Horizonti.al

Çudia: I shpëtoi 7 herë goditjes së rrufeve, vetëvritet me pistoletë

Seria: Ngjarje të çuditshme por të vërteta

Screen Shot 2015-09-08 at 12.14.26 PM

Roi Klivland Sallivan, një rojtar pylli në pension në Uejnsborou të Virxhinias, pati marrë nofkën “rrufepritësja njerëzore”, për shkak se qe goditur nga rrufeja 7 herë gjatë karrierës së tij 30-vjeçare, duke arritur të mbijetojë në çdo rast.

Goditja e parë i ndodhi në vitin 1942, duke i shkaktuar humbjen e thonjve të njërës këmbë. Njëzet e shtatë vjet më pas, një rrufe e dytë ia shkrumbon vetullat. Një vit më pas, në 1970, një rrufe e tretë rrufe e godet lehtë në shpatullën e djathtë.

Pasi Sallivanit i morrën flokët flakë, nga një rrufe e katërt në vitin 1972, ai filloi që të mbante me vete në makinë një kovë me ujë. Në 7 gusht 1973, po udhëtonte me makinë, kur një tjetër rrufe del nga një re e ulët, e godet në kokën e mbuluar me kapele, ndërsa shumë shpejt flokët i sërish morrën zjarr, e hodhi 30 metra larg nga makina duke e goditur tek të dyja këmbët.

Sallivan hodhi menjeherë mbi kokë kovën me ujë, për të shuar zjarrin. U godit në kyçin e këmbës për të gjashtën herë në 5 qershor 1976. Episodi i shtatë, ndodhi në 25 qershor të po atij viti, ndërsa ai ishte duke peshkuar.

Këtë herë u detyrua të shtrohej në spital për shkak te djegieve në gjoks. Ai nuk ishte në gjendje të shpjegonte aftësinë e tij për të tërhequr rrufete, por një herë tha se i shihte ato qartë teksa vinin drejt tij.

Në orën 3 të mëngjesit të 28 shtatorit 1983, Sallivan, tashmë 70-vjeçar, vrau veten me një pistoletë. Dy nga kapelet e tij prej pylltari, të shpuara në krye nga goditet e rrufeve, rruhen edhe sot sallën e ekspozitave të Librit të Rekordeve Botërore Gines në Nju Jork dhe Myrtëll Biç në Karolinën e Jugut.

Leave a Reply

Back to top button