Horizonti.al

Iluzioni i trupit të padukshëm

screen-shot-2016-09-27-at-10-10-19

Një ekip studiuesish suedezë ka manipuluar perceptimet e subjekteve të përfshira në një eksperiment duke i bindur ata se kishin një trup të padukshëm. Iluzioni ka qenë kaq real sa ka modifikuar edhe sjelljen e tyre. E padukshmja gjithmonë ka tërhequr dhe frymëzuar njerëzit, shkrimtarët, filozofët dhe regjizorët. Nuk e kemi akoma aftësinë për ta bërë një objekt ose trup të padukshëm, por një grup neuroshkencëtarësh nga “Karolinska Institutet” i Stokolmit, kreu një eksperiment kurioz që luan me perceptimet e të paturit një trup të padukshëm. Subjektet mbanin një palë syze tridimensionale, ku projektoheshin imazhet e marra nga një çift telekamerash të që pasqyronin një hapsirë boshe. Kur u kërkohej pjesmarrësve të shihnin poshtë, këta në vend që të shihnin trupin e tyre (këmbë dhe bark) shihnin hapsirën bosh, sikur trupi i tyre të ishte i padukshëm. Personi pergjegjës për eksperimentin i prekte trupin subjektit në disa pika me një penel dhe në të njëjtën kohë i kryente këto lëvizje me një penel tjetër në hapsirën bosh të filmuar nga telekamerat, pra atë që shihte subjekti. Në më pak se një minutë subjektet bënin një lidhje mes ndjesive të prekjes dhe lëvizjes së penelit që shihnin përmes syzeve, sikur trupi i tyre të ishte i padukshëm. Si kundërprovë kërkuesit i drejtuan një thikë në kërthizë trupit të padukshëm dhe nga reagimet e subjekteve u vu re se kërcënimi perceptohej si i vërtetë. Kërkimi shkoi edhe më tej, për të kuptuar nëse ndjesia e së padukshmes kishte efekt mbi ankthin social. Kërkuesit i vendosën subjektet përballë një skene me të panjohur dhe verifikuan se subjektet që në ato momente përjetonin iluzionin e të qenit i padukshëm kishin nivele ankthi më të ulëta krahasuar me mesataren. Ndjesia e të paturit një trup të padukshëm ndikon mënyrën sesi truri ynë analizon dhe interpreton stimujt që vijnë nga situata publike. Ky rezultat mund të ketë efekte direkte, për shembull sugjeron qasje terapeutike për të kuruar ankthet sociale, por edhe për të vazhduar kërkimet mbi dilemën që Platoni ngriti 2000 mijë vjet më parë: nëse do të kishim vërtet dhuntinë e së padukshmes a do të dinim ta kontrollonim pa humbur kuptimin çka është e mirë e çka është e keqe?

Leave a Reply

Back to top button