Zodiak Ditor

Horoskopi Paolo Fox për sot, e premte 26 Mars 2021

Dashi

Një grimë melankolie do të zbresë mbi ju në këtë ditë. Kini kujdes që mos ta keni kokën shumë të zënë, mund të humbni një mundësi të papërmbajtshme.

Demi

Urani në shenjën tuaj do të sjellë shumë punë të reja në këtë ditë. Më në fund, një telefonatë do të vijë sa e papritur, aq edhe fantastike. Në dashuri gjithçka është normale edhe nëse partneri po ju kërkon diçka nga e cila nuk mund të hiqni dorë.

Binjakët

Në mbrëmje disa fërkime me partnerin për shkak të gjendjes ekonomike. Ndoshta është koha për të hequr një vijë dhe për të gjetur ambicie të tjera për t’u mbledhur.

Gaforrja

Sot duhet t’i kushtoni pak kohë vetes. Shtyni çdo takim apo mbledhje, relaksohuni dhe mos mendoni për asgjë.

Luani

Java ka qenë e rëndë, tani është koha për të marrë frymë. Ju po punoni për diçka vërtet të shkëlqyeshme, duhet të keni bateritë tuaja të karikuara për të qenë në gjendje të jepni më të mirën nga vetja.

Virgjëresha

Sot, Hëna do të kthehet në favor, kështu që ju beqari të dilni, shpirti juaj binjak është atje duke ju pritur. Po kaloni një periudhë kur ndjeheni shumë të vetmuar, tani është koha për revansh.

Peshorja

Në dashuri, disa vështirësi në pasditen e hershme kur një problem do të rishfaqet, pasi ishte varrosur për vite me radhë. Kryeni një marrëdhënie të rëndësishme pune dhe do të shihni se e ardhmja juaj do të jetë më e ndritur.

Akrepi

Sot do të jeni paksa të nënshtruar gjatë gjithë ditës. Ju duhet të ndryshoni diçka në jetën tuaj edhe nëse në të vërtetë nuk dini çfarë. Mbetet për të parë zhvillimet përpara se të merrni një vendim.

Shigjetari

Jini të gatshëm të përballeni me vështirësi në punë. Dita e sotme do të jetë një ditë vendimtare për ju. I kanë sytë të gjithë nga ju dhe nëse i bëni gjërat me qetësi do të dilni fitues.

Bricjapi

Sot, Marsi dhe Jupiteri i rreshtuar mirë, do t’ju japin ngarkesën që të jeni në gjendje ta përballoni ditën në mënyrën më të mirë. Mundohuni të mos prishni marrëdhënien që keni me një mik të vjetër për të disatën herë.

Ujori

Në dashuri po kaloni një periudhë krize dhe kjo ju bën shumë të menduar. Pavarësisht gjithçkaje, ju e doni partnerin tuaj. Mundohuni të ktheheni dhe të kuptoni se çfarë dhe ku keni gabuar.

Peshqit

Sot, sipas parashikimeve të Paolo Fox, do të duhet të përballeni me një problem nga e kaluara. Ju keni qenë shumë e shpërqendruar kohët e fundit, mbase zemra juaj po rreh si dikur?!

Back to top button