Zodiak

Horoskopi juaj, e mërkurë 3 tetor 2018

Dashi

Mundohuni të mos shkëputeni asnjë moment nga realiteti sot dhe të mos nxitoheni për asgjë. Mos lejoni entuziazmin t’iu përfshijë dhe t’iu marrë me vete. Nëse keni një lidhje do keni shumë dëshirë të kaloni sa më tepër kohë me atë që dashuroni dhe mundet të lindi çdo gjë tjetër pas dore. Ky do jetë një gabim që do e kuptoni shpejt. Ju beqarët do e keni të vështirë të gjeni një person që do ju përshtatet plotësisht dhe do preferoni të mos hidhni asnjë hap. Në punë do jeni shumë të zënë dhe në disa momente do ju duket sikur do ju merret fryma. Në planin financiar mund të keni edhe surpriza të këqija po nuk bëtë kujdes.

Demi

Për shkak të ndikimit të fortë të Hënës sot ju do kërkoni çdo gjë menjëherë. Çdo sekondë e ikur kot do ju duket një përjetësi që duhet ta shfrytëzonit. Nëse keni një lidhje mos u bëni tekanjozë dhe të paduruar sepse keni për të pasur vetëm probleme. Ju beqarët do jeni dominues në ambientin ku do qëndroni dhe të gjithë do i kenë sytë nga ju. Mund të merrni edhe propozime interesante. Sipas Dritare.net, në punë do merrni mbështetje dhe besim nga të gjithë kështu që gjërat do ju ecin më së miri. Nuk do zhgënjeheni aspak nga vetja. Gjendja e financave do lerë shumë për të dëshiruar kështu që mundohuni të kryeni vetëm shpenzimet e nevojshme.

Binjakët

Neptuni do ju nxitë të reflektoni me kujdes në çdo moment dhe të mos bëni gabime. Do i vlerësoni  edhe këshillat e të tjerëve. Nëse keni një lidhje duhet patjetër të tregoheni akoma më të duruar. Partneri ju do pafundësisht, por ngarkesa profesionale ka bërë që të mos ju kushtojë vëmendjen maksimale. Nëse jeni beqarë mendojini gjerë e gjatë gjërat para se të hidhni hapa sepse nuk do ketë më kthim mbrapa. Në punë po u treguat pak të duruar do dilni më të fituar. Mundohuni që për çdo gjë të bashkëpunoni fort me kolegët dhe të mos mbani kokën mënjanë për problemet e së shkuarës. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, përkundrazi mund të kryeni edhe ndonjë investim.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do lini përshtypjen e personave kapricoze ndërkohë që në fakt ju thjesht do e keni të vështirë të vendosni. u që keni një lidhje do jeni besnikë dhe do ndiheni më të sigurt. Nga ana tjetër, Jupiteri do të sjelle edhe më shumë sensualitet dhe pasion. Nëse jeni beqarë duhet te prisni edhe disa ditë më shumë për të gjetur atë që aq shumë keni kërkuar. Sot nuk do jetë dita më me fat. Në punë do u jepen mundësi të paraqisni idetë tuaja dhe të konkretizoni gjithçka. Me pak mund dhe sakrificë mund të arrini çdo objektiv. Përfitoni nga ndihma e Neptunit për të përmirësuar situatën financiare dhe ulni sa më shumë shpenzimet.

Luani

Neptuni dhe Plutoni do ju bëjnë të keni më shumë besim tek intuita juaj sot. Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm. Jeta sentimentale për të gjithë ju që keni një lidhje do jetë plot dinamizëm. Edhe nëse keni kaluar një faze delikate do rregulloni çdo gjë dhe dialogu do të rivendoset. Nëse jeni beqarë, planetët do jenë mjaft premtues. Shikoni me kujdes kudo që të shkoni sepse do gjeni atë që kërkoni. Në punë do keni shumë ambicie dhe nuk do ndaleni për asnjë moment pavarësisht se do lodheni. Nëse keni diçka për t’i kërkuar shefit bëjeni patjetër sot. Financat do të ndikohen nga Dielli dhe ju do shpenzoni më shumë sesa duhet. Kujdes sepse gjendja nuk është shumë e mirë dhe shpejt mund të mbeteni me xhepat bosh.

Virgjëresha

Të gjitha aspiratat tuaja do kenë sukses sot. Në përgjithësi dita do jetë shumë e mirë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e mrekullueshme. Të dy me partnerin do bëni atë që është më e mira për lidhjen tuaj. Falë ndikimit të Venusit, specialistit të dashurisë, edhe ju beqarët do keni një ditë shumë harmonike dhe plot ngjyra. Nuk do mungojnë as momentet sensuale dhe romantike. Në punë do keni ide shumë të mira për të arritur atje ku dëshironi vetëm se do ju duhet pak ndihme nga kolegët. Disa prej tyre do ju mbështesin edhe më shumë nga sa mendonit. Me financat do tregoheni më të matur dhe do eliminoni edhe çdo shpenzim të madh.

