Zodiak

Horoskopi i PAOLO FOX për ditën E SHTUNË, 17 NËNTOR 2018

DASHI:

Ditët e së shtunës dhe të dielës do të jenë të rëndësishme për ndjenjat, por edhe për marrëdhëniet në përgjithësi dhe për ata që duan të gjejnë pak qetësi, të humbur gjatë sezonit të verës. Do të kenë mundësi të qetësohen dhe rekuperojnë, ata që kanë pasur probleme në çift, për shkak të distancës që nuk është e thënë të ketë qenë vetëm fizike. Duhet të rigjeni intimitetin.

DEMI:

Marsi dhe Saturni janë në anën tuaj, kështu që veprimet tuaja favorizohen. Edhe ata që kanë ndalur për njëfarë kohe ndjejnë nevojën për të lëvizur dhe rinovuar. Në 2019 shumë do të kenë mundësinë të ndryshojnë jetën e tyre, madje edhe brenda vendit të punës. Ju keni nevojë për pak më shumë paqe mendore. Mund të diskutoni me ndonjë nga shenjat e Peshqve ose Akrepit.

BINJAKET:

Po kaloni një fazë nervozizmi të madh dhe zemërimi, mbi të gjitha nëse keni lindur në fund të majit. Gjithçka që nuk funksionon apo që duhet sqaruar, mund të kthehet në problem të vështirë për t’u zgjidhur. Duhet pak vëmendje. Do e rimerrni veten të dielën, por në çdo rast mund të përballoni me nervozizëm çështjet e punës dhe ato sentimentale. Diçka mund të ndryshojë në këto ditë, ndaj duhet të mendoni një tjetër strategji veprimi.

GAFORRJA:

Do jetë një e shtunë pozitive, nga pikëpamja sentimentale. Nëse keni ndonjë problem për të zgjidhur me gjysmën tuaj të ëmbël, mos prisni por bëjeni menjëherë. Fundjavë e rëndësishme për marrëdhëniet në fushën familjare dhe dashurore. Disa do angazhohen shumë në punë, nuk do të mungojnë kënaqësitë, por do të duhet mund. Jeni shumë të stresuar, edhe pse ia dilni gjithësesi që t’i bëni të gjitha.

LUANI:

Ju jeni një shenjë që doni të dominoni skenën, por në muajt e fundit ju nuk keni pasur mundësi ta bëni këtë. Ka nga ata që janë përballur me probleme ekonomike dhe ata që kanë pasur vështirësi në një nivel sentimental. Mos e humbni shpresën, megjithatë, sepse këtë fundjavë do të ketë një rikuperim të mirë. E diela do të jetë e rëndësishme për marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Ata që kanë mundësi për të udhëtuar ose për të lëvizur në qytete të tjera, do të kenë shansin për ta bërë këtë. Ka lajme për ata që duan të përfshihen në sektorë të tjerë.

VIRGJERESHA:

Ka pasur ndonjë ndryshim në vendin e punës, ndoshta shefi nëse jeni të varur, ose nëse jeni vetë ju duhet të përpiqeni të zgjidhni disa çështje. E gjithë kjo sigurisht nuk sjell qetësi, ritmet janë rritur dhe nevojitet të jepni konfirmime çdo muaj. Kjo është arsyeja pse ndoshta po kërkoni dikë që është më i fortë se ju në dashuri. Por kjo mund t’ju kufizojë, sepse ju doni të keni gjithmonë një liri veprimi në dispozicionin tuaj.

PESHORJA:

E shtuna dhe e diela do të jenë ditë reflektimi. Kush ka patur një problem në çift, duhet të përpiqet të kuptojë se çfarë ka ndodhur. Kujdes të dielën, pasi edhe pse qëllimet janë të mira, mund të lindë kollaj ndonjë tension. Duhet shumë durim në marrëdhëniet me të tjerët. Të shtunën do të ketë mirëkuptim, ndërkohë që e diela do jetë më e komplikuar për dashurinë.

AKREPI:

Dita e shtunë do të jetë e dobishme për të reflektuar, edhe duke parë nga e ardhmja. Janë ditë plot intuitë, kështu që ndokush mund të marrë frymëzimin e duhur. Tranzit i favorshëm i Marsit që ka nisur prej të enjtes, kush ka lindur në fund të tetorit do të ketë më shumë avantazhe. Shanse të mira për kontakte të reja.

SHIGJETARI:

Të shtunën do të ketë nervozizëm. Dikush nuk ndihet mirë, por që nga e enjtja e ardhshme do të jetë në gjendje të shërohet. Disa njerëz janë shumë larg nga idetë tuaja, por ju e dini se çfarë është e drejtë për të bërë. Kjo atmosferë acarimi mund të krijojë probleme nëse ndikon edhe në dashuri. E premtja ishte një ditë e vështirë dhe do të jetë e vështirë të jeni të qetë të shtunën.

BRICJAPI:

Kush nuk është i kënaqur në dashuri, mund të ketë vendosur mbylljen e një historie, ose është larguar nga dikush. Nëntori nuk është më i mirë për ndjenjat, por në dhjetor do të jetë më mirë. Ata që kanë pasur disa probleme sentimentale nuk duhet të mbyllin derën përgjithmonë, sepse do të ketë mundësi të reja. Mos e mohoni nëse nuk jeni plotësisht të bindur.

UJORI:

E shtuna dhe e diela do të jenë ditë interesante. Kush gjendet vetëm në këtë periudhë nuk po mendon për martesë apo bashkëjetesë, por ndoshta ka nevojë për një miqësi dashurore. Kush ka patur ndonjë problem në verë po kërkon risi, por jo shumë impenjuese. Dijeni që është momenti i duhur për të hyrë në lojë.

PESHQIT

Kush ka mundësinë të jetojë një dashuri apo pasion të madh, mund ta bëjë këto ditë. Kush është vetëm, ndjen mungesën e dikujt që të ketë në krah, kush është në çift ka nevojë të rrijë më shumë me gjysmën e vet të ëmbël. Keni nevojë të duheni dhe të mbroheni. Shumë prej jush duan të bëjnë gjëra të reja, dhe s’janë të kënaqur. Kohët e fundit jeni ndjerë nën presion.

Leave a Reply

Back to top button