Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX për muajin shkurt, për të gjitha shenjat

DASHI

Mos nxitoni të flisni! Në dashuri, ajo që nuk do të zgjidhet në këtë pjesë të parë të muajit do të jetë më e qartë në pjesën e dytë. Java e fundit mund t’ju sjellë një kthim të një zjarri ose edhe një histori të re! Pranoni detyrat vetëm nëse jeni të sigurt se mund t’i plotësoni ato. Deri në verë mund të ketë një ndryshim të rëndësishëm në punë. Mund të ketë disa dyshime në fushën sentimentale: ata që kanë jetuar një ndarje ose një periudhë krize duhet të sqarohen. Nuk përjashtohen disa debbate me partnerin për shkak të disa ndryshimeve në mendime. Priten edhe lajme.

DEMI

Në këtë muaj mund të jeni shumë polemizues ose do të pretendoni të menaxhoni marrëdhënie tepër të komplikuara. Kini kujdes nga ata që nuk ju garantojnë ekuilibër në dashuri! Kontaktet e reja janë të mirëseardhura, veçanërisht në dy javët e fundit të shkurtit. Priten zgjidhje për ata që janë të shqetësuar për një anëtar të familjes që nuk është mirë. Ky do të jetë një muaj rinisjeje dhe çirimi të madh pas gati dy vitesh bllokim dhe vështirësish, duke filluar nga dashuria! Në javët e para mund të gjeni përgjigjet që prisni. Nëse një person nuk ju dëshiron më, përpiquni të ktheni menjëherë në faqe!

BINJAKET

Punoni në një bazë të sigurt dhe mos u hidhni në projekte që janë shumë stresuese, veçanërisht nga pikëpamja financiare. Priten debate tek disa çifte për çështjet e parasë. Jetoni dashuritë e reja në një mënyrë të lehtë dhe të kujdesshme, pa shumë kërkesa për momentin. Ndryshime në punë: nëse diçka nuk është mirë ju mund të ri-diskutoni gjithçka dhe ndoshta të merrni një periudhë pushimi, për çështje familjare ose personale. Vetëm çiftet që e duan njëri-tjetrin në fakt do t’i rezistojnë krizave dhe tensioneve. Në këtë periudhë nuk toleroni imponimet! Ekziston rreziku i mbylljes së një miqësie që është bërë e patolerueshme.

GAFORRJA

Shkurti do të jetë një muaj i vështirë në të cilin asgjë dhe askush nuk mund t’ju shkojë mirë! Megjithatë, shmangni polemikat ose qëndrimet e rrezikshme në punë. Ka dëshirë për liri dhe udhëtim për ata që kanë qëndruar shumë gjatë në zyrë. Në këtë muaj do të duhet të vendosni mes dy historive të dashurisë. Një emocion i madh që është përjetuar në pjesën e fundit të vitit 2018 po zbehet ngadalë. Ju jeni shumë të lodhur nga konsumimi i energjisë, por mbajeni gojën dhe ruani durimin!

LUANI

Koha e duhur për të demonstruar vlerën tuaj, në sajë të ndikimit pozitiv të Jupiterit dhe yjeve të mirë. Nëse jeni duke përjetuar mosmarrëveshje me dikë në punë, sidomos me një shef, mund të keni disa tensione. Periudhë e favorshme për takimet dhe “punët e zemrës”, në të cilën edhe bashkëjetesa dhe martesat do të forcohen. Dhe kujdes në fund të muajit: ata që janë vetëm mund të bëjnë një zbulim të bukur dhe ta gjejnë veten të mbushur me emocione të bukura. Dëshira për të ndryshuar jetën është gjithmonë e gjallë tek ju!

VIRGJERESHA

Protagoniste është dashuria në dy javët e para të muajit. Kini kujdes, megjithatë, që të mos zmbrapseni nga tensionet e punës! Meqë ra fjala tek puna, disa lajme po vijnë për ata që kanë mbetur të mbyllur ose mbërthyer për një kohë të gjatë dhe nuk kanë pasur asnjë mënyrë për të vepruar. Në shkurt, shumë prej jush do të gjejnë dashuri, të tjerë liri ose qetësi. Përqendrimi i fortë i planeteve që favorizojnë shenjën tuaj, do të thotë që ju keni shumë energji pozitive për të përdorur. Gjithashtu mund të shpengoheni dhe të shëroni disa marrëdhënie të vështira dhe konfliktuale.

