Enciklopedike

Incidentet e Luftës së Ftohtë: Operacioni “Able Archer”

Screen Shot 2015-06-30 at 18.59.50

Në nëntor 1983, Shtetet e Bashkuara dhe disa prej aleatëve të saj nisën operacionin “Able Archer”, një lojë lufte. Ndonëse operacioni ishte thjesht një stërvitje për gjendjen e gatishmërisë, Bashkimi Sovjetik gati sa nuk lëshoi raketat bërthamore drejt SHBA-së. Operacioni, përfshiu 40 mijë trupa të NATO-s dhe një sulm të simuluar bërthamor mbi Finlandën, Greqinë, Jugosllavinë, dhe Norvegjinë, me pretendimin se ato ishin sulmuar nga vendet e Paktit të Varshavës. Disa oficerë të lartë ushtarakë amerikanë, duke përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes, Kreun e Shefave të përbashkët të Shtabit, zv.presidentin dhe vetë presidentin, morën role strategjike në operacion, çka i bëri sovjetikët të besojnë se ky ishte një sulm i vërtetë. Në kundërpërgjigje të sulmeve të mundshme, Bashkimi Sovjetik armatosi me mbushje bërthamore, disa prej avionëve të saj ushtarake në Gjermaninë Lindore dhe Poloni. Gjithashtu u bënë gati disa raketa për lëshim, të cilat iu dërguan nëndetëseve bërthamore në rajonin e Arktikut, në mënyrë që ato të mos sulmoheshin dot nga forcat aleate. NATO i vërejti të gjitha përgatitjet e bëra nga Bashkimi Sovjetik, por aleatët perëndimorë pandehën se edhe Moska ishte duke luajtur lojëra lufte./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button