Histori

Hrushovi donte vetëm një raketë. Por u krijua lëshuesja e Sputnikut, dhe bëri histori…

Kur Nikita Hrushovi u bë udhëheqësi sovjetik në vitin 1953, ai kishte një problem. Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj dhe Bashkimi Sovjetik ndjehej shumë i goditshëm. Nëse një luftë e vërtetë do shpërthente ndonjëherë, avionët amerikanë, që mbanin bomba atomike dhe fluturonin nga bazat në Evropën Perëndimore, mund të fluturonin mbi Leningrad dhe Moskë brenda pak orësh. Avionëve sovjetikë do t’u duhej më shumë kohë për të arritur në Shtetet e Bashkuara. Kur ata të mbërrinin atje, qytetet e BRSS me shumë gjasa do të ishin katandisur në rrënoja të djegura.

Hrushovi kishte nevojë për një armë të re, diçka që do t’i ndalonte amerikanët të mendonin se mund të fitonin një luftë që me sulmin e parë. Ai kishte nevojë për një raketë që mund të godiste Shtetet e Bashkuara, në më pak se një orë pasi të nisej. Kështu në vitin 1954 u dha urdhëri për të zhvilluar raketën e parë balistike interkontinentale në botë.

Njeriu të cilit iu dha porosia për krijimin e kësaj arme ishte Sergei Korolev. Raketa e re u emërua R-7, dhe duhej të ishte e madh. Bombat ruse me hidrogjen ishin të rënda. R-7 duhej të ishte në gjendje të mbante një kokë rakete prej 3 tonësh, mbi një objektiv mbi 6,400 kilometra larg. Raketat sovjetike ishin shumë më të mëdha se çdo gjë mbi të cilën po punonin amerikanët.

Po çfarë ndodhi? R-7 ishte një dështim si raketë. Por jo si lëshuese satelitësh. Duke lëshuar Sputnikun në atmosferë, ajo ndryshoi një herë e mirë historinë e garës hapësinore. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button