Analiza

Implikimet rajonale të një marrëveshje bërthamore me Iranin

Screen Shot 2015-06-07 at 17.49.37

Nga Martin Indyk

“Brookings Institute”

Në muajt e ardhshëm, Kongresi me shumë gjasa do duhet të bëjë një zgjedhje:ose të miratojë një marrëveshje me Iranin që heq sanksionet, por duke i garantuar Irani kohë për të paktën 10-15 vitet e ardhshme;ose të refuzojë marrëveshjen, e cila do të lërë Teheranin vetëm  3 muaj larg nga prodhimi i armës, nën efektin gërryes të sanksioneve.

Në bërjen e asaj zgjedhjeje, Kongresi do të duhet të marrë parasysh, se marrëveshja bërthamore iraniane, do të kenë efekte të thella në të gjithë rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme. Marrëveshja bërthamore, nuk kishte kurrë si qëllim të merrej me pasojat e mundshme të heqjes së sanksioneve -domethënë një fat të papritur ekonomik për qeverinë e Teheranit.

Ekziston çdo arsye për të besuar, se të paktën nje pjesë e këtij fati të papritur ekonomik, do të rrisë kapacitetin e forcave problematike iraniane, sikurse janë Trupat e Gardës Revolucionare dhe njësitë e përkrahura prej saj si Hezbollahu në Liban, regjimi i Asadit në Siri dhe milicitë shiite në Irak.

Por implikimet e mundshme rajonale të një marrëveshje të mundshme, nuk janë aq negative sa për të justifikuar kundërshtimin e saj. Në fakt, duke patur parasysh trazirat që aktualisht kanë përfshirë Lindjen e Mesme, sigurimi i një Irani pa armë bërthamore për të paktën një dekadë- së bashku me një monitorim të rreptë të programit të tij bërthamor – do të ndihmojë në zhdukjen e një burimi kryesor tensioni, dhe mund të nxisë një kohezion më të madh, në trajtimin e burimeve të tjera të konfliktit dhe destabilitetit në atë rajon.

Në fundmi, marrëveshja blen një hapësirë frymëmarrje, për të paktën dhjetë vjet. Kjo ka vlerë për aq kohë sa inspektimi, monitorimi dhe dispozitat me efekte prapa-vepruese janë të besueshme, dhe koha është për t’i përdorur në mënyrë efektive dhe kontrolluar dhe ambicjet hegjemoniste të Iranit.

Për më tepër, pavarësisht implikimeve të tjera negative, marrëveshja nuk ka të ngjarë të shkaktojë një garë armatimi bërthamor. Nuk ka gjasa që Arabia Saudite, të fillojë ndërtimin e aftësive për pasurimin e uraniumit apo të kërkojë të ngrerë një seli të rëndësishme shkencore. Për 30 vjet me rradhë, ndërsa Irani zhvillonte i pafrenuar programin e tij ambicioz bërthamor, Riadi rivali i tij i vjetër, nuk ndjeu ndonjë nevojë për të bërë të njëjtën gjë. Dhe pse do ta bënte këtë tani, kur kufizime serioze do të vendosen ndaj programit bërthamor të Teheranit?

Egjipti dhe Jordania, janë sigurisht duke folur për fillimin e programeve të veta bërthamore, por të dyja këto vende janë nënshkruese të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve. Të tre shtetet arabe, do të duhet të pranojnë të njëjtat inspektime ndërkombëtare, ashtu siç ka pranuar Irani, në rast se duan që të përfitojnë bashkëpunimin, për të cilin do të kenë nevojë mbi këtë projekt.

Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë nënshkruar një marrëveshje 123, në të cilën ajo angazhohet të mos ndërtojë kurrë kapacitete për pasurimit të uraniumit. Dhe Turqia, si një aleate e NATO-s, tashmë gëzon një ombrellë bërthamore amerikane, në bazë të Nenit 5 të Traktatit.

Por edhe nëse përhapja bërthamore, nuk është në mesin e pasojave negative, presidenti Obama dhe Kongresi i SHBA, do të duhet të marrin parasysh implikimet rajonale të marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara, duhet të zhvillojnë një strategji paralele të sigurisë rajonale, për ta plotësuar marrëveshjen bërthamore, një projektuar që t’i kundërvihet dhe neutralizojë ndikimit rajonal

të Iranit.

