Sport

Iniesta lë “la Roja”. Nuk ishte lamtumira e ëndërruar.

Iniesta nuk do ta veshë më fanelën e Spanjës. Don Andres konfirmoi pas eliminimit të “la Roja”-s se kjo ishte ndeshja e fundit me ekipin kombëtar. “Kjo ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Në nivel individual mbaroi një etapë e mrekullueshme. Nuk ishte lamtumira e ëndërruar për mua, por futbolli i ka këto gjëra,” – u shpreh minuta më pas duke i thënë kështu lamtumirë Botërorit. Sigurisht që loja e Spanjës ishte poshtë pritshmërive, por pak mund ta kishin imagjinuar se “la Roja” do të mundej para Rusisë. “ Është një moment i vështirë. U mundëm sepse nuk ishim të aftë të ishim në lartësinë e rrethanve. Nuk ishim të aftë të pasonim një hap më përpara gjatë ndeshjes,” – analizoi ai. Andres Iniesta nuk mundi t’i thotë lamtumirë “la Roja”-s si titullar, Fernando Hierro e futi në minutën e 67-të në vend të David Silvës, por i rafiniuar me topin në këmbë e pranoi me elegancë këtë vendim. “Trajneri është ai që merr vendimet përtej asaj që i pranon ose jo sportisti,” – komentoi kur e pyetën për këtë fakt. Përsa i përket eliminimit të kombëtares Iniesta kujtoi se në futboll në fund fajtorët janë lojtarët në vend që të përqendrohej tek pezullimi i Julen Lopetegut dy ditë para fillimit të kampionatit. “Fajtorët janë lojtarët, sepse jemi ne në fushë. Secili prej nesh mban përgjegjësinë e vet. Do të isha oportunist, nëse do të flisja se pezullimin i  Lopetegut ka qenë thelbësor për eliminimin tonë. Gjithçka ka rëndësinë e vet, por në fund ishim ne ata që kishim topin,” – u shpreh Andres. Gjeniu i braktis të kuqtë pas 133 ndeshjeve ndërkombëtare me kombëtaren e tij me dëshirën që të kenë sukses dhe që ta harrojnë këtë goditje në Rusi. “Ekipi do të vazhdojë përpara, sepse ka lojtarë me nivel dhe duhet të përpiqet,” – u shpreh. Largohet duke lënë një trashëgimi të pashlyeshme të një klasi të jashtëzakonshëm me fanelën e të kuqve, me atë pikën kritike të asaj minute të 116 të ndeshjes Hollandë – Spanjë në finale e Afrikës së Jugut, 2010 që duke dëgjuar heshtjen, ashtu siç është shprehur vetë në shumë raste, njomi fytin e thirrjes së ekipit me një gol që e çoi një yll drejt fanelës, të cilën Andres po e lë, por që do të jetë e përjetshme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button