PESHORJA

Faza e konfliktit sentimental është gati të përfundojë dhe në ditët e ardhshme ju mund të pranoni vardisjen e dikujt ose një rikthim të zjarrit të dashurisë. Është më mirë të zgjidhni një problem që ju shqetëson menjëherë dhe të mos merrni shumë kohë: përpiquni të jeni diplomatikë dhe të durueshëm. Disa do të duhet të mbrohen veten kundër një akuze në familje ose në punë. Komplikime të mundshme në marrëdhëniet me Dashin dhe Gaforren. Ju jeni pak të inatosur sepse dikush po abuzon me disponueshmërinë tuaj dhe gjithashtu jeni pak të paduruar për ndryshime që nuk mund të zbatohen ende. Ju keni shumë vullnet të mirë, por keni nevojë për më shumë para, stabilitet dhe marrëveshje më të mira.

AKREPI

Shkurti është muaj vendimtar për marrëdhëniet: me një të shenjës së Virgjëreshës, mund të lindë një bashkëpunim i bukur dhe i frytshëm. Për më tepër, mund të lindë një pasion i ri ose thjesht njohje të reja. Disa janë duke pritur për një shpërblim, një rimbursim ose përgjigjen e një avokati për të mbrojtur veten kundër diçkaje. Një problem në familje ju ka çuar gjithashtu në shqyrtimin e disa llogarive, ndonjë shpenzimi për shtëpinë, hipotekimeve ose gjërave të ngjashme. Në këtë muaj, të gjithë ata që punojnë në tregti, të cilët kanë një agjenci apo punë të tyre, janë të favorizuar.

SHIGJETARI

Nga ky muaj deri në maj ju do të keni mundësi të ktheheni në rrugën e duhur për të kërkuar zgjidhje të reja të punës ose të provoni rrugë të reja. Kujdes paratë, duke pasur parasysh se dy vitet e fundit kanë qenë të rënda në këtë kuptim. Ju mund të jeni në gjendje të përfundoni një marrëveshje tregtare! Në dashuri ka pasur disa diskutime, por në fund të muajit gjërat do të jenë më mirë kështu që ruani qetësinë. Çdo gjë po ndryshon rreth jetës tuaj, në mënyrë që të jeni të përgatitur për ndryshime të rëndësishme. Një ballafaqim i rëndësishëm me të tjerët për të marrë ide të reja.

BRICJAPI

Shkurti do të jetë muaji i pasionit falë Venusit që hyn në shenjën tuaj! Deri në 28 janë absolutisht të favorizuar takimet, veçanërisht në pjesën e dytë. Nuk përjashtohen edhe zhbllokime ligjore dhe të pasurive të paluajtshme. Çdo gjë që është frenuar nga planetët në periudhën e fundit tani po lëviz në favorin tuaj. Në fund të muajit, megjithatë, mund të përplaseni me disa të afërm. Kushdo që dëshiron të martohet ose të bëjë miq të rinj mund të ndjehet mirë, lajme të mirë vijnë së shpejti! Mos qëndroni në shtëpi dhe përfitoni nga kjo valë pozitiviteti. Në vendin e punës ju keni disa gjëra për të sqaruar.

UJORI

Planetet në pozicion pozitiv për sektorin e kontakteve, dikush më në fund mund të sjellë një ide të mirë! Disa do të shpërblehen në punë me marrëveshje të reja dhe kontrata më të mira. Shumë do të varet nga çdo individ, në fakt ju nuk dduhet të mbylleni në shtëpi, por në përgjithësi është një kohë e mirë! Ju keni për të zgjidhur disa dyshime rreth një bashkëpunimi të caktuar në punë, por rrini të qetë, po vijnë surpriza të rëndësishme edhe në sektorin e të ardhurave. Shkurti do të jetë pozitiv edhe për dashurinë: ata që janë të ndarë apo të vetëm për një kohë të gjatë mund të kenë një propozim të mirë ose mundësinë e kultivimit të një miqësie të veçantë.

PESHQIT

Në këtë muaj ju mund të bëni marrëveshje ose aleanca të reja, si dhe të qartësoni gjithçka që deri më tani nuk ju ka pëlqyer. Nëse në dashuri partneri është bërë i bezdisshëm, si dhe ka për të thënë diçka në lidhje me atë që bëni, ju mund ta largoni deri me 28. Por bëni kujdes, kjo do të varet tërësisht nga vullneti juaj! Shkurti, në fakt, do të jetë një muaj me përplasje vetëm në ditët e para, më pas yjet do të përgatiten për një rikthim të madh që do të jetoni në pranverë. Nëse ka ndonjë punë ose projekte financiare për të menaxhuar, rriheni hekurin sa kohë që është i nxehtë!

/ një mendje e bukur

 

Leave a Reply

Back to top button