Enciklopedike

Incidente të çuditshme dhe të errëta të Luftës së Ftohtë: Bllokada në postbllokun Charlie

Screen Shot 2015-06-26 at 2.13.33 PM

Përveç krizës së raketave kubane, rreziku më i afërt i shpërthimit të luftës mes Bashkimi Sovjetik SHBA-së dhe bashkë me të, të Luftës së Tretë Bërthamore, ndodhi në 27 tetor 1961, kur tanket amerikane dhe ato sovjetike u përballën me njëri-tjetrin në Berlin, Gjermani. Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe, SHBA dhe Franca e ndanë Gjermaninë në 4 rajone, secili i kontrolluar nga një prej katër vendeve. Berlini, që ra nën rajonin e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik, u nda në vetevete po në 4 rajone, secila e kontrolluar nga një prej katër vendeve. Pasi aleatët perëndimorë, kundërshtuan përpjekjet e Bashkimit Sovjetik për të ndërtuar Murin e Berlinit, trupat sovjetike dhe ato të Gjermanisë Lindore filluan t’u mohonin diplomatëve aleatë hyrjen në Berlin. Trazirat filluan në 22 tetor 1961, kur ushtarët e Gjermanisë Lindore, penguan një diplomat amerikan të shkojë në Berlin.

Gjenerali amerikan, Lusius Klej urdhëroi një diplomat tjetër të shkojë në Berlin, i shoqëruar nga forcat e ushtrisë. Diplomati kaloi përmes postbllokut Charlie në Berlin me një eskortë ushtarake, ndonëse ushtarët e Gjermanisë Lindore shfaqën një rezistencë paqësore. Më pas, gjenerali Klej urdhëroi dislokimin e tankeve para postbllokut. Dhjetë tanke amerikane M48A1 dhe tre automjete të blinduara M59, u dërguan në pikën e kontrollit, dhe shumë shpejt atyre iu bashkuan tanket sovjetike, në anën tjetër të qytetit. Tanket e të dyja palëve qëndruan në ato pozicione për 16 orët e ardhshme me armët drejtuar njëri-tjetrit. Pastaj, sovjetikët tërhoqën një nga tanket e tyre, dhe SHBA bëri të njëjtën gjë. Kjo vazhdoi, derisa të gjitha tanket e braktisën postbllokun./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button