Zodiak

Horoskopi juaj për sot, e shtunë 13 tetor 2018

Dashi

Marsi do iu shtojë edhe më shumë dëshirën për të përfituar nga jeta sot dhe në çdo sektor do ju ecin gjërat mirë. Për ju që keni një lidhje do jetë dite me fat kjo e sotmja. Yjet do ju ndihmojnë t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do ndiheni plotësisht te qete. Beqaret duhet ta mendojnë seriozisht një ftese qe do iu behet pasi me vone do pendohen. Në punë do keni ide shumë të mira dhe nuk do ju mungojë asnjë moment kreativiteti. Mos hezitoni t’i shprehni mendimet tuaja në çdo rast pasi do vlerësoheni. Financat do dini si t’i keni nen kujdes gjithë kohës kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme. Nuk priten probleme ne këtë sektor.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur dhe do keni sukses pafund. Do përjetoni më shumë momente të lumtura. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë fantastike kjo e sotmja sidomos nëse sapo keni filluar një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Nëse jeni beqarë do realizoni takime mjaft interesante, por do prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa. Sipas Dritare.net, në punë do jeni të gatshëm të nxirrni edhe thonjtë për të mbrojtur veten dhe për të mos lejuar askënd t’ua prishë planet. Në planin financiar keni për të pasur probleme serioze nëse nuk e kufizoni veten dhe nëse shmangni huat.

Binjakët

Marsi do iu sjellë energji pafund gjatë kësaj dite. Nuk do jeni më naivë dhe do dini si t’i mbani larg problemet. Ju që keni një lidhje do dini si ta menaxhoni më së miri çdo moment dhe do i kushtoni kohën e duhur atij që keni në krah. Marrëdhënia mes jush ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa, megjithatë ftesat për takime do i pranoni. Në punë jo të gjitha detyrat që do iu jepen do iu pëlqejnë, megjithatë duhet të bëheni të duruar dhe të mësoni të prisni. Mos pretendoni as që jeni të pagabueshëm. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani nën kontroll kështu që herë pas here mund t’iu lindin probleme.

Gaforrja

Sot do ju shkoni gjërave deri në fund dhe do mundoheni të kuptoni çdo gjë. Mërkurin dhe Saturnin do e keni përherë pranë dhe ata do ju ndihmojnë të arrini atë që doni. Për të dashuruarit do jetë ditë pasionante dhe tejet emocionuese. Të dy palët mund të bëni surpriza kundrejt njeri-tjetrit dhe nuk do ndaleni së i shprehuri ndjenjat. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të ndryshuar statusin tuaj. Edhe ashtu si jeni ju ndiheni të plotësuar. Në punë do i kuptoni gabimet dhe do merrni përgjegjësitë tuaja para se t’ua vënë në pah shefat. Financat nuk do jenë të këqija pasi do iu rimbursohet edhe një hua e marrë prej kohësh.

Luani

Hëna do ju bëjë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe më realistë. Mos merrni më shumë përgjegjësi sesa mund të mbani mbi supe. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer dhe do bëni edhe gjëra të çmendura vetëm që rutina të mos mbizotërojë asnjë çast. Partneri do mahnitet dhe do iu dashurojë me më shumë pasion. Nëse jeni beqarë do preferoni aventurat kalimtare pa menduar për të ardhmen. Në punë herë pas here mund të ndiheni edhe nervozë dhe do e keni të vështirë të merrni vendime. Pranojeni ndihmën e kolegëve pa u druajtur. Në planin financiar do jeni shumë më të logjikshëm dhe do dini si të veproni që të mos keni probleme.

Virgjëresha

Sot do jeni të paqëndrueshëm dhe në disa momente nuk do dini si të veproni. Juve që jeni në një lidhje do ju duhet të luftoni shumë me veten për te mos e tradhtuar atë që keni në krah. Persona interesante dhe mjaft joshës do ju qëndrojnë afër. Ju beqarët do e kërkoni në çdo kënd dashurinë e madhe, por ndërkohë ajo ka qenë gjithë këto kohë shumë pranë jush.  Ja që ndonjëherë gjërat janë ndryshe nga sa i keni menduar. Në punë mos u fiksoni pas perfeksionizmit, por mundohuni vetën t’i përmbushni detyra. Askush nuk do ju kërkojë gjëra ekstreme. Në planin financiar nuk duhet të luani shumë me zjarrin sepse keni për t’u djegur keq.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do zgjoheni keq dhe nuk do jeni aspak tolerantë. Gjithë kohës do ju duket sikur të tjerët mund të përfitojnë prej jush po u treguat të qetë. Për ju të dashuruarit ka rrezik që gjërat të mos shkojnë ashtu si i kishit menduar. Në disa momente mund të keni edhe debate dhe mosmarrëveshje me partnerin për gjëra elementare dhe pa rëndësi. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me një person që dikur e keni pasur shok klase. Sipas Dritare.net, në punë vetëm me durim dhe këmbëngulje mund të arrini atje ku e keni menduar. Planetët do e favorizojnë tej mase sektorin e financave prandaj gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Akrepi

