Zodiak

Njihuni me horoskopin javor, 9-15 korrik 2018

Dashi

Këtë javë priten të merren vendime shumë të mëdha që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjërave, Nëse keni një lidhje do i jepni prioritet marrëdhënies me partnerin dhe do zyrtarizoni gjithçka. Do jeni gjithë kohës me humor të mirë dhe do buzëqeshni. Ju beqarët do ndihmoheni nga Venusi dhe jeta do ju ndryshojë njëherë e mirë. Ndryshe nga sa mendonit do mund ta ndryshojë rrënjësisht për mirë. Sektori i financave do e kalojnë zonën e rrezikshme dhe do ndiheni shumë më të qetë kur të shpenzoni. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite e madje nuk do keni më as shqetësime nga shpina. Në punë do ju tregoni të gjithëve se kur i vini një qëllim vetes askush nuk mund t’iu pengojë t’ia dilni mbanë.

Demi

Këtë javë do i vini vetes disa qëllime dhe do bëni gjithçka për t’i arritur. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante gjatë ditëve të fundit të javës. Sipas Dritare.net, financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohesh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshe, por do keni edhe shqetësime. Në punë merrni edhe mendimet e shefave para se të kryeni ndonjë projekt te madh.

Binjakët

Gjatë kësaj jave do jetë Hëna që do ju mbështesë dhe do ju mbajë larg problemeve. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Beni atë që do mendoni më të arsyeshme. Edhe ju beqarët do kenë një muaj normal. Nuk do mungojnë takimet, por ata vetë do jenë të pavendosur për të hedhur hapa. Financat do vijnë duke u përmirësuar nga dita në ditë kështu që mos u shqetësoni. Shëndeti do dojë më tepër përkujdes. Mund të keni probleme me hundët dhe me gjëndrën tiroide. Bëni sa më shpejt vizita të specializuara. Në punë nuk duhet të mundoheni t’i dilni vetë për zot një projekti gjigand, por duhet të kërkoni ndihmën e kolegëve.

Gaforrja

Dielli dhe Saturni do ju bëjnë shumë të drejtpërdrejtë gjatë kësaj jave. Nëse keni një lidhje jo vetëm që nuk do ju lindin debate, por do kaloni dite mjaft të bukura dhe të lumtura. Nëse keni menduar për një fëmijë kjo është periudha e duhur. Ju beqarët më shumë sesa për dashuri do keni nevojë për qëndrueshmëri dhe qetësi. Yjet do ju ndihmojnë. Rezistenca fizike nuk do jetë shumë e mirë. Merruni me ndonjë lloj sporti dhe çlodhuni sa më shumë. Financat do hyjnë në një periudhë mjaft të favorshme. Mos u bëni të paduruar sepse përmirësimi do vijë dalëngadalë. Optimizmi që keni në punë do ju çojë në rrugë të mbarë. Do keni edhe më shumë ambicie.

Luani

Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Nëse jeni në një lidhje, nuk do i mbani asnjë sekret personit që keni në krah përkundrazi do thurni plane për një të ardhme së bashku. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në kërkim të personit ideal pa e kuptuar se dikush po i vëzhgon prej kohesh. Propozimet do jenë të veçanta. Financat herë do jenë të qëndrueshme dhe herë problematike. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Stresi mund të shkaktojë goxha probleme. Në punë do e vazhdoni me vrull projektin e nisur dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë.

Virgjëresha

Asnjë problem serioz nuk do ju ndodhë gjatë kësaj javë. Gjërat e vogla do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Jeta e ju beqarëve do jetë e mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.

Peshorja

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë gjatë javës. Mund të ndiheni në ankth dhe mund të keni edhe probleme me zemrën. Në pune do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Akrepi

Për fat të keq gjërat nuk do ju ecin shumë mirë këtë javë. Nëse keni një lidhje do kapeni pas gjërave elementare dhe do debatoni shpeshherë fort me njëri-tjetrin Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Shëndeti nuk do jetë përherë i mirë. Disa ditë mund të keni dhimbje koke por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.

Shigjetari

Nëse keni shpresuar për një javë plot hare dëshirat nuk do ju plotësohen. Për ju të dashuruarit kjo periudhë here pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzohen. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Bricjapi

Këtë javë do jeni me shumë fat. Saturni do ju përkëdhelë tej mase. Për të dashuruarit kjo do jetë një periudhë mjaft e mirë për të reflektuar mbi lidhjen që keni. Vazhdimësia e saj do varet nga mënyra sesi ju silleni dhe veproni. Ju beqarët do keni më shumë se kurrë dëshirë të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe të fortë. Do jetë një periudhë me shume fat për ju. Sektori i financave do jetë i mbrojtur dhe ju do keni mundësi t’i shtoni ato. Mos bëni shumë shpenzime. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mirë. Bëni kujdes me ushqimin dhe mos hani çdo gjë që ju del para. Në punë do bëni hapa përpara. Do jeni shumë dinamike dhe me besim në vetvete.

Ujori

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje gjithmonë do bëni gjënë e duhur dhe më të mirën për të dyja palët. Ju beqarët do jeni me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Ai do jetë fiks ashtu si ata e kanë ëndërruar gjithmonë. Në planin financiar do i kuptoni gabimet e bëra deri me sot dhe do mundoheni të gjeni një zgjidhje për çdo problem. Shëndeti për fat të keq do ketë probleme të mëdha. Do hani pa fund dhe kjo mund t’iu sjelle probleme edhe me stomakun përveçse do shtoni në peshë. Kujdes edhe më të nxehtin që do fillojë. Në punë do lodheni pak, por do kënaqeni kur të arrini atje ku keni dashur.

Peshqit

Merrini gjërat shtruar këtë javë dhe mos kërkoni asgjë me ngulm pasi vetëm ashtu nuk do lëndoheni. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit ajo ka lënë për të dëshiruar duhet të flisni me partnerin dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet. Mos prisni një ndryshim të menjëhershëm sepse gjërat bëhen dalëngadalë. Ju beqarët do mundoheni të fitoni më shume lek në mënyrë që të krijoni një lidhje serioze apo të martoheni. Ky është prioriteti juaj këtë periudhë. Të gjithë duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume lek dhe të bëni pak ekonomi. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me rëndësi.

Leave a Reply

Back to top button