Peshorja

Marsi do ju bëjë edhe më energjikë gjatë kësaj dite. Do mendohen gjatë dhe do mundohen të zgjidhni edhe disa probleme të mbetura pezull. Nëse keni një lidhje të dy me partnerin do bëni çmos që ta përmirësoni situatën në çift. Edhe pse do keni shumë për të bërë, planetët do ua lehtësojnë gjërat. Nëse jeni beqarë, do jeni me ëndërrimtarë dhe do e prisni princin e kaltër t’iu bjerë nga qielli. Ky do jetë një gabim i madh. Po nuk kërkuat vetë nuk keni për ta gjetur asnjëherë. Në punë do ju aprovohet ajo që keni kërkuar dhe do fluturoni nga gëzimi. Tashmë do jeni edhe më të sigurt se gjërat nesër do jenë më mirë. Sipas Dritare.net, për sektorin financiar nuk do keni nevojë të shqetësoheni sepse ai do jetë i mirë. Gjithsesi tregohuni te matur me shpenzimet.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do preferoni të heshtni në vend që të thoni gjëra që mund të lëndojnë të tjerët. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë paksa delikate. Ju do jeni në forme të shkëlqyer, por komunikimi me partnerin do jetë shume i vështirë. Nëse zemra juaj është ende e lirë, mundësitë për takime do jenë të shumta. Kujdes mos pëlqeni dikë që nuk do ua kthejë pëlqimin. Në punë herë pas here do jeni të stresuar dhe kjo mund t’iu largojë nga objektivat. Çdo gjë ka për të qenë e vështirë. Financat do pakësohen sepse nuk do i bëni dot ballë dëshirës së madhe për shpenzime.

Shigjetari

Sot nuk do ju mungojë ambicia, por herë pas here do ndiheni si të bllokuar. Nuk do i keni idetë shumë të qarta në kokën tuaj. J u të dashuruarit do e lini veten të udhëhiqeni paksa nga xhelozia dhe kjo mund të përbëjë problem. Kujdes, mundohuni ta ndalni këtë ndjenjë sepse mund të prishe gjithçka. Ju beqarët nuk do keni fat në çështjet e dashurisë, por nuk duhet të bëheni pesimiste. Në punë mos kërkon me ngulm të dëgjoheni, por gjeni mënyrat e duhura. Me pak durim dhe këmbëngulje mund të arrini edhe më lart. Buxheti nuk do ketë probleme nëse dini si t’i menaxhoni paratë që keni nëpër duar.

Bricjapi

Do jeni të mençur, të duruar dhe të respektuar gjatë kësaj dite. Duke pasur këto tre cilësi çdo gjë ka për t’iu ecur edhe më mirë. Planetët do sjellin më shumë bashkëpunim në çift. Për pasojë dita pritet të jetë shumë e bukur dhe e ngrohtë. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Për ju beqarët, dashuriçkat do jenë më të shumta se çdo herë tjetër. Edhe pse nuk do filloni një lidhje serioze kënaqësia do jetë e madhe. Në punë do jeni mbështetje e fortë për gjithë kolegët dhe në disa momente mund të lini pas dore gjërat tuaja. Paratë do jenë goxha më të mira dhe do mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër pa e vrarë shumë mendjen.

Ujori

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të motivuar dhe më të vëmendshëm. Vërtet do lodheni pak, por keni për të arritur shumë më lart nga sa e kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje do bëni plane për të ardhmen dhe do e organizoni në atë mënyrë ditën që do përjetoni sa më shumë momente të lumtura. Për të gjithë ju që ende nuk e keni krijuar një lidhje, sot do jetë dita më e përshtatshme. Një person shumë interesant do iu dalë para në një moment kur të jeni vetëm. Në punë herë pas here do jeni të ngarkuar, por disa miq do ju mbështesin dhe do ju këshillojnë si duhet. Financat nuk do jenë aspak të favorizuara. Për këtë arsye nuk duhet të bëni shpenzime të mëdha.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do keni nevojë të jeni gjithë kohës në lëvizje dhe të shtoni kontaktet me të tjerët. Nëse keni një lidhje, ndjenjat do jenë të thella, por një dyshim që keni mbi partnerin nuk do kalojë pa ua prishur ditën. Bëni kujdes sepse ai po kërkon thjesht t’iu bëjë pak xhelozë. Ju beqarët duhet të ndryshoni paksa mënyrën tuaj të joshjes dhe duhet të tregoheni here herë edhe indiferente. Do keni më shumë sukses në këtë mënyrë. Në punë do kërkoni të ndryshoni gjithçka vetëm për të pasur arritje më të mëdha. Mund të mendoni edhe për ndonjë specializim të ri. Ditë e kënaqshme për sektorin financiar. Bëni ato shpenzime që kishit planifikuar pa u stresuar. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button