Sot do bëni çdo gjë për të rënë në sy dhe ndonjëherë do i kaloni limitet. Jo të gjithë janë të gatshëm t’iu durojnë. Marsi ka rrezik te nxisë debatet ne jetën tuaj ne çift. Ju që jeni në një lidhje për shumë gjëra nuk do bini dakord me partnerin dhe secili do kërkojë të dalë e vetja. Ju beqarët nuk do e mendoni të ardhmen e largët dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në punë harrojini arritjes sepse gjatë kësaj dite gjërat do jenë pafundësisht të ndërlikuara. Edhe projektet e nisura do mbeten pezull. Në planin financiar duhet të jeni të arsyeshëm dhe të mos hidhni hapa të gabuara. Kryeni vetëm shpenzime për gjërat më të domosdoshme.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do zgjidheni me humor të mirë dhe do kujdeseni më shumë për veten. Të tjerët nuk do i lini të përzihen me punët tuaja dhe do shmangni kështu problemet. Ju të dashuruarit do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do e surprizoni në çdo moment atë që keni në krah. Atmosfera do jetë fantastike. Nëse jeni beqarë do pëlqeni shumë dikë që sapo është ndarë nga një lidhje e gjatë. Kujdes sepse plagët e mëdha nuk mbyllen dot shpejt dhe mund të lëndoheni edhe vetë. Në punë do jeni edhe më të vendosur për të arritur atje ku dëshironi dhe nuk do ju trembë asgjë. Ndihma e disa familjarëve ka për të qenë e pazëvendësueshme. Në planin financiar nuk do i bëni mirë llogaritë dhe ka rrezik të keni probleme.

Bricjapi

Sot do ja lini çdo gjë kohës dhe nuk do jeni aspak të frymëzuar. Ndryshe nga sa mund të prisnit nuk do ju ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e mërzitshme dhe mezi do i shtyni orët. Për shumë gjëra nuk do merreni vesh me partnerin dhe nga ana tjetër asnjeri nuk do hapë rrugë. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë pasi ndiheni mjaft mire edhe ashtu si jeni. Në punë duhet të mësoni ta kontrolloni veten sepse po ju filluan problemet nuk do i ndalni dot ato. Perspektivat materiale janë të mira. Shfrytëzojeni rastin për të bërë edhe ndonjë investim në fushat që ju interesojnë.

Ujori

Sot do jeni më të pavarur dhe do keni shumë ide në kokë. Kreativiteti do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Paqja dhe harmonia do mbizotërojë në çdo moment në jetën tuaj në çift. Me partnerin do merreni vesh edhe me shikime dhe do ja plotësoni qejfet njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë nuk do arrini ta gjeni princin e kaltër, por miqtë nuk do iu lënë për asnjë moment ta ndieni vetminë. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, sot do merrni disa lajme pozitive. Asgjë nuk ka për të qenë më si më parë. Po vazhduat të jeni të logjikshëm gjithçka do ju ecë mirë. Financat do përmirësohen në mënyrë të menjëhershme falë një shpërblimi të majmë që do merrni.

Peshqit

Sot do keni tendencë ta nënvlerësoni veten dhe nuk do keni më besim se mund të ecni përpara. Në jetën tuaj në çift nuk do reshtin konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Gjithë kohës do jeni të mërzitur dhe pa asnjë dëshirë për të bërë diçka ndryshe. Ju beqarët do jeni gati të bëni çdo lloj sakrifice vetëm që të mos qëndroni më të vetmuar. Disa miq do iu ndihmojnë jashtë mase. Në punë do keni ide goxha të mira, por duhet t’i vendosni sa më parë në praktikë. Po u hallakatët do humbisni gjithçka. Buxheti nuk do jetë i keq kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht sigurisht që për gjëra që ju duhen. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button