Instagram po teston fshehurazi një opsion të ri që shumë përdorues kanë qenë duke pritur prej disa kohësh. Rrjeti social thuhet se është duke punuar në një buton “regram”, i cili do t’i lejojë përdoruesit e tij të ndajnë postimet e njerëzve të tjerë me një klik të vetëm. Ashtu si “retweet” i Twitter, ikona e regram do të shfaqet pranë “like”, “comment” dhe “send” butona që ndodhen poshtë postimeve individuale.
Opsioni i ri, i raportuar për herë të parë nga The Next web, do të mirëpritet nga përdoruesit e Instagram-it, shumë prej të cilëve përdorin aplikacione të palëve të treta për të ndarë postimet, ose ruajnë dhe ri-postojnë fotot dhe videot nga llogaritë e tyre. Megjithatë, nuk është e vetmja veçori e re që thuhet se po vjen në Instagram në muajt e ardhshëm.
Një faqe tjetër pretendon se ka parë dëshmi për disa funksione të tjera në punë, duke përfshirë GIF Search, që do t’ju lejojë të shtoni GIF-të në Storyt tuaj të Instagram-it, dhe Arkivat , të cilat do t’i ruani historitë tuaja në një arkiv personal./Bota.al