Megjithëse keni punuar shumë për të qenë në gjendje të rriteni dhe të përmirësoheni, nuk keni arritur ende të merrni konfirmimet e dëshiruara. Gjatë muajve të ardhshëm do të ketë lajme. Më në fund, diçka do të fillojë të hapet edhe në favorin tuaj.

Shigjetari, 2 yje: 

Ekziston një rikuperim i mirë nga pikëpamja fizike. Nëse diçka kohët e fundit ju ka detyruar të ngadalësoni, tani ndjeheni më mirë dhe keni më shumë energji. Jupiteri do të jetë aktiv së shpejti. Mbi të gjitha në punë ju do të keni mundësinë të jeni në gjendje të tregoni sa vleni. Jo vetëm për idetë tuaja të mëdha, por edhe për energjinë dhe vendosmërinë që kanë karakterizuar gjithmonë të lindurit e shenjës tuaj.

Leave a Reply

Back to top button