Enciklopedike

Incidente të çuditshme dhe të errëta të Luftës së Ftohtë: Fluturimi i Matias Rustit

Screen Shot 2015-06-28 at 23.16.55

Matias Rust nuk ishte ushtarak apo një spiun. Ai ishte vetëm një pilot rishtar, i cili fluturoi me një avion të tipit Cesna nga Gjermania Perëndimore në Moskë, në mënyrë që të mund t’i dorëzonte liderit të ri sovjetik Mikail Gorbaçov, një manifest prej 20 faqesh sesi të promovohej paqja në botë.

Në 13 maj 1987, Matias mori avionin Cesna nga klubi i tij i fluturimit, dhe udhëtoi fillimisht për në Ishujt Shetland dhe pastaj drejt Finlandës, ku ai u furnizua me karburant dhe nisi udhëtimin e tij për në Moskë. Tre njësi ruse të mbrojtjes ajrore u vënë në gatishmëri, dhe dy avionë zbulues iu vunë pas, teksa Cesna e Matias fluturoi afër bregdetit sovjetik.

Një nga pilotët interceptues, raportoi se aeroplani dukej si një Yak-12 (një avion sportiv sovjetik) dhe e la atë të vazhdonte fluturimin. Ai u kap më pas nga dy interceptorë të tjerë që iu afruan pranë, por nuk arritën të vinin re flamurin e Gjermanisë Perëndimore dhe numrin e regjistruar në avion.

Një njësi e mbrojtjes ajrore, gjykoi se kishte të bënte me një pilot të trajnuar, që kishte harruar të kthehej në bazë. Edhe dy avionë të tjerë sovjetike e interceptuan atë, por ndërprenë ndjekjen pasi komandanti i tyre, u tha se ishte shumë e rrezikshme që të fluturonin në një lartësi aq të ulët.

Edhe një stacion radari gjithashtu e identifikoi avionin e Rust, por kontrollorët besonin se ai ishte një nga dy helikopterët, që kryenin operacionet e kërkim-shpëtimit në një zonë aty pranë.

Vetëm kur Matias fluturoi mbi Moskë, dhe u ul në Sheshin e Kuq shumë pranë Kremlinit-zyrtarët e rezidencës së liderit sovjetik, e kuptuan se kishte ndodhur diçka tmerrësisht e gabuar. Ai u arrestua nga forcat sovjetike të sigurisë, që besonin se ishte pjesë e një celule më të madhe, e cila synonte nxitjen e kaosit në Bashkimin Sovjetik.

Disa komandantë ushtarakë, duke përfshirë Ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e Forcave të Mbrojtjes Ajrore, ose u shkarkuan ose ndaj tyre u morën masa disiplinore. Vetë Matias kaloi 18 muaj në burg, për shkeljen e hapësirës ajrore sovjetike, por kur u kthye në shtëpi, ai u bë menjëherë një hero./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button