Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX, për ditën E PREMTE 14 DHJETOR 2018

DASHI:

Afrohet një fundjavë shumë interesante. Veçanërisht të dielën, mund të përjetoni emocione interesante. Mos humbisni një mundësi për t’u takuar, sepse marrëdhëniet që do të lindin në këtë periudhë do të jenë pozitive. Mërkuri në favor jep tre ditë të rëndësishme për ata që synojnë të bëjnë njohje të reja. Nëse gjatë muajit nëntor ka pasur probleme midis prindërve dhe fëmijëve, e diela është dita e duhur për t’i zgjidhur ato.

DEMI:

Ka pak pakënaqësi dhe kjo mund të sjellë dhe një lloj rinovimi të jetës sonë. Zakonisht nuk i pëlqeni shumë ndryshimet e mëdhaja, jeni edhe kuriozë në fillim, më pas i përjetoni me ankth. Gjërat nuk zgjidhen nga një ditë në tjetrën, por mund edhe të ndryshoni qëndrim dhe stil jetese. Kjo fazë do të vazhdojë disa muaj dhe do të përfshijë edhe ndjenjat.

BINJAKET:

Do të jenë ditë me polemika të premten dhe të shtunën. Ka tension që mund t’u përkasë sa marrëdhënieve të punës, edhe atyre të miqësisë. Keni një rekuperim nga e diela, por këto 48 orë ndjeheni nën presion. Kush ka patur disa probleme, sidomos kush nuk ka takuar gjysmën e vetë të ëmbël sa do të kish dashur, është më mirë të mos këmbëngulë shumë, përndryshe rrezikon të krijojë më shumë polemika.

GAFORRJA:

E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë interesante si për marrëdhëniet e punës, edhe për dashurinë. Të lindurit në shenjën e Gaforres kanë nuhatje dhe përpiqen ta shfrytëzojnë kreativitetin e tyre. Por kjo periudhë nuk është e lehtë, sepse Saturni është kundër dhe herë pas here fut shkopinj nën rrota. Megjithatë, me pak mundim do ia dilni të arrini ndonjë rezultat apo thjesht diçka më shumë.

LUANI:

Për ata që janë lindur nën shenjën e Luanit, fundjava do të vijë në rritje. Tani ju nuk doni të prisni, por ju doni të shprehni opinionet tuaja pa frena, por me objektivitet të madh. E diela do të jetë gjithashtu e rëndësishme për shenja të tjera të tilla si Dashi dhe Binjakët. Pra, në varësi të personit që po rrini, do të jetë e mundur të flisni qartë. Nëse kjo pamje e yjeve lë shumë dyshime në dashuri, sa i përket punës, mundësitë gjithashtu mund të lindin me kohë të pjesshme.

VIRGJERESHA:

Në dy ditët e ardhshme (ato të premten dhe të shtunën), madje edhe njerëzit më të kujdesshëm që tentojnë të shtyjnë polemikat, mund të ndjejnë një shqetësim të fortë. Midis sot dhe nesër ju mund të shkoni kundër të tjerëve dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për ato marrëdhënie që kanë përjetuar momente krize në muajt e fundit. E diela do të jetë një ditë shërimi, por sot e nesër do të duhet t’i kushtoni vëmendje polemikave.

PESHORJA:

Edhe pse ju pëlqejnë bashkëjetesat dhe martesat, marrëdhëniet e qëndrueshme dhe fikse, në fund dashuroheni me njerëz të errët. E vërtetë që Peshorja pëlqen konfirmimet, por jeni një shenjë e Ajrit dhe si pasojë pëlqeni të jetoni historitë që interpretoni në mënyrë fantastike. Do jetë më mirë të rrini me këmbë në tokë. E diela do të zbulojë shumë në lidhje me marrëdhëniet në çift.

AKREPI:

Të premten dhe të shtunën yjet janë të rëndësishëm. Mbi të gjitha do të jenë të dobishëm për të rigjetur pozitivitetin dhe optimizmin. Eshtë një kuadër ujor shumë i mirë, për marrëdhëniet ndërpersonale. Në përgjithësi keni prirjen të qaheni shpesh, por ju ndodh sepse ju duhet që të testoni ndjenjat e partnerit. Mos e ekzagjeroni me kritika të kota, sepse nëse e tërhiqni shumë litarin, mund ta këpusni.

SHIGJETARI:

Ata që jetojnë një dashuri do të kenë mundësinë të forcojnë marrëdhënien, ndërsa ata që kanë jetuar një ndarje mund të kapërcejnë pasojat. Do të ketë edhe nga ata që duan të mbeten të vetmuar, por do të ishte mëkat që të mos shfrytëzonit yjet gjatë muajve dhjetor dhe janar, të cilat janë në anën tuaj. Të dielën, sigurohuni që të qëndroni me njerëzit që ju pëlqen. Do të ketë takime të këndshme për ata që duan të çlirojnë zemrat.

BRICJAPI:

Këto ditë keni pak acarim. Javën e kaluar jeni kritikuar shumë, por fatmirësisht keni një karakter që mendon gjithmonë se ka të drejtë, kështu që kritikat kanë rrëshkitur e kanë ikur tutje. E diela pakëz nën humor. Edhe ju keni nevojë për dashuri, por jeni shumë krenarë dhe nuk kërkoni kurrë asgjë. Eshtë rasti të dëgjohet zëri juaj dhe të afroheni nëse keni patur ndonjë pikëpyetje.

UJORI:

E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë më të mira. Disa mund të përfitojnë diçka më shumë nëse kanë një lidhje me Binjakët, Peshoren apo Ujorin. Kush ka patur disa vështirësi është më mirë të reagojë menjëherë. Afrohen emocione, ndryshime të rëndësishme dhe udhëtime fatlume falë një horoskopi shumë të mirë. Dashuria nuk është shumë mirë, por fundi i vitit do të sjellë diçka më shumë.

PESHQIT:

Nëse keni patur probleme pune në ditët e fundit është më mirë të mos mendoni shumë dhe mbi të gjitha, mos i transferoni në dashuri. Dhjetori është një muaj i rëndësishëm për ndjenjat dhe nëse dikush në fillim të javës ka qenë larg, tani do jetë i mundur një afrim. Disa situata do të bëhen edhe më interesante pas Krishtlindjeve.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button