Enciklopedike

Incidente të çuditshme dhe të errëta të Luftës së Ftohtë: Operacioni “Monopoli”

Screen Shot 2015-06-29 at 23.34.11

Operacioni “Monopoli”, ishte një projekt i qeverisë amerikane, për të gërmuar një tunel nën ambasadën sovjetike në Uashington, gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitin 1977, ndërsa sovjetikët ishin të zënë me ndërtimin e ambasadës e tyre në Uiskonsin Avenju në Uashington, NSA dhe FBI ndërtuan një tunel nëntokësor poshtë ambasadës, në mënyrë që të mund të përgjonin sovjetikët.

FBI bleu gjithashtu disa shtëpi, në zonën që do të përdorej si pikë vëzhgimi, si dhe për të patur një qasje të fshehtë në hyrjen e tunelit. Projekti, rezultoi të ishte një dështim total. Uji shpesh rridhte në tunel, ndërsa pajisjet përgjuese të teknologjisë së lartë të NSA-së, shpesh dështuan të punojnë.

Si për ta komplikuar më tej problemin, agjentët brenda tunelit nuk e dinin se ku ndodheshin; për aq sa e kishin llogaritur, mund të ishin duke përgjuar në dhomën e magazinimit.

Në vitin 1989, agjenti i dyfishtë i FBI-së, Robert Hansen u tregoi sovjetikëve mbi tunelin. FBI-ja hoqi dorë dhe në fund e mbylli tunelin në vitet ‘90. Interesante është të theksohet se në vitin 1980, ndërsa ambasada dhe tuneli ishin në ndërtim e sipër, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara fajësuan ambasadat e tyre respektive në Uashington dhe Moskë, me SHBA-në që akuzoi sovjetikët se spiunuan ambasadën e tyre në Moskë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button