Enciklopedike

Indianët e Amerikës dhe Dinosaurët

Seria: Teori të çuditshme në lidhje me origjinën etnike dhe racore

“Teoria e njerëzve, që dikur emigruan nëpërmjet ngushticës së Beringut për në Amerikë, është një marrëzi absolute. Nuk ka asnjë provë të vërtetë për këtë teori, fakti që kjo hipotezë ka qëndruar në këmbë për kaq shumë kohë, përbën thjesht një testament të sëmundjes mendore  të botës akademike”

Screen Shot 2015-06-14 at 23.18.49

Vine Deloria, ka lindur pranë rezervatit të indianëve Siuks “Pine Ridge Oglala” në Dakotën e Jugut, dhe u rrit në një familje me ndikime të përziera franceze, dhe të vendasëve të Amerikës. Ai ka shkruar shumë mbi nevojën e restaurimit të të drejtave fisnore, duke i dhënë kësisoj fund disa prej  mizorive më të tmerrshme të kryera kundër indianëve të amerikanës, sikurse edhe shkatërrimin e plotë të kulturës së tyre.

Përkrah të gjitha gjërave të mira që ka shkruar, ai qëndron gjithashtu prapa një libri pseudohistorik “Toka e Kuqe, Gënjeshtra të Bardha”, e cila pretendon se teoria e njerëzve, që dikur emigruan nëpërmjet ngushticës së Beringut për në Amerikë, është një marrëzi absolute. Ai pohon se nuk ka asnjë provë të vërtetë për këtë teori, dhe se qartazi, fakti që kjo hipotezë ka qëndruar në këmbë për kaq shumë kohë, përbën thjesht një testament të sëmundjes mendore  të botës akademike. Sipas Delorias, absolutisht çdo gjë që ne aktualisht mendojmë mbi historinë e hershme në botë, është e gabuar.

Evolucioni nuk ka ndodhur, për shkak se nuk ka asnjë provë të vërtetë mbi të. Mos e filloni historinë as tek epoka e akullnajave, pasi as ajo nuk është e vërtetë. Gjithësesi, teoria që e ofendon atë më shumë, është ideja e njerëzve që kalojnë nëpër Ngushticën e Beringut. Kjo sipas tij, nuk është vetëm në kundërshtim me shumicën e dijeve fisnore, të cilat tregojnë për një histori ku amerikanët vendas kanë lindur në vendin ku ata vazhdojnë të jetojnë, por ajo gjithashtu i jep arsye qeverisë për të deklaruar se pavarësisht të gjithave, vendasit nuk kanë të drejtë mbi tokën.

Historitë e vërteta, janë të rrënjosura tek historitë gojore të pleqve fisnorë. Amerikanët e hershëm, kanë jetuar së bashku me macet dhëmbë-shpatë dhe mamuthët, dhe në kundërshtim me idenë se disa specie janë gjuajtur deri në shfarosje, pati një katastrofë masive që i zhduku ato.

Paraardhësit e indianëve të Amerikes kanë ekzistuar – dhe aty kishte një periudhë paqeje – në të njëjtën kohë me dinosaurët. Historitë e gjigandëve që sundonin Tokën, shpjegojnë gjithashtu shumë. Në mënyrë të veçantë, ato tregojnë se ka pasur një përqendrim të lartë të dioksidit të kabornit në ajër.

Kjo e bën karbonin saktësisht të përputhshëm me çdo gjë, por është në fakt e pamundur, që do të thotë se afati kohor i pranuar shkencërisht, është një mënyrë e gabuar. Në fakt, të gjitha ato që janë të pranuara deri më tani në arkeologji dhe shkencë janë të gabuara, dhe të gjithë ju duhet të dëgjoni mitet e krijimit dhe përrallat me zjarrin e sjellë nga perënditë, dhe akullnajat që lëviznin në të gjithë vendin./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button