Analiza

Huliganët serbë, nga strukturat paramilitare tek trafiku i drogës

CALCIO:AZZURRI; TIFOSI SERBI LANCIANO PETARDI SU ITALIANI

Racizmi që lojëtarët anglezë me ngjyrë pësuan gjatë një ndeshje të kombëtares U 21 në Serbi në tetor të 2012 –ës nuk është problemi i parë që haset me tifozët serbë. Qeveria britanike i kërkoi asokohe UEFA –s të vendoste “sanksione të forta” kundër Serbisë, pasi ky ishte rast i përsëritur.
Presidenti i UEFA –s, Michel Platini e kishte paralajmëruar Serbinë në shkurt të vitit 2011 se klubet e saj dhe ekipi kombëtar mund të përjashtoheshin nga aktivitetet ndërkombëtare nëse tifozët serbë do të vazhdonin të shkaktonin probleme. Paralajmërimin Platini e bëri gjatë një takimi me ish-presidentin serb, Boris Tadic, në Beograd. Në vitin 2007, Shoqata e Futbollit në Serbi u gjobit me 16 mijë euro pas thirrjeve raciste që u lëshuan ndaj futbollistëve anglezë të kombëtres U -21.
Tifozët serbë janë të njohur ndërkombëtarisht si problematikë. UEFA i dha fitoren Italisë në tavolinë pasi ndeshja për Kampionatin Europian me Serbinë, e luajtur në Xhenova, në vitin 2010 u ndërpre për shkak se tifozët serbë lëshuan fishekzjarre në fushë, dogjën flamurin shqiptar dhe thyen barrierat.
Tifozët serbë sulmuan edhe forcat e policisë jashtë stadiumit. Një gjykatë në Beograd dënoi 14 huliganë serbë pasi vranë një tifoz 28 –vjeçar të Tuluzës në Beograd, në shtator të vitit 2009.
Në grupet e tifozëve serbë janë infiltruar edhe grupe të ekstremit të djathtë, të cilët propagandojnë ksenofobinë kundër perëndimit dhe intolerancën ndaj të huajve, njerëzve me ngjyrë, minoriteteve entike dhe homoseksualëve.
Fama e tyre daton në luftrat e Ballkanit gjatë të cilave ata u rekrutuan në forcat paramilitare për të luftuar kundër myslimanëve të Bosnjës dhe katolikëve kroatë bashkë me “Tigrat e Arkanit” të Zeljko Raznatovic. Grupet e tifozëve serbë janë gjithashtu të përfshirë në trafik droge dhe trafiqe të tjera të paligjshme.
Megjithë premtimet e vazhdueshme për t’i goditur grupet e dhunshme të tifozerisë, autoritetet serbe kanë bërë shumë pak për t’i parandaluar këto probleme. Në vend të kësaj autoritetet kanë rënë pre e kërcënimeve të këtyre grupeve, siç ishte rasti i policisë së Beogradit që anulloi paradën e homoseksualëve pasi ekstremistët kërcënuan se do t’i sulmonin.

Leave a Reply

Back to top button