Magazine

INTERESANTE / Si e imagjinonin rusët 2017-ën, në vitin 1960…

Si parashikonin njerëzit në Bashkimin Sovjetik, se do të jetonin në vitin 2017? Një seri filmash fotografikë nga viti 1960 tregon se pritshmëritë ishin shumë të ngjashme me parashikimet futuriste të amerikanëve. Sigurisht, me pak prekje komunizmi.

Ky shirit filmik është paraqitur përmes Diafilmit në vitin 1960 – një lloj projektori shtëpiak i sili ka qenë shumë popullor në Bashkimin Sovjetik, raporton bota.al.

Ilustrimet ishin krijuar nga L. Smekhov dhe shkruar nga V. Strukova e V. Shevchenko. Dhe është e pabesueshme se sa pranë janë me atë që ndodhte në SHBA, sa i përket ëndrrave teknologjike.

Më poshtë disa prej pamjeve, shoqëruar me përkthimet nga Moscow Times.

“Në vitin 2017″


Një prej paneleve tregon studentë në vitin 2017 që përdorin një “pajisje speciale kinemaje” e cila u lejon që të shohin pas në kohë se si ishte krijuar Bashkimi Sovjetik dhe si ishte zhvilluar. Eshtë interesant fakti që ilustrimi duket sikur është frymëzuar prej ekspozitës Futurama nga Panairi Botëror i Nju Jorkut në vitin 1939.

Vizitorët në panair mund të shihnin qytetet futuriste të të nesërmes në Futurama, jo shumë ndryshe prej fëmijëve sovjetikë më lart.


Ashtu si ëndrrat që shiteshin në SHBA në mesin e shekullit, gjithcka në Bashkimin Sovjetik të të ardhmes do të vihej në punë përmes energjisë bërthamore! Edhe trenat!

Moscow Times shkruan:

Fëmijët dëgjojnë zërin e rrëfyesit: “Dhe kjo është diga në Ngushticën e Beringut. A e shihni cfarë po ecën mbi të? Trena që punojnë me energji bërthamore. Diga bllokoi rrymat e ujit të ftohtë nga Oqeani Arktik dhe klima në Lindjen e Largme u përmirësua”.


Edhe shpimi në të ardhmen do të përparojë. “Dhe pastaj, sipërfaqja e Tokës sikur u shkri, dhe mund të shihni atë që ndodh nën sipërfaqen e tokës. Në thellësitë e vullkanove, mjetet e bëra me celik special që i reziston nxehtësisë, shponin thellë e më thellë drejt burimeve të pashtershme të energjisë”.


Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte mrekullia e udhëtimit hapësinor.

Moscow Times shkruan:

Pastaj, në film, vetë Toka zhduket. Në hapësirën e jashtme, pothuaj me shpejtësinë e dritës, anije kozmike ndëryjore nisen drejt sistemit planetar më të afërt, Alpha Centauri. Fotografitë e udhëtimit hapësinor janë padyshim sovjetike, por amerikanët mund të dallojnë pak nga Chesley Bonestell nga mesi i viteve 1950.


Takojmë një djalë me emrin Igor, babai i të cilit punon në kontrollin e motit. Kontrolli i motit, ishte padyshim një gjë pas të cilës edhe BS edhe SHBA ishin të fiksuar gjatë Luftës së Ftohtë, si një armë potenciale.

Më lart shohim Igorin që vendos një “shënim udhëzues” në kuzhinën e kompjuterizuar, udhëzues që i përgatit atij mëngjesin. Pasi makina lexon udhëzimet, “ajo mat automatikisht atë që nevojitet dhe thikat speciale presin me shpejtësi perimet”.

Nëse ngjan shumë me Jetsons, është e vërtetë. Dhe mendoni që është prothuar dy vjet para se Jetsons të shfaqej në televizionet amerikane.


Shtëpia e Igorit ka një videofon. Mund ta shohësh si pajisje më vete në të majtë, teksa Igori rend të flasë me mamanë e tij. Ashtu si Jetsons, distanca nuk është një pengesë për komunikimin në këtë version të 2017-ës.


Mamaja e Igorit ndodh që të jetë në një “kopësht lundrues” të të ardhmes në Detin e Zi.


Moscow Times shkruan:

“A ndodhesh… në Detin e Zi?” pyet Igori i habitur. “Jam këtu për punë”, thotë ajo. “Po inspektoj kopshtet lundrues të fëmijëve në Detine  Zi. Merr babanë dhe thuaj që nuk do të vij në shtëpi deri nesër”.


Dhe cfarë ndodh kur je në elementët e ashpër të dimrit, si në pamjen më lart?


Shkon nën tokë…


… ku të pret një utopi e pabesueshme moti të përsosur.


Por këta qytete të nëndheshëm prodhojnë me bollëk. Ky këtu, i njohur si Uglegrad i tregon një grupi vizitor studentësh se sa shumë mund të prodhohet.


Por nuk ka vetëm punë pa fund. “Një burim i përjetshëm”, teksa udhërrëfyesi u mburret për atë që kanë ndërtuar nën tokë në vitin 2017.


Babai i Igorit punon për stacione të kontrollit të motit, si ky që shihet më lart.


Por ka telashe në parajsë. Imperialistët e ndyrë (amerikanët) po merren me armë që nuk duhet t’i kenë.

Moscow Times shkruan:

Ndërkohë, në Institutin Qendror të Kontrollit të Motit, ku punon babai i Igorit, ka lajme të zymtë. “Sapo jemi informuar”, thotë krye-meteorologu, “se imperialistët e fundit që kanë mbetur, që fshihen në një ishull të largët, kanë testuar një armë të ndaluar. Gjatë testimit, ka patur një shpërthim me forcë të paprecedentë, që shkatërroi gjithë ishullin dhe në të njëjtën kohë krijoi trazira atmosferike përreth planetit”.


Cfarë do të bëjë babai i Igorit? Imperialistët e ndyrë kanë shkaktuar një stuhi me armët e tyre të mallkuara në jug të Paqësorit.


Stacioni hapësinor duhet të zhvendoset për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Moscow Times shkruan:

“Në ekranin që ndodhet në stacion, një pamje e Detit të Zi shfaqet papritmas. Një tornado gjigand shkul catitë e shtëpive, duke rrafshuar një fshat njëshekullor”.


Burrat guximtarë të stacionit të motit kanë shpëtuar BS-në.


Kur stacioni hapësinor kthehet në Moskë, ata brohoriten si heronj, pasi kanë përdorur fuqitë e tyre të kontrollit të motit për të shpëtuar qindra jetë.


Dhe familja ribashkohet, qoftë edhe në videofon për një moment. Efektet e tmerrshme mbi motin që shkaktoi arma imperialiste janë bllokuar në vitin e lavdishëm 2017, por mbetjet e fundit të lëvizjes së tyre kapitaliste ndoshta nuk janë eleminuar tërësisht. Supozojmë që vigjilenca mbetet e domosdoshme. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button