Enciklopedike

Incidentet e Luftës së Ftohtë: Çështja Petrov

Screen Shot 2015-07-01 at 08.21.20

Çështja “Petrov”, ishte një operacion i dështuar i spiunazhit sovjetik në Australi, që në fillim përçau Partinë Laburiste atje, dhe më pas ndryshoi të gjithë politikën australiane. Në qendër të komplotit ishte Vladimir Petrov dhe gruaja e tij, Evdokia Petrov. Dyshja, të cilët ishin spiunë të KGB-së, u dërgua në ambasadën sovjetike në Australi si pjesëtarë të stafit në shkurt të vitit 1951. Vladimir u miqësua shpejt me Doktor Mikael Bialoguskin, i cili vetë ishte një spiun i Shërbimit Sekret Australian (ASIO). Për disa muaj, ASIO e përdori Bialoguskin për të bindur Vladimirin të dezertonte, por ky i fundit refuzoi.

Ai dezertoi më vonë, vetëm pasi së bashku me gruan u akuzuan për drejtimin në ambasadën sovjetike të një celule besnike ndaj Lavrenti Berias, që dikur drejtonte policinë sekrete sovjetike, por tashmë kishte rënë nga pushteti. Kjo do të thotë se nëse çifti do të kthehej në Bashkimin Sovjetik, ata mund të ekzekutoheshin. Vladimir më në fund vendosi të dezertojë në të njëjtën ditë, që mbërriti personi që do ta pasontë atë në ambasadë. Ai dezertoi pa e njoftuar gruan e tij, e cila tashmë ishte vendosur nën arrest shtëpiak në ambjentet e ambasadës. Dy agjentë të KGB mbërritën më pas në Australi, për ta rikthyer sërish në Bashkimin Sovjetik. Ajo u dërgua në aeroport, ku një turmë anti-komunistësh të vendosur ishin mbledhur për ta shpëtuar, ndërsa ajo po tërhiqej zvarrë drejt avionit. Fillimisht autoritetet australiane nuk deshën të përzihen në këtë çështje, por pastaj vendosën të ndërhyjnë pasi panë turmën në aeroport. Kryeministri australian, Robert Menzis, urdhëroi një agjent të ASIO-s për ta takuar zonjën Petrov në aeroport dhe japë asaj azil politik.

Dy agjentët e KGB u ç’armatosën, dhe Evdokia u lirua nga paraburgimi dhe u dërgua në një shtëpi të sigurtë, ku edhe ajo gjithashtu dezertoi. Çifti u ribashkua, por Evdokia kishte ende frikë se nëna dhe motra e saj do të ekzekutoheshin në Bashkimin Sovjetik. Fati i tyre mbetet i paqartë edhe sot, duke i dhënë kësaj historie një fund paksa të hidhur./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button