Magazine

I mërzitur, Alain Delon ndan me botën, një të vërtetë të hidhur

Legjenda e kinemasë franceze shprehu dëshirën, në moshën 82 vjeçare, të vdesë me qenin e tij.

“Nga jeta nuk më intereson asgjë. E kam parë të gjithën, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë. Më vjen për të vjellë!” – u shpreh Alain Delon, legjenda e kinemasë franceze për të përjavshmen Paris Match  në një numër special kushtuar 60 viteve të karrierës së tij.

“Ka njerëz që urrej. E gjitha është falsitet. Nuk ka respekt, askush nuk e mban fjalën. E rëndësishme është paraja. Çdo ditë dëgjojmë krime. Unë di se do ta lë këtë botë pakeqardhje!” – vazhdon ai.

“E gjithë bota vdiq!”, – nënvizon aktori, i cili s’ka shumë që humbi aktoren Mireille Darc, me të cilën kishte ndarë jetën në vitet  1970.

Delon shpjegon se aktualisht nuk ka asnjë grua në jetën e tij: “Nuk them që s’ka kandidate. Ka 10, por asnjëra prej tyre nuk më leverdis për t’i dhënë fund jetës sime. Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund,” – pohoi si dhe shprehu dëshirën të vdiste bashkë me qenin e vet. Ai foli edhe për trajektoren e tij në kinema: “Unë nuk kam bërë asgjë. Lashë shkollën në moshën 14 vjeçare….Jam një personalitet i fortë që e futën në kinema. Mund të them pa një modesti false që ia dola!” / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button