Zodiak

Horoskopi juaj për ditën e sotme, 1 tetor 2018

Dashi

Sot do e shfrytëzoni ditën për të medituar dhe për të gjetur paqen shpirtërore. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për të rikthyer harmoninë, begatinë dhe komunikimin. Edhe partneri do tregohet më i dashur dhe më shprehës. Ju beqarët nuk do ndiheni më vetëm si më parë sepse disa persona do iu joshin dhe do arrijnë t’iu bëjnë për vete me fjalë të ngrohta. Në punë mos u mundoni të ruani marrëdhënie të mirë me forcë me kolegët. Shihni vetëm të realizoni objektivat dhe të përmbushni detyrat që iu janë dhen. Gjendja e financave do fillojë dalëngadalë të përmirësohet, por mos prisni mrekulli menjëherë.

Demi

Sot do jeni shumë te ndjeshëm dhe delikatë kështu që nuk do doni që askush t’iu shkojë kundër. Nëse keni një lidhje partneri do tregohen shumë i kuptueshëm dhe i dashur. Me të keni për të kaluar vetëm çaste të bukura dhe plot ngjyra. Nëse jeni beqarë, sot keni për të qenë mjaft aktivë si në jetën shoqërore ashtu edhe nëpër mediat sociale. Duke u ndeshur me lloj-lloj personash mund të gjeni edhe të duhurin. Sipas Dritare.net, në punë do jepni më të mirën nga vetja dhe nuk do doni që askush t’ua kalojë. Do keni më kompetentë dhe më largpamës. Për sektorin financiar nuk do jetë një ditë e lehtë, kështu që bëni kujdes.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do kërkoni të eksperimentoni dhe të provoni sa më shumë gjëra të reja. Nëse keni një lidhje do e dashuroni me më shumë pasion atë që keni në krah dhe do bëni çdo gjë që atij i pëlqen. E rëndësishme është që të dyja palët të ndiheni mirë. Ju beqarët nuk do ju interesojë shumë nëse do filloni apo jo lidhje serioze, por thjesht do doni të argëtoheni e të mos ndiheni asnjë çast vetëm. Në punë nuk do përqendroheni dot aspak tek ato që do ju kërkohen dhe nuk do mund të hidhni dot asnjë lloj hapi siç e kishit menduar. Në planin financiar nuk do mund ta riktheni dot disiplinën.

Gaforrja

Ka mundës që gjërat të mos ju ecin mirë sot. Do nxitoheni në çdo moment dhe do hidhni hapa të gabuara. Nëse keni një lidhje mundohuni t’i vini vetes fre sepse përndryshe do futeni nëpër rrugë pa dalje e do vuani. Mos flisni para se të mendoni. Ju beqarët do njihni disa persona, por asnjëri nuk do ju duket në lartësinë e duhur për të filluar një lidhje. Në punë do jeni plot e përplot. Mundohuni të gjeni metodën ë të mirë të menaxhimit në mënyrë që të arrini suksesin që keni ëndërruar kaq kohë. Edhe me financat do merreni më tepër kështu që d arrini t’i stabilizoni goxha ato.

Luani

Hëna dhe Plutoni do ju bëjnë të jeni të lëkundur sot. Herë do keni dëshirë të veproni e herë do keni frikë nga dështimet. Për ju të dashuruarit gjërat kanë për të ecur më mirë. Partneri do ju bëjë komplimente dhe ju do ndiheni më të plotësuar se më parë. Ju beqarët do jeni edhe më të privilegjuar sepse yjet do krijojnë jo vetëm mjedisin, por do ju gjejnë edhe personin që do ju përshtatet në çdo aspekt. Në punë do fillojë të marrë formë një projekt i ri. Do ju dalin goxha vështirësi dhe do gjendeni në dilema, por në fund do vendosni dhe do arrini atë që doni. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin.

Virgjëresha

Do jeni të shpërqendruar gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot të mësoni as disa gjëra që të tjerët do thonë për ju. Nëse keni një lidhje do dashuroheni s të çmendur dhe pa menduar për të ardhmen. Do vlerësoni e do përjetoni përherë momentin. U beqarët mundet të keni edhe disa mosmarrëveshje me disa persona që do ju pengojnë të bëni për vete atë që pëlqeni. Sado të mundoheni nuk do ja dilni dot të krijoni lidhjen e ëndërruar. Në punë nuk do arrini dot t’i zgjidhni disa probleme që ju kanë dalë dhe kjo gjë do ju mërzitë pamasë. As financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.

