Enciklopedike

Incizimet e trurit mund të parashikojnë nëse…

Screen Shot 2015-04-21 at 2.55.18 PM

Neuroshkencëtarët amerikanë pohojnë të kenë gjetur mënyrën që në bazë të skanimit të trurit të parashikojnë nëse keqbërësi do ta përsërisë veprën.

Sipas ekspertëve amerikanë, keqbërësit tek të cilët shihet zona me aktivitet më të dobët në zonën e trurit e lidhur me marrjen e vendimeve dhe veprimit kanë gjasa më të mëdha për t’u arrestuar përsëri. Ekipi i udhëhequr nga Kent Kiehl, neuroshkencëtari në Mind Research Network në Albuquerque ka studiuar grupin prej 96 të burgosurve meshkuj pak para lirimit të tyre nga burgu. Ata kanë skanuar trurin e të burgosurve derisa ata në kompjuterë kanë bërë ushtrime në të cilat është dashur të marrin vendime të shpejta dhe të frenojnë reaksionet impulsive. Duke përdorur rezonancën magnetike funksionale në të cilën matet qarkullimi i gjakut përmes pjesëve të caktuara të trurit në veçanti kanë përcjellë aktivitetin në korteksin e përparmë cingular, transmeton Koha.net. Të burgosurit i kanë përcjellë për katër vjet të tjera. Ata me aktivitetin më të ulët në korteksin e përparmë cingular kanë pasur shanse më të mëdha të arrestohen përsëri pas daljes nga burgu. Kjo është vërtetuar pasi janë marrë parasysh faktorët tjerë të rrezikut si mosha, droga ose alkooli. Meshkujt të cilët kanë pasur dyfish aktivitet më të ulët në atë pjesë të korteksit të trurit kanë pasur 2.6 herë shanse më të mëdha për t’u arrestuar përsëri për të gjitha krimet dhe 4.3 herë më shumë shanse për t’u arrestuar për krimet jo të dhunshme. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button