Analiza

INTERVISTA / Çfarë dreqin po ndodh në Irak?

IRAQ-UNRESTNjë ekspert na shpjegon se çfarë po ndodh realisht në Irak. Një intervistë me Olivier Roy

Me Irakun e përfshirë nga dhuna sektare dhe mizori massive, Olivier Roy, një Profesor në European University Institute në Itali dhe një ekspert lidhur me Islamin politik flet për gjendjen e marrëdhënieve midis sunitëve dhe shiitëve, perspektivën e një lufte rajonale më të gjerë dhe faktit nëse kufijtë e Lindjes së Mesme po përgatiten të ndryshojnë.

Çfarë mendoni për ISIS-in si grup? Si e shikoni atë të ndryshëm nga grupet e tjera të dhunshme myslimane?

ISIS-i është një pjellë e al Qaedas, kështu që është një lëvizje ndërkombëtare e globalizuar të cilës i mungojnë rrënjët e thella në shoqërinë lokale dhe që nuk e ka një projekt “kombëtar” (në kundërshtim nga Hamasi, Hizballahu, Xhihadi palestinez apo lëvizjet radikale shiitë). Shumë vullnetarë të huaj nuk flasin arabisht dhe nuk e çajnë kokën për shoqërinë lokale. Ai nuk e ka një project shoqërie “civile” përveç një referimi për sharian. ISIS-i është një armatë militantësh, jo parti politike apo lëvizje sociale. Ajo ia arrin për shkak se të tjerët dështuan dhe, si kudo, do të provokojë një përplasje të shoqërisë civile (e cila ndodhi në Falluja gjatë “surge” të Gjeneralit Petraeus). Por elementi i ri është se disa liderë (të al Qaedas dhe të ISIS-it) duket të kuptojnë se ekziston një nevojë për t’u spostuar nga një grup militant xhihadist ndërkombëtar në një pushtet lokal me një kapacitet për të administruar “zonat e çliruara”. Por dyshoj se do ta kenë aftësinë apo kohën për t’u transformuar në një organizatë politike efikase: Një projekt i tillë nuk i korrespondon strategjisë rekrutuese apo ideologjisë globale të tij.

Sa pesimist jeni lidhur me Irakun?

Mendoj se ofensiva xhihadiste do të zmbrapset, por jo sepse qeveria e al Malikit do të fitojë dominimin. Ajo do të jetë një pasojë e përplasjes Shiite dhe kurde, për shkak se të dy grupet e dinë se po luftojnë më shpinat e tyre pas muri dhe se xhihadistët vetëm ëndërrojnë për eliminimin e tyre. Ata janë shumica dhe do të luftojnë. Por shtylla vertebrore e “surge” nuk është qeveria e ligjshme: ajo është trupat kurde dhe klerikët shiitë që, edhe njëherë akoma, po mishërojnë kombin në një kohë krize. Shiitët do ta pranonin një pavarësi de facto për Kurdistanin dhe nuk do të luftonin për ta rimarrë Kirkukun nga kurdët. Sunitët nuk do të jenë të aftë që ta rimarrin pushtetin qendror dhe tensionet midis xhihadistëve, ba’athistëve dhe liderëve fisnorë do të shpërthejnë midis sunitëve. Shiitët do të administrojnë jugun. Problem është Bagdadi. Dyshoj se një qeveri qendrore e