Zodiak

Horoskopi javor 26 nëntor- 2 dhjetor 2018. Mësoni si do të jetë java juaj

Dashi

Gjatë kësaj jave do keni edhe ditë të trishtuara. Nëse keni një lidhje partneri, në një pjesë të mirë të kohës, do jetë i zënë me angazhime dhe nuk do ketë kohën e dëshiruar për ta kaluar me ju. Shpesh do mbeteni vetëm dhe do e vuani këtë gjë. Ju beqarët do ndesheni me persona që dikur i kanë pasur partnere dhe kjo do i lëndojë e do ua heqë dëshirën për të kërkuar persona të rinj. Në planin financiar çdo gjë do ju shkojë më së miri nëse tregoheni vigjilentë dhe të kujdesshëm. Në të kundërt duhet të bëheni gati për probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë sidomos pas të mërkurës. Në punë mos u tregoni gjaknxehte sepse do e humbni tërësisht fillin dhe do gaboni.

Demi

Mendohuni mirë këtë javë dhe mos bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Kreativiteti do ju ndihmojë të arrini më lart. Ju të dashuruarit do jeni të stresuar shumicën e kohës dhe shumë gjëra kane për t’iu ecur keq. Do i bërtisni në shumë momente atij që keni në krah dhe nuk do mbani përgjegjësi as për ndonjë zgjedhje të gabuar që do bëni. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe do i merrni gjërat ashtu si t’iu vijnë. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive falë edhe mbështetjes së pakushtëzuar të familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime të vogla ditët e para, por pas të martës gjendja do jetë shumë më e stabilizuar. Sipas Dritare.net, në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe do jeni më të motivuar për të ecur përpara.

Binjakët

Këtë javë do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe pa u nxituar. Nuk do ju mungojë kreativiteti dhe as këmbëngulja. Ju të dashuruarit edhe pse mund të keni angazhime pafund, do gjeni hapësira të lira për të kaluar kohë me partnerin. Bashkëpunimi do forcohet dhe ndjenjat do shprehen më shumë se më parë. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dashuria t’iu bjerë nga qielli, por duhet të shfrytëzoni çdo rast që do iu jepet për njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara. Imuniteti nuk do jetë në gjendjen më të mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe deri ditën e premte do arrini atje ku keni dashur.

Gaforrja

Yjet do i keni në krah këtë javë, por ju do jeni të pabindur dhe do bëni gabime. Në jetën tuaj në çift tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjithë kohës. Nuk do jeni aspak të qetë dhe ndonjëherë do e ngrini zërin më shumë sesa duhet. Ju beqarët do bëni çmenduri gjatë gjithë javës vetëm e vetëm që të afroni një person interesant. Sektori i financave në shumë momente do jetë delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim që do kryeni në mënyrë që të mos mbeteni keq më pas. Shëndeti do ketë goxha probleme sidomos nga ato që lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin që do konsumoni dhe pini sa më shumë lëngje. Në punë do jeni autoritarë dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes.

Luani

Gjate kësaj jave do preferoni të mendoheni e të reflektoni gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit edhe pse nuk do keni shumë kohe për të qëndruar me partnerin tuaj do gjeni kohë dhe do i sqaroni edhe dyshimet që keni pasur. Harmonia dhe buzëqeshja do ju rikthehen si më parë. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni të nxituar sepse personat që mund të afroni pas vetes mund t’iu krijojnë më shumë çaste të hidhura sesa të gëzuara. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe kjo ka për të sjellë probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini të kryeni dot as shpenzimet më të domosdoshme. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer. Mund të keni shqetësime nga mëlçia ose stomaku të cilat nuk duhen lënë pas dore. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe vetëm me këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni.

Virgjëresha

Këtë javë nuk duhet t’i përshpejtoni aspak gjërat sepse do futeni në rrugë të gabuara. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të shqetësoheni aspak sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona që keni pëlqyer prej kohesh dhe do siguroheni se ata janë të duhurit. Për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzimet. Për shëndet akoma më të mire duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve.

LEXO DHE :  Ide unike për tavolinat e drurit në shtëpinë tuaj

Peshorja

Mundohuni të nxirrni më të mirën e vetes gjatë kësaj javë sepse keni vërtet vlera të çmuara. Për ju të dashuruarit klima yjore do jetë e dyzuar, por stimuluese. Mund të ketë edhe ditë me debate të vogla, por që me optimizëm dhe dëshirë të mire do kalojnë. Ju beqarët do keni sukses të padiskutueshëm dhe e gjithë bota do ju ndryshojë brenda disa orësh. Zemra do ju ndihet më mirë se asnjëherë më parë. Sipas Dritare.net, me financat gjërat do ecin mirë nëse tregoheni të logjikshëm dhe i menaxhoni si duhet ato para që keni nëpër duar. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat nuk do keni probleme serioze. Dhimbjet e kokës apo të barkut do largohen shpejt. Në punë duhet të jeni shumë të kujdesshëm sepse do provokoheni gjithë kohës nga disa kolegë.

Akrepi

Këtë javë do ju shkoni gjërave deri në fund dhe nuk do influencoheni nga askush. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj. Do jeni më të ëmbël e më shprehës kështu që gjithçka do jetë më e bukur se më parë. Ju beqarët do ndihen aq mirë ashtu si jeni saqë do keni frikë të hidhni hapa për faktin se mos humbasin lirinë dhe pavarësinë. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm dhe aspak problematik. Përfitoni nga situata për te shlyer disa borxhe te hershme. Shëndeti në disa momente do lërë për të dëshiruar. Mund të keni edhe shqetësime nga zemra, të cilat nuk duhet neglizhuar për asnjë lloj arsyeje. Në punë do përballeni me vështirësi, por Jupiteri do ju ndihmojë të kaloni lehtësisht gjithçka.

Shigjetari

Këtë javë ambienti në jetën tuaj pritet të jetë shumë më i qetë se më parë. Do e keni më të lehtë komunikimin me partnerin dhe nuk do lindin debate me të. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të tregoheni të sinqertë me personat që do takoni, pasi me gënjeshtra nuk mund të shkohet askund. Të ardhurat do përmirësohen tej mase edhe falë menaxhimit të mire që keni bërë së fundmi, por edhe për shkak të ndihmës së të afërmve. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por as problematik. Mund të keni vetëm shqetësime të vogla. Për punën do jetë një javë plot shkëlqim. Do arrini gjithçka që keni programuar.

Bricjapi

Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Ju beqarët duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besoni verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni.

Ujori

Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje do i kaloni sfidat që do ju dalin këtë periudhe dhe gjendja do filloje të përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët do keni ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Do ju duhet ende kohë të prisni për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga i ftohti. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.

Peshqit

Kjo do jetë një javë vendimtare për ju. Nëse jeni në një lidhje do kaloni ditë me emocione të forta do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shumë i trishtë. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe për këtë duhet të falënderoni yjet. Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot as nga virozat e stinës. Në pune do jeni energjike dhe luftarakë. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni të gjithë. Vazhdoni kështu dhe shumë shpejt keni për t’u bërë ju shefat. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button