Një numër linjash eksperimenti kanë konverguar, për të më bindur mua dhe të tjerët, ndonëse jo të gjithë, se testosteronet duke vepruar në trurin e mashkullit përpara lindjes, e bëjnë atë diçka ndryshe nga truri femëror … Ajo përvojë më tregoi gjithashtu që në një shoqëri shumë të vogël, procesi i vendimarrjes, në mënyrë të paevitueshme i përfshin gratë. Burrat mund të të tregojnë se janë superiorë ndaj grave në një mënyrë ose në një tjetër – ti do ta dëgjosh këtë nga burrat në shumicën e kulturave – por në një kulturë si kjo, ata nuk mund t’i përjashtojnë gratë nga pjesëmarrja…
Çfarë na tregojnë kafshët ne njerëzve? Na tregojnë se ka shumëllojshmëri të madhe atje në natyrë. Ti nuk i sheh meshkujt të dominojnë kudo. Ka lloje në të cilat femrat janë më të mëdha dhe më të rrezikshme sesa meshkujt. Unë e dua shumë shembullin e mantisit që lutet. Ata gjenden në mes të aktit të çiftimit dhe ajo e kafshon kokën e tij! Ai përsëri vazhdon. Ajo merr dhurimin e spermës dhe ha pjesën tjetër që ka mbetur prej tij. Ai është duke bërë një sakrificë për KRIJIMIN e foshnjes…
[real3dflipbook id=”461″]