Enciklopedike

I sigurtë? Si funksionon kodimi i mesazheve të WhatsApp-it

Që nga viti 2016, çdo mesazh që ju dërgoni duke përdorur WhatsApp ka të ashtuquajturin “end to end encryption”: kjo do të thotë që mund të lexohet vetëm nga ju dhe nga marrësi i mesazhit që ju dërgoni. Bazohet në diçka të quajtur Signal Protocol.

Kur ju nisni një bisedë, hapet një seancë e kriptuar. Më pas, kjo përllogarit diçka që quhet një “master secret”, duke përdorur çelësa që janë unikë për ju dhe personin që po i dërgoni mesazhin. Ky “master secret” përdoret për të krijuar të ashtuquajturit “root key” dhe “chain key”, të cilët nga ana e tyre përdoren për të krijuar çelësa unikë për çdo mesazh që ju dërgoni.

Kur ju shtypni butonin “send”, mesazhi kodohet dhe kyçet brenda këtij çelësi. Kur mbërrin në telefonin e mikut apo mikeshës tuaj, ata përdorin çelësat e tyre privatë që nga kreu i mesazhit për ta çkoduar sërish. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button