Enciklopedike

Ibn Batuta, udhëtari i Islamit

Screen Shot 2015-06-22 at 21.22.39

Është cilësuar si “udhëtari i Islamit”:Ibn Batuta (1304-1369), ishte në fakt ndër eksploratorët më më të mëdhenj arabë, dhe shfrytëzoi për udhëtimet e tij, rrjetin e marrëdhënieve tregtare që e lidhte nga Spanja në Indonezi.

Udhëtimet në lindje

Maroken në origjinë, për gati 3 dekada të jetës së tij, ai u udhëtoi nga Afrika në Kinë, nga India në Azinë Juglindore. Si mundi? Me deve apo në kalë, apo me ndonjë udhëtim rastësor në bordin e ndonjë anijeje indiane dhe kineze. Një pelegrinazh i pafund.

Batuta (emri i plotë Abu Abdullah Muhamed Ibn Abd Allah el Lavati Attanji Ibn Batuta), i filloi udhëtimet në moshën 21-vjeçare, kur ai u nis nga Tanxheri për pelegrinazhin ritual në Mekë.

Në një moment të karrierës së tij si udhëtar, bëri një ndalesë në Maldive, ku ai u trondit nga fuqia e madhe seksuale e të banorëve të saj, rezultat i një dietë me bazë mjaltin, qumështin e kokosit dhe peshkun. Kështu të paktën rrëfen ai në ditarin e tij, falë të cilit ne dimë mbi udhëtimet e tij. Për të mos mbetur pas, u martua me 6 gra vendase, para se të nisej për në Sri Lanka./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button