TeknologjiUncategorized

Instagram do të sjellë opsionin e ri që të gjithë kemi pritur

Instagram po teston fshehurazi një opsion të ri që shumë përdorues kanë qenë duke pritur prej disa kohësh. Rrjeti social thuhet se është duke punuar në një buton “regram”, i cili do t’i lejojë përdoruesit e tij të ndajnë postimet e njerëzve të tjerë me një klik të vetëm. Ashtu si “retweet” i Twitter, ikona e regram do të shfaqet pranë “like”, “comment” dhe “send” butona që ndodhen poshtë   postimeve individuale.

Opsioni i ri, i raportuar për herë të parë nga The Next web, do të mirëpritet nga përdoruesit e Instagram-it, shumë prej të cilëve përdorin aplikacione të palëve të treta për të ndarë postimet, ose ruajnë dhe ri-postojnë fotot dhe videot nga llogaritë e tyre. Megjithatë, nuk është e vetmja veçori e re që thuhet se po vjen në Instagram në muajt e ardhshëm.

Një faqe tjetër pretendon se ka parë dëshmi për disa funksione të tjera në punë, duke përfshirë GIF Search, që do t’ju lejojë të shtoni GIF-të në Storyt tuaj të Instagram-it, dhe Arkivat , të cilat do t’i ruani historitë tuaja në një arkiv personal./Bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button