Analiza

Ideologjia e re nacionaliste, që i mbyll dyert Europës

VIKTOR EROFEEV

Shkrimtar rus

ideologjia e reMiqtë e mi jorusë më pyesin gjithnjë e më shpesh, përse nuk emigroj. Shenjë shumë e keqe. Unë u përgjigjem që jetojnë Rusinë time, në vendin e Kandinskit, Pasternakut, Shostakoviçit dhe Sakharovit. Por ata tundin kokën. Sakharovi? E kush e kujton më Sakharovin! Emri që më kujtojnë është një tjetër: Stalini.

Kohët e fundit, Putini ka vendour të shfaqë një farë mërie ndaj kritikuesve të tij perëndimorë, që për një arsye të çuditshme e kanë kapur me të, në lidhje me çështjen tashmë të famshme të gadishullit të Krimesë dhe për luftën në kufirin lindor të Ukrainës. Dhe ka propozuar nëj referendum: përse të mos i kthejmë Vollgogradit emrin e tij të vërtetë? Përse të mos e quajmë sërish Stalingrad?

Nuk ka asnjë dyshim që, nëse Putini e dëshiron Stalingradin, atëherë Stalingradi do të rikthehet në hartat gjeografike. Gjysma e vendit do të gëzohet: për ta, Stalini është heroi që detyroi një botë të tërë t’i trembet Rusisë. Gjysma tjetër – klasa e mesme në përgjithësi, inteligjencia, kush ka një farë arsimimi – do të trembet për vdekje.

Ata që do të ngazëllehen më shumë se kushdo, do të jenë radhët e gjata të silovikëve që rrethojnë Putinin – njerëzit e aparatit shtetëror të sigurisë dhe të forcave të rendit që ndodhen në postet kyçë të qeverisë. Familja e fajkonjve të rinj, për të cilët vlerat liberale europiane janë një virus nga i cili Rusia duhet të mbrohet.

Eshtë një luftë e ftohtë e re kjo, mes vlrave antagoniste që, megjithatë në kufirin lindor të Ukrainës, është tashmë një luftë e vërtetë, me viktima. Ku është dallimi me të kaluarën? E mbani mend James Joycen? “Më thonë të shkoj të vdes për Irlandën, dhe unë u përgjigjem: Le të vdesë Irlanda për mua”. Në kohën e tij, kjo frazë tronditi një pjesë të mirë të Europës, ndërsa sot shumica e europianëve do ta përvetësonin: nuk është individi që theret për shtetin, por shteti për individin.

Në Rusi është e kundërta. Pushteti i jep gjithmonë rëndësi shtetit dhe kështu popullsia vetëm nënshtrohet. Ky është objektivi i ideologjisë së re nacionaliste të Putinit, që dëshiron që Rusia t’i kthejë krahët Europës e të shohë nga lindja, që dëshiron të shkojë në krahët mikpritëse të Kinës. Duma – siç thonë me shaka liberalët që tashmë kanë heshtur – është si një printer i marrosur, që nxjerr njërin ligj ultrapatriotik pas tjetrit.

Nëse fajkonjtë festojnë, liberalët kanë heshtur. Entuziasmin për Krimenë e aneksuar ushtarakisht e ndan jo më pak se 90 % e popullsisë, pra edhe shumë prej atyre që dy vjet më parë kishin zbritur të protestonin në sheshin Bolotnaja.

Pra, jemi në një stanjacion të ri, një amulli ideologjike e ngjashme me atë të viteve të fundit të BRSS-së. Dhe tentativa e Gorbaçovit dhe Jelsinit (Jelsini i viteve të parë) për të ndjekur shembullin e Pjetrit të Madh dhe për të bërë që Rusia të kthente sytë nga Europa, mbyllet me Vollgogradin që do të quhet Stalingrad.

Në situatën aktuale, sanksionet që Perëndimi i imponon Rusisë bëjnë lojën e regjimit të Putinit, që i përdor me zhdërvjelltësi për të shpjeguar vështirësitë ekonomike të vendit: është Perëndimit – i pabesë dhe i lig – përgjegjësi i vërtetë.

Ashtu si çdo herë, stanjacioni i ri do të zgjasë deri sa do të zgjasë pushteti individual. Megjithatë, fajkonjtë shumëfishohen me shpejtësi, edhe tek brezat e rinj. Dhe pëllumbat ose largohen, ose hedhin tutje penat. As nuk shohin ndryshim në horizont.

Eshtë ky, stanjacioni à la russe.

Leave a Reply

Back to top button