Bota

Incidenti: Dy bombardues rusë zmbrapsen shumë pranë territorit të SHBA-ve

Dy aeroplanë rusë me kapacitet për mbartje të bombës atomike kanë fluturuar afër Alaskës në Shtetet e Bashkuara, duke e arritur distancën prej 100 kilometrave nga ishulli Kodiak.

Kjo është hera e parë gjatë pushtetit të Donald Trump, i vënë në krye të Shtëpisë së Bardhë  më 20 janar të këtij viti, që Rusia dërgon bombardues aq afër Shteteve të Bashkuara

Zyrtarët amerikanë thanë mbrëmë vonë se dy bombardues rusë të tipit, Tu-95 Bear, fluturuan 280 milje në jugperëndim të Bazës së Forcës Ajrore Elmendorf, brenda zonës identifikuese të Mbrojtjes Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Forca ajrore amerikane kanë ngritur dy aeroplanë luftarakë të tipit F-22, për t’i zmbrapsur bombarduesit rusë, në një operacion që ishte “i sigurt dhe profesional”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gary Ross.

Gjatë këtij incidenti, aeroplanët luftarakë amerikanë fluturuan afër aeroplanëve rusë për 12 minuta dhe pastaj aeroplanët rusë e ndryshuan kursin, duke u kthyer prapa në bazën e tyre në pjesën lindore të Rusisë,  sipas agjensisë së lajmeve Fox News.

Leave a Reply

Back to top button