Horizonti.al

Instikti “i brendshëm”: Ja si bakteret kontrollojnë mendjen tuaj

Screen Shot 2016-07-21 at 14.01.28Një nga zbulimet më të papritura të kërkimeve në florën e zorrëve, ka qenë lidhja mes mikrobiomës dhe gjendjen tuaj mendore. Boshti zorrë-tru është një rrugë komunikimi e dyanshme ndërmjet zorrëve dhe trurit. Sistemi nervor enterik, i njohur gjithashtu si ‘truri i dytë’, është një rrjet kompleks i neuroneve në zorrë, që mund të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Nuk është ende saktësisht e qartë se si mikrobet e trupit ndikojnë në trurin tuaj, por mendohet se vihen në lëvizje disa mekanizma të ndryshëm. Është zbuluar se bakteret e zorrëve prodhojnë nivele të larta të neurotransmetuesve, të cilat rregullojnë gjendjen shpirtërore, duke përfshirë edhe 95 për qind e serotoninës dhe 50 për qind të dopaminës tuaj.

Disa baktere mund të aktivizojnë nervin vagus, për të komunikuar drejtpërdrejt me trurin. Kësisoj ato mund të stimulojnë prodhimin e kimikateve të tjera që rregullojnë gjendjen shpirtërore të njeriut si GABA. Nivelet e ulëta të secilit prej këtyre neurotransmetursve janë të lidhura me depresion dhe ankthin, çka i ka çuar studiuesit të marrin parasysh trajtimet e mundshme të florës së zorrëve.

Në një përpjekje për të shqyrtuar rëndësinë e florës së zorrëve tek sjellja e njeriut, shkencëtarët kanë kryer studime të ndryshme tek minjtë. Bakteret të minjve u rritën në kushte sterile për t’u siguruar që nuk do të zhvillonin një mikrobiomë. Sjelljet e brejtësve u duken të ngjashme me ato që njerëzit i përshkruajnë si ankth, depresion, dhe madje në disa raste, autizëm. Kur shkencëtarët i trajtuan ato me variacione të ndryshme të baktereve të zorrëve, u duk se u rivendos sjellja e rregullt. Ndërsa ka një rrugë të madhe nga miu tek njeriu, këto studime janë gjithësesi premtuese. Hulumtuesit parashikojnë se një brez i ri i ilaçesh probiotikë, të quajtur ‘psikobiotikë’, mund të përdoret së shpejti. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button