Zodiak

HOROSKOPI JUAJ për sot, E PREMTE 23 NËNTOR 2018

DASHI

Ju mund të keni krijuar një mendim të fortë për diçka që po ndodh në familjen tuaj, apo në ndonjë pjesë tjetër qendrore të jetës suaj. Dhe sapo krijoni një mendim, për ju të shenjës së Dashit, është e vështirë që të shihni përtej asaj që keni menduar tashmë. Por duhet të kosnideroni se mund t’ju kenë shpëtuar disa fakte dhe nëse dëgjoni, në vend që të luftoni, mund të mësoni diçka të rëndësishme – diçka që mund të jetë e dobishme për ndryshimin e mendimit që keni krijuar. Dija është pushtet, pavarësisht se si e shihni ju.

DEMI

Ju mund të keni pranuar kohët e fundit se diçka nuk po shkon në një sipërmarrje tuajën, Dem. Ju mund të jeni të mërzitur sepse dikush ka bërë një gabim dhe ata nuk japin llogari. Ju mund t’i qaseni kësaj në dy mënyra. Mund të jeni demi i egër, që copëton çdo gjë në rrugën tuaj me flegrat tuaja të zjarrit; ose, mund t’i qaseni kësaj çështjeje në një mënyrë harmonike, që mundëson pak mirëkuptim, negocim dhe mundësisht kompromis. Ju keni shumë më tepër gjasa për të bërë përparim me qasjen e dytë.

BINJAKET

Ju mund të mendoni se një problem i fundit apo vonesë ishte faj i tjetërkujt, Binjakë. Ndoshta ishte, por ndoshta ju kontribuat në mënyrë të pavetdijshme. Nuk ka rëndësi, sido që të jetë. Nëse i qaseni me një ton fajësimi, mund të krijoni vetëm armiqësi, në një situatë që do të ishte shumë më mirë pa të,. Në vend që të vini në dukje në gabimet e dikujt, përpiquni të merreni me këtë në një mënyrë konstruktive dhe të orientuar drejt zgjidhjes. Kjo është një qasje pozitive që vetëm mund t’i përmirësojë gjërat.

GAFORRJA

Një projekt tek ic ili keni shpresa të mëdha dhe që duket se po ecën mirë, mund të zbulojë disa probleme apo të meta sot, Gaforre. Kjo mund të sjellë një ndjenjë zhgënjimi. Por mos lejoni që shpresat të humbasin. Ky vetëdijësim për problemet në idenë ose misionin tuaj është një bekim. Përdoreni atë për të rishikuar atë që keni bërë dhe për ta bërë edhe më të mirë. Kur ju të jeni gati për t’ia paraqitur atë botës, do të ngazëlleheni dhe nga rezultatet.

LUANI

Megjithëse sot nuk do mund të përmirësoni perspektivat tuaja financiare menjëherë, Luan, ju po shkoni drejt një të ardhmeje shumë më të sigurt financiare. Mos lejoni që zhgënjimi për një çështje të parave të bëjë që të ndiheni keq me humor, apo të frikësuar. Kjo do të funksionojë për mirë nëse e merrni ngadalë, analizoni çdo problem dhe merrni kontrollin e situatës. Sapo ta bëni këtë, do të shihni se situata juaj ndoshta është shumë më e mirë se sa e mendoni – dhe në fakt, mund të ketë edhe disa aspekte të fshehura që përfundimisht do të shfaqen pozitive, për habinë tuaj.

VIRGJERESHA

Kur ndjeheni keq, të bëni një gjë të mirë për dikë që njihni ose edhe për një të huaj mund t’ju rigjallërojë, dhe t’ju ndihmojë të besoni se ka mirësi në botë. Edhe një fjalë e mirë në kohën e duhur mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e dikujt, Virgjëreshë. Mos lejoni që cinizmi t’ju kthejë edhe më thellë brenda vetes, në mënyrë që të shmangni ndërveprimet – kjo do t’ju bëjë të ndiheni më keq me humor dhe më pak optimistë. Ju mund të keni pasur një pengesë, por ju nuk jeni mposhtur dhe nuk do të mposhteni, nëse vazhdoni të dërgoni vibracione pozitive në botë.

