Analiza

Inkursione të rrezikshme

Si fuqi globale në ngjitje e sipër, Kinës i duhet të shfaqet e fortë dhe e vendosur në mbrojtjen e interesave të saj parësorë. Për ministrin e jashtëm Uang, “vendosmëria për ruajtjen e sovranitetit tonë dhe integritetit tonë territorial është e fortë si shkëmbi”. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara, për të ruajtur statusin e liderit global, janë po kaq të vendosura për të demonstruar besueshmërinë e tyre si polici i botës. Krijimi i një farë niveli tensioni në këtë zonë të botës është në interes të tyre

Bo Zhiyue

The Diplomat

Screen Shot 2015-06-05 at 09.45.43

Përkundër idesë së një “lloji të ri marëdhënieje mes fuqive të mëdha”, e përcaktuar prej një respekti reciprok dhe një bashkëpunimi të volitshëm për të dy vendet, propozuar nga presidenti kinez, Xi Jinping, kohët e fundit Kina dhe SHBA janë përfshirë në një provë force, e përqëndruar në rajonin e detit të jugut të Kinës. Në përgjigje të ndërtimit të ishujve artificialë nga ana e Pekinit në ujërat e kontestuara, në 21 maj, një patrullues detar amerikan ka kaluar pranë kantierit në ishullin e Fiery Cross, në ishujt Spratly, duke marrë tetë paralajmërime nga marina kineze.

BKT Reklama

Më pak se një javë më herët, një luftanije amerikane kishte përshkuar arkipelagun. Nga këndvështrimi i Pekinit, veprimtaria e ndërtimeve në detin kinez është legjitime dhe e domosdoshme. Siç deklaroi ministri i jashtëm kinez, Uang Yi në mars 2015, kinezët po ndërtojnë në oborrin e shtëpisë së tyre. Por, sipas Shteteve të Bashkuara, këto aktivitete nuk rrezikojnë vetëm fqinjët e Pekinit – si Vietnami e Filipinet, aleatë të Uashingtonit – por edhe lirinë e lundrimit në zonën e detit të jugut të Kinës, një prej rrugëve detare më të trafikuara të botës. Në këtë kontekst, asnjë prej të dy palëve nuk do të bëjë një hap prapa.

Si fuqi globale në ngjitje e sipër, Kinës i duhet të shfaqet e fortë dhe e vendosur në mbrojtjen e interesave të saj parësorë. Për ministrin e jashtëm Uang, “vendosmëria për ruajtjen e sovranitetit tonë dhe integritetit tonë territorial është e fortë si shkëmbi”. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara, për të ruajtur statusin e liderit global, janë po kaq të vendosura për të demonstruar besueshmërinë e tyre si polici i botës.

Krijimi i një farë niveli tensioni në këtë zonë të botës është në interes të tyre. Pikësëpari, sepse suksesi i strategjisë së Presidentit Obama, të riekuilibrimit, varet nga aftësia e Uashingtonit për të ruajtur vëmendjen e aleatëve dhe vendeve të tjerë të përfshirë, sa u përket problemeve të sigurisë, dhe jo për çështje vetëm ekonomike dhe tregtare. Së dyti, sepse tërheqja e Kinës si udhëheqës botëror alternativ është rritur shumë, me të njëjtin ritëm si projektet e saj madhorë (si rruga e re e mëndafshit dhe Banka Aziatike e INvestimeve në Infrastrukturë).

Kthimi i vëmendjes tek provokimet e Pekinit në detin e jugut të Kinës është një mënyrë efikase për ta dobësuar këtë tërheqje. Në fund, për SHBA, ruajtja e tensionit është një mënyrë e përballimit të Kinës që i krijon avantazh: dërgimi i ndonjë luftanije apo patrulluesve detarë pranë territorit kinez, edhe pse nervozon Pekinin, u kushton shumë amerikanëve. Kinës nuk i intereson një luftë me Shtetet e Bashkuara. Por Pekini do të ndihet i detyruar t’u përgjigjet veprimeve të mundshëm të amerikanëve, dhe pasojat në këtë rast do të ishin të pakontrollueshme.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button