Presidenti Obama, ka ndërmarrë tashmë hapin e parë në këtë përpjekje, nëpërmjet samitit të Kamp Dejvid, ku ai priti aleatët arabë të Gjirit Persik muajin e kaluar. Palët ranë dakord për një partneritet të ri strategjik, që do të “përshpejtojë” transferimin e armëve dhe zgjerojë bashkëpunimin mbi sigurinë, por ato fjalë duhet të përkthehen në veprime konkrete, duke kulmuar me hartimin e një kornizë të re të sigurisë rajonale.

Shqetësimet izraelite duhet gjithashtu të trajtohen si pjesë e përpjekjeve, për të garantuar një siguri strategjike. Sigurisht, Izraeli ka arsye të forta për të qenë i shqetësuar, në lidhje me synimet e regjimit iranian. Por, përderisa kjo marrëveshje do të kthejë prapa orën për programin bërthamor të Iranit, duke e vendosur atë të paktën një vit larg nga aftësia për të prodhura armën dhe deri në një pushim për 10-15 vitet e ardhshme, atëherë Tel-Avivi nuk ka asnjë arsye që të ndërmarrë për momentin ndonjë aksion parandalues.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, është i vendosur ta prishë marrëveshjen, pasi ai beson se ajo i hap rrugën Iranit të ndërtojë bombën gjatë afatit 15-vjeçar. Në këtë kontekst, do të jetë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara, të ndërmarrin hapa për të garantuar një siguri strategjike për Izraelin, duke forcuar aftësinë e tij vetëmbrojtëse, dhe penguar çdo kërcënim të mundshëm bërthamor nga ana e Iranit.

Këto masa, mund të përfshijnë përfundimin e negociatave, mbi një marrëveshje të re 10-vjeçare, për të siguruar ndihmë ushtarake ndaj Izraelit në një nivel në rritje, dhe garantuar aftësi më të mëdha mbrojtëse anti-raketore, si dhe aftësi të zgjeruar për të sprapsur ndonjë sulm të mundshëm.

Së fundi, duhet patur kujdes me nervozizmin me gjasë në rritje, në mesin e aleatëve tanë rajonalë si njëra nga pengesat më të mëdha në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranit. Shtetet e Bashkuara, duhet të fillojnë të hedhin themelet për krijimin e një ombrellë bërthamore, mbi të gjithë ato vende.

Kjo formë e zgjeruar e parandalimit, do të jetë një element i rëndësishëm, në kuadër të një sponsorizimi amerikan të sigurisë rajonale. As Izraeli dhe as aleatët arabë të Amerikës, nuk janë të përgatitur të marrin parasysh se në këtë moment, nuk është e mundur që Kongresi të miratojë një angazhim të ri bërthamor për çdo aleat rajonal në Lindjen e Mesme, me përjashtim të Izraelit. Por nëse politika e sigurisë strategjike, ndiqet vazhdimisht nga ky president si dhe pasardhësit e tij, është e mundur që të gjitha palët, të mund shohin “virtytin” e një garancie të sigurisë bërthamore, që në mënyrë efektive do të parandalojë Iranin, bëjë të panevojshëm një goditje izraelite parandaluese, si dhe eleminojë çdo nxitje për shtetet arabe, që të ndjekin programet e tyre të armatimit bërthamor.

Një marrëveshje e besueshme bërthamore, do të ngrejë megjithatë shumë shqetësime në Lindjen e Mesme, për sjelljen destabilizuese të Iranit, të cilën Shtetet e Bashkuara s’mund ta adresojnë tek vetë marrëveshja, por do të duhet ta bëjnë jashtë saj. Ky nuk është një justifikim, për kundërshtimin e marrëveshjes, e cila do të sigurojë një hapësirë shumë të rëndësishme

frymëmarrje gjatë 10-15 viteve të ardhshme.

Është një arsye më tepër, për plotësimin e marrëveshjes, me një përpjekje të fuqishme për të promovuar një strategji rajonale të sigurisë, që krijon avantazhin e fillimit dhe rindërtimit të një rendi më të qëndrueshëm në këtë rajon kaotik, por ende jetik.

Shënim: Martin Indyk është zv.presidenti ekzekutiv i “Brookings Institute” dhe ish-ambasador i SHBA-së në Izrael. Ai ishte themelues i Qendrës Saban për Politikat e Lindjes së Mesme. Gjatë administratës së presidentit Klinton, shërbeu si ndihmëssekretar i shtetit për Lindjen e Afërt. Ky shkrim është një përmbledhje e raportit që Indyk paraqiti para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan.

a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button