Mite e Legjenda

Interesante: Hipoteza e kultit të ariut

Historianët kanë hedhur teorinë se indo-europianët e lashtë kishin dy kulte kryesore që të gjithë fiset i kishin të përbashkëta. Këto dy kulte njihnin ujqit dhe arinjtë si kafshë të shenjta. Ndërkohë që ujku simbolizonte maskulinitetin, pjellorinë dhe fuqinë e fisit, ariu përfaqësonte mëmësinë dhe pjellorinë. Në kohën e shkrimit të Rigvedas në sanskrinisht, kulti i ariut ishte zbehur. Megjithatë, po të shohësh përmes teksteve të lashtë, jehona e kultit të ariut mbetet. “Beowlf” i anglo-saksonëve është i ngjashëm me sagën islandeze të Bodvar Bjarkit, që përkthehet “Ariu i Betejës”. Luftëtarët nordikë “berserker” gjithashtu theksojnë këtë vlerësim të lashtë europian për ariun.

Leave a Reply

Back to top button