PESHORJA

Ju jeni dielli dhe të tjerët po vijnë në orbitë përreth jush sot, Peshore. Disa situata mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në qendër të diçkaje të madhe dhe në fakt, ju jeni. Por mos u rrëmbeni shumë nga përkëdhelitë dhe vëmendja, e kështu të harroni e të mos vazhdoni atë që tashmë e keni filluar. Ju nuk jeni ende në finish, por ju jeni afër. Vazhdoni të bëni një përpjekje të rëndësishme dhe mund të prisni që të shpërbleheni në një mënyrë shumë të dëshirueshme dhe të kënaqshme. Mbani veshët të hapur për fjalët këshilluese, në mes gjithë lëvdatave. Mund të ketë disa informacione të vlefshme.

AKREPI

Nëse ju reagoni me ekzagjerim ndaj kritikës së dikujt ose diçkaje negative që ju është thënë – edhe nëse është një akuzë e pavërtetë – do të humbni besueshmërinë. Mbani parasysh se një reagim i ashpër mund të bëjë që dikush të mendojë se jeni fajtor. Edhe pse mund të zemëroheni, që dikush do të besonte në thashetheme, Akrep, apo do të thoshte diçka negative për punën tuaj, nuk ka asnjë përfitim nëse reagoni në mënyrë të zemëruar dhe armiqësore. Ballafaqimi me këtë lloj çështjeje me respekt dhe hijeshi vetëm do t’ju fuqizojë dhe do të tregojë se jeni një person i drejtë dhe i arsyeshëm.

SHIGJETARI

Ju mund të keni disa këshilla të shkëlqyera për të ofruar një miku apo një personi të dashur, që besoni se po bën një gabim të madh. Megjithëse mund të keni të drejtë, dhe mund të jeni aq të mirë sa të doni të ndihmoni, mos prisni që ky person të rregullojë menjëherë atë që është e gabuar. Ndonjëherë duhet të vijnë mësimet, përpara se dikush të mund ta shohë të vërtetën – edhe kur e vërteta u shërbehet atyre në një pjatë argjendi. Pasi të keni dhënë atë që ju mundeni këtij personi, Shigjetar, ju duhet të çliroheni dhe shpresoni për mirë.

BRICJAPI

Jeta mund të bëhet paksa kaotike sot me kërkesat për favore dhe thirrjet për ndihmë, edhe pse tashmë mund të keni një axhendë mjaft të ngjeshur. Do të ishte mirë të shqyrtoni gjithçka që duhet të bëni sa më herët që të jetë e mundur dhe të bëni një listë gjithëpërfshirëse, që ju mund ta check-oni kur të përmbushni detyrimet tuaja. Nëse nuk e bëni, ju mund të përfundoni të zhgënjyer dhe të hutuar, gjë që mund t’ju humbasë edhe më shumë kohë. Por nëse qëndroni në kontroll të gjërave, Bricjap, ju mund të keni një ditë jashtëzakonisht produktive dhe të suksesshme.

UJORI

Nëse lejoni që egoja juaj të drejtojë një bisedë për të ndrequr një gabim, Ujor, ju do të krijoni vetëm një konflikt më të thellë, më problematik sesa ai që tashmë ekziston. Nëse dikush ju ka tradhtuar në një farë mënyre, është e rëndësishme që të merrni një qasje të arsyeshme, për t’i kthyer gjërat në rregull. Megjithëse ju mund të ndjeheni të shqetësuar personalisht, përballja emocionalisht me këtë gjë nuk do t’ju lejojë të shihni qartë. Mundohuni të mendoni për udhëzimet që mund t’i jepnit dikujt tjetër që kalon përmes të njëjtës situatë, dhe ju do të jeni në gjendje të përballeni objektivisht me të.

PESHQIT

Ju mund të keni të bëni me dikë tani që ndjen se e keni tradhëtuar, në një farë mënyre. Ju mund të mos e shihni fare situatën në atë këndvështrim, dhe mund të mos dini se ç’të bëni. Por a jeni të sigurt se nuk e keni kuptuar se diçka ishte jashtë ekuilibri, në situatën me të cilën po merreni? Nëse e shihni këtë logjikisht, mund të vëreni se kjo është diçka që mund t’ju dëmtojë, nëse nuk jeni të kujdesshëm. Nëse kjo përfshin një palë të tretë që ka tradhëtuar një të dashur, ai individ mund t’ju tradhëtojë lehtësisht në të njëjtën mënyrë. Ecni me kujdes. Mund të jetë gjë e mençur të ndryshoni kurs dhe të filloni nga e para.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button