Enciklopedike

Interesante! Karakteristikat dhe fuqitë e Diamantit, sipas urtësisë së Lindjes

Diamanti formohet nëpërmjet metamorfozës së shpejtë të karbonit, për shkak të temperaturës së lartë dhe presionit të cilit ai i nënshtrohet në brendësinë e tokës. Falë shpërthimeve vullkanike, duke ndjekur llavën, minerali arrin në sipërfaqe. Masa e llavës formon të ashtuquajturat gurë kimberlitikë, brenda të cilëve gjendet guri i çmuar.

Në formën e tij më të pastër, Diamanti është absolutisht i pangjyrë dhe ka një fuqi të lartë të përthyerjes së dritës, duke dhënë përshtypjen që lëshon vetë dritë. Është gjithashtu materiali më i fortë dhe më i qëndrueshëm në botë. Emri buron nga greqishtja “adamas”, që do të thotë i pamposhtur.

Në vitin 2010, prodhuesit më të mëdhenj të diamanteve ishin: Botsvana, Rusia, Angola, Kanadaja, Kongo.

Diamanti në lashtësi

I quajtur “Mbreti i xhevahirëve” dhe “Kristal i Dritës”, Diamanti mban ende parësinë ndër gurët dhe mineralet më të çmuara në botë. Fatkeqësisht, megjithatë, bota, sidomos Perëndimi duket se ka harruar dhuntitë e tij të pafundme dhe e ka kthyer në një simbol të fuqisë ekonomike.

Legjenda thotë se shpirti ose xhindi mbrojtës që jeton brenda diamantit, ikën larg nëse vendqëndrimi i tij, blihet dhe shitet, pra nëse i vendoset një çmim virtyteve të tij. Ashtu si shumë gurë dhe objekte e instrumente të tjera ezoterike, ajo që do ta bindte gjeniun t’i japë fuqi atyre që e mbajnë gurin, do të ishte një akt bujarie. Nëse Diamanti na jepet nga një person që na do, ai do të jetë një përçues i kësaj dashurie, në gjendje për të bërë mrekulli.

Është thënë se Perëndia i Minierave një ditë mblodhi të gjitha gurët e çmuar në dispozicion të tij dhe duke i bashkuar, krijoi diamantin e parë. Është pa ngjyrë, por, nëse ekspozohet ndaj dritës, zbulon ngjyrat e të gjitha gurëve që e përbëjnë atë. Përveç përfshirjes së Ngjyrave, ai lidhet logjikisht me të gjitha talentet.

Si gjithmonë, legjendat e lashta shfaqen një instrument poetik dhe romantik për t’u kthyer dhe parë botën me magji, ashtu si vetëm një fëmijë ose një i iluminuar mund ta bëjë.

Cilësitë e Diamantit

Për shkak të formimit nga karboni dhe për faktin se tregon bukurinë e tij të plotë vetëm nëse punohet, Diamanti është një simbol i rrugës alkimike të zgjimit dhe transformimit që shpirti i njeriut duhet të arrijë, në mënyrë që të shoqërohet me Hyjnoren.

Të lashtët besonin se atyre që e mbanin, veçanërisht nëse i futur në flori në krahun ose dorën e majtë, ai u sillte pushtet, pasuri, dashuri, shëndet, fitore, mbrojtje nga helmet dhe magjitë. Lutja ose adhurimi i një hyjnie me këtë gur lejonte të fitoje favorin e perëndive dhe të arrije një gjendje të iluminizmit.

Sipas terapisë kristalore moderne Diamanti është në gjendje të përforcojë emocionet dhe energjitë e kujtdo që e mban atë. Për këtë arsye, nuk është e këshillueshme ta mbani kur përjetoni ndjenja veçanërisht konfliktuale.

Duke qenë një kristal purifikues, është i përshtatshëm për të stimuluar aktivitetin e organeve sekretore, është më në përgjithësi një mjeshtër i shërimit, sepse lejon integrimin e trupit dhe shpirtit. Rekomandohet kur përpiqeni të njihni vetveten më mirë dhe doni të bëni ndryshime në jetën tuaj. Punon mirë në të gjithë sistemin nervor dhe trurin.

Ai sjell gëzim, dritë dhe butësi në shpirt, duke lehtësuar eliminimin e materialit emocional kur është koha për ta transformuar. Gjithashtu ju lejon të kuptoni marrëdhëniet midis gjërave nga më të ndryshme. / Astra – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button