Analiza

Interneti në Kubë, a do të realizojnë SHBA një revolucionin dixhital?

Ndoshta rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Havanës do të ligjërojë përdorimin e internetit në ishull

Nga Fabio Franchini

Cuba internetA do të shënojë shkrirja e akujve mes SHBA dhe Kubës edhe një hop historik, përsa i përket teknologjisë së informacionit? Në 17 Dhjetor u rregjistrua kthesa historike: Barak Obama në lidhje të drejtpërdrejtë televizive, njoftoi çeljen e një epoke të re në marrëdhëniet diplomatike me ishullin, të ndërprera që prej vitit të largët 1961. Embargoja disadekadëshe, tashmë ndodhet në fundin e saj: Uashingtoni dhe Havana kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin. “Të gjithë jemi amerikanë”- tha Obama në gjuhën spanjolle, por jo të gjithë amerikanët kubanë kanë internet. Faqet e internetit në Kubë, ndodhen nën kontrollin e rreptë të qeverisë ose thënë ndryshe censurohen. Regjimi komunist, përndjek autorët e blogjeve kritikë ndaj tij. Interneti, është në të vërtetë një mirazh në ishullin kastrist: këtu transmetimi në valë të gjerë, përtej asaj çka thuhet në njoftimet zyrtare, nuk ka mbërritur asnjëherë. Të hysh në rrjet është jo pak e vështirë, pasi përveç kufizimeve të vetë shërbimit, përdoruesit duhet të përballen edhe me ngadalësinë e madhe të rrjetit dhe çmimet tejet të kripura që jo të gjithë mund t’i përballojnë.
Udhëheqja kubaneze i druhet forcës që ka interneti, që do të mund t’i hiqte disi miopinë, një populli të mbajtur për shumë kohë nën fre, përmes një fushatë propagandistike boshe. Për të riparuar këtë anomaly, po mendon pikërisht administrata Obama. “Zëri i Amerikës” raporton se Shtëpia e Bardhë po ushtron presion ndaj rregimit, për të çuar internetin në Kubë dhe bashkë me të edhe një liri më të madhe të fjalës për qytetarët atje. VOA citon vlerësimin e bërë nga organizata “International Telecommunications Union” në OKB:“Vetëm 25 përqind e kubanezëve ka akses në rrjet. Një numër, që përfaqëson megjithatë njerëz që me shumë gjasa kanë zyrtarisht mundësi që të përdorin shërbimin. Ndaj besohet se përqindja reale e përdoruesve të jetë shumë më e ulët”. Organizata e njohur ndërkombëtare, “Freedom House” llogarit se deri në vitin 2011 “shpërndarja e e internetit ishte e barabartë, ndoshta me vetëm 5 përqind të popullsisë, gjë që e bën Kubën një prej vendeve më pak të lidhura me internetin në botën”. Folëm pak më lart për koston e lidhjes së shërbimit. Organizata “Reporterët pa Kufij”, thotë se kostoja mesaare për gjysmë ore lundrim në internet, luhatet mes 5 deri në 7 dollarë. Kjo në një kohë, kur rroga mesatare mujore në Kubë është 20 dollarë. Pra sfidë mbetet realizimi i një revolucioni teknologjik për mbi 11 milionë banorët e ishullit. Si bëhet kjo? Përmes lëshimit të një kavoje nënujore me fibra optike. Dhe kjo që nuk është ndonjë gje e re:lidhja duhet të ishte kryer shumë kohë më parë nga Majami, por projekti asokohe u pezullua. Vetë presidenti amerikan, në fjalimin e tij tha se beson në “shkëmbimin e lirë të informacionit”, për të shtuar më tej:“Për fat të keq, sanksionet tona u kanë mohuar kubanezëve aksesin në teknologji. Kjo e fundit është e aftë t’u japë pushtet njerëzve në të gjithë botën”. Tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë për një revolucion të vërtetë në këtë fushë./corriere.it/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button