Analiza

Il Messaggero: don Simoni, prifti-hero që bëri të qajë Papën

don simoniMendonin se do ta gjunjëzonin, se do ta fitonin, të bindur se herët a vonë do të hiqte dorë nga liria e ndërgjegjes. Edhe sot e kësaj dite, sytë e don Ernestit, që sapo ka mbushur 84 vjec, shpojnë si shigjetë. Të shndritshëm. Pavarësisht flokëve të bardhë, ka ditur të ruajë ndërkohë shportin kokëfortë, luftarak, tipik për ata që luftojnë për një kauzë të lartë. Kalitja është e madhe për ata që në jetë kanë vuajtur shumë. Përballë Papa Franceskut, në katedralen e Tiranës, ka dhënë një dëshmi prekëse, duke u bërë kështu zëdhënësi i shumë heronjve, viktimave të pafajshme, martirëve të persekutuar

As 27 vitet në një kamp përqëndrimi dhe puna e detyruar nuk arritën ta gjunjëzojnë. Një shkëmb. Një forcë e natyrës. Energjinë ia ka dhënë Zoti. Kështu duhet të jetë. Don Ernest Simoni, paraqitet kështu. Prifti i moshuar shqiptar, që me historinë e tij ka bërë të lotojnë sytë e Papa Franceskut, për 18 vite ka thyer gurë në një minierë bakri në veri të Shqipërisë, dhe për dhjetë vite të tjerë, deri në fundin e regjimit të Enver Hoxhës, ka punuar në kanalet e ujërave të zeza, i zhytur deri në gjunj mes pisllëkut të lëngshëm, mes erës së keqe dhe atmosferës mbytëse.
DESHMIA
Mendonin se do ta gjunjëzonin, se do ta fitonin, të bindur se herët a vonë do të hiqte dorë nga liria e ndërgjegjes. Edhe sot e kësaj dite, sytë e don Ernestit, që sapo ka mbushur 84 vjec, shpojnë si shigjetë. Të shndritshëm. Pavarësisht flokëve të bardhë, ka ditur të ruajë ndërkohë shportin kokëfortë, luftarak, tipik për ata që luftojnë për një kauzë të lartë. Kalitja është e madhe për ata që në jetë kanë vuajtur shumë. Përballë Papa Franceskut, në katedralen e Tiranës, ka dhënë një dëshmi prekëse, duke u bërë kështu zëdhënësi i shumë heronjve, viktimave të pafajshme, martirëve të persekutuar.
Ata, ndryshe nga don SImoni, nuk ia kanë dalë. Nga viti 1944 deri në 1990, në Shqipëri ka qenë një ferr i vërtetë. Pushkatime, burgosje, dhunë, abuzime, tortura, punë e detyruar. “Në vitin 1952, qeveria në një lëvizje politike të kërkuar nga Moska u kërkoi priftërinjve që të zgjidhnin, mes Vatikanit, Papës dhe komunizmit. Eprorët tanë në seminar u pushkatuan të gjithë dhe unë u detyrova të përfundoj në fshehtësi studimet, duke qenë se isha ende seminarist”.
Në vitin 1963 u arrestua dhe u torturua. “Më dënuan me varje si armik, por Zoti deshi që të vazhdoja të jetoja, dhe kështu ndodhi”. Mes akuzave, edhe “krimi” se kishte kremtuar meshën për vrasjen e Kennedyt, i cili ishte vrarë një muaj para arrestimit të don Simonit. “Atë meshë e kremtova sipas udhëzimeve të Palit VI, që ua kish dhënë të gjithë priftërinjve të botës”. Më tej, dënimi ishte 18 vite burg dhe më pas, punë e detyruar.
KEPUCA E MOTER KALETES
Pas punës së detyruar, regjimi e dërgoi don Ernest Simonin të kryente punë të detyruar në kanalet e ujërave të zeza. Sot ky shëtit Europën, me ftesa të dioqezav etë ndryshme, për të rrëfyer historinë e tij dhe për t’u bërë të kuptojnë të rinjve, se prej respektit për lirinë burojnë të gjithë të drejtat e tjera.
Dëshmisë së tij në katedrale iu bashkua edhe ajo e një tjetër figure simbol të rezistencës shqiptare, motër Kaleta, edhe ajo e detyruar gjatë regjimit, që të dëshmonte besimin në fshehtësi, duke pagëzuar jo vetëm fëmijët e fshatrave, por edhe të gjithë ata që paraqiteshin tek dera. Një herë kishte pagëzuar një fëmijë duke marrë ujë nga një kanal me këpucën e saj. Nuk kish tjetër send. /Il Messaggero/
Pershtatur ne shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button