I dashur Santa Claus, më fal për shqetësimin, e di që në këtë periudhë je shumë i zënë duke renditur të gjitha postat e fëmijëve që me padurim presin ardhjen tënde. Dhe nuk dua, për asnjë arsye në botë, që të marr nga koha jote, që ia kushton atyre që janë e ardhmja jonë dhe shpresa që ne të rriturit e kemi humbur pak.
Sigurisht që edhe ata janë viktima të vogla të këtij viti, i cili nuk ishte aspak i lehtë, por ndërsa dëshpërohemi, stresohemi dhe komplikojmë jetën tonë, si dhe atë që mbetet nga koha jonë e lirë, ata i jetojnë ditët e tyre sikur gjithmonë të jenë duke pritur diçka të mrekullueshme.
Dhe sa e mrekullueshme të shohësh pikat e florinjta në sytë e tyre sa herë që të përmend ty. Prandaj, mos i lër vetëm, të lutem. Përkushtoju atyre, me trup dhe shpirt, në mënyrë që këto festa të jenë edhe më të veçanta se ato të mëparshmet, në mënyrë që ata të mund të ngrohin ditët tona, dhe t’i shkrijnë këto zemra pak të ngrira, nga këto ngjarje që nuk janë aspak të lumtura, me buzëqeshjet e tyre.
Pas kësaj, vetëm nëse ke kohë, edhe unë kam kërkesën time për ty. E cila është ndoshta marrëzi dhe mund të jetë gjithashtu objekt i të qeshurit por nuk më intereson, sepse kam nevojë të gjej forcë dhe një buzëqeshje, të vazhdoj të shikoj diellin, edhe kur ditët mbushen me ato re që ngjyrosin gjithçka gri, edhe jetën time.
Dhe ajo që unë kërkoj nga ty, për këto Festa, është mundësia e kthimit për të parë botën me sytë e një fëmije. Sepse e di, duke u rritur, kam ndjesinë që syzet tepër të mëdha dhe shumë të errëta kanë zbritur mbi fytyrën time dhe nuk më lejojnë të shoh atë ylber të mrekullueshëm që ngjyros gjithë ditët e mia.
E njëjta gjë që i bën fëmijët të buzëqeshin dhe ëndërrojnë. Për këto Festa, unë do të doja të kisha të njëjtën aftësi si të vegjlit për t’u entuziazmuar nga një ditë me diell, ose tek shoh një lule që sapo ka çelur, dhe në përfundim të një vizatimi që doli keq, por që ruan të gjitha emocionet dhe ndjenjat më të pastra dhe më origjinale.
I dashur Santa Claus, nëse do të kishe pak kohë edhe për mua, të kërkoj vetëm këtë. Për të më bërë një dhuratë të vogël dhe të shkëlqyer, për të më dhënë sytë e fëmijëve që të kthehem dhe të shoh magji kudo.