Peshorja

Për shkak të kundërshtimit të Venusit me Marsin, gjërat nuk kanë për t’iu ecur mirë sot dhe do ndiheni keq në disa momente. Nëse keni një lidhje do acaroheni edhe për gjëra të vogla me partnerin dhe do thoni fjalë shumë të gabuara. Mund t’i kujtoni partnerit edhe disa ndere që i keni bërë. Ju beqarët do e keni të vështirë ta gjeni princin e kaltër pa pasur një mbështetje dhe kjo do ju brengosë. Në fakt miqtë, të cilëve do ju telefononi kanë angazhimet e tyre. Sipas Dritare.net, në punë do bëni gabime pas gabimesh dhe nuk shpesh do ndiheni plotësisht të rrënuar. As në planin financiar mos prisni përmirësime të mëdha. Kënaquni me aq para sa do keni.

Akrepi

Nëse dikush do ju kundërshtojë sot apo do ju kritikojë ju do mbylleni si një guaskë deti. Nëse keni një lidhje, për shkak të mungesës së sinqeritetit de ndershmërisë, marrëdhënia në çift do bëhet shumë problematike. Asnjëri nuk do ketë besim tek tjetri dhe nuk do mundeni të dashuroheni me zemër. Nëse jeni beqarë nuk do keni aspak dëshirë të joshni, por edhe vetëm do ndiheni të mërzitur. Në punë do e kaloni gjithë kohën duke zgjidhur problemet e mëparshme dhe do i lini pas dore detyrat e reja që do iu jepen. Me shpenzimet do e lëshoni goxha dorën dhe nuk gjendja sa do vijë e do dobësohet.

Shigjetari

Nuk do jeni shumë të qartë për ato që doni të bëni sot dhe do stepeni në shumë momente. Nëse keni një lidhje merrini më mirë gjërat me qetësi  dhe as mos kërkoni shumë nga partneri e as mos merrni masa strikte nëse ai nuk ju ofron gjithçka që doni. Bëni durim dhe prisni të kalojë kjo ditë. Ju beqarët do keni frikë të hidhni hapa edhe pse disa persona që do ju ftojnë për të dalë i njihni prej kohësh. Nuk pritet asgjë e rëndësishme sot. Në punë kushtet në të cilat do punoni do jenë goxha të mira, megjithatë nuk do keni shumë besim tek vetja. Financat do jenë të mira, megjithatë mirë është të jeni të matur me çdo shpenzim.

Bricjapi

Falë Jupiterit do jeni më të vendosur të ecni përpara sot pa menduar për ato që keni kaluar. Nëse keni një lidhje, do i harroni njëherë e mirë mosmarrëveshjet dhe do bëni gjithçka që çdo çast të jetë sa më i bukur. Sensualiteti, përkujdesi dhe qetësia do jenë virtytet që partneri do pëlqejë më shumë. Nëse jeni beqarë jetojeni jetën si t’iu vijë dhe mos mendoni çfarë do thonë të tjerët. Në punë Marsi do ju bëjë më të ndërgjegjshëm dhe do i dëgjoni me kujdes ato që do ju thonë eprorët. Sado të vështirë ta keni për të realizuar çdo gjë, duhet fillimisht të tentoni. Financat mund të përkeqësohen në mënyrë të papritur.

Ujori

Duke qenë të frymëzuar gjithë kohës dhe pasioantë, sot do arrini ta bëni çdo moment shumë të bukur. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë vërtet fantastike, aq sa ndonjëherë do ju duket sikur jeni në një ëndërr. Mund të tregoni edhe disa të fshehta që askujt nuk ja kishit treguar më parë. Nëse jeni beqarë do fiksoheni tek pamja e jashtme e disa personave pa e njohur si është në të vërtetë si tip. Në punë do dini si të ecni në rrugën që duhet dhe nuk do dekurajoheni as nga ndonjë kritikë që do ju bëjë shefi. Paratë do jenë në një gjendje më të mirë.

Peshqit

Të qetë dhe të dashur do tregoheni gjatë gjithë ditës sot dhe kjo do ju mbajë larg konflikteve. Gjithsesi inate të vjetra do mbani. Nëse keni një lidhje do i kushtoni rëndësi shumë të madhe atij që keni në krah dhe nuk do e lini asnjë moment të mërzitet. Duke parë sjelljen tuaj partneri mund t’iu bëjë edhe një premtim të madh.  Nëse jeni beqarë nuk do keni mundësi shumë të mira për të filluar një lidhje serioze, por kjo gjë nuk do ju brengosë. Në punë do verifikoni me kujdes çdo gjë dhe do keni performanca të shkëlqyera. Edhe gjendja financiare ka për të qenë goxha e mirë. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button