Enciklopedike

Ines Esteban, profetja 11 vjeçare që përfundoi në turrën e druve

Në vitin 1499, një profete e pazakontë u shfaq në qytetin spanjoll të Herrera del Duque. Emri i saj ishte Ines Esteban, një vajzë 10 apo 11 vjeç, që pretendonte se Mesia do të vinte në Tokë vitin e ardhshëm. Mesia do të shpëtonte “conversos”, hebrenjtë që konvertoheshin në kristianizëm dhe do i shpinte në Tokën e Premtuar.

Profecitë e saj i dhanë shpresë komunitetit të shtypur të të konvertuarve. Ajo u bë figurë shumë popullore, e ndjekur nga fëmijë e të rritur. Ndjekësit e saj nisën të praktikojnë sërish zakonet hebreje, si për shembull pushimi të shtunën. ata prisnin me padurim ardhjen e Mesias, që ishte planifikuar për në 8 mars 1500.

Natyrisht, Inkuizicioni nuk ishte aspak i kënaqur të dëgjonte këto gjëra. Një muaj pasi Mesia nuk u shfaq, Ines u arrestua nga Inkuizicioni dhe u mbajt në qytetin e Toledos, mes majit dhe korrikut 1500. Ndonëse ishte ende fëmijë, Inkuizicioni nuk kishte mëshirë. Vajza e gjorë u dogj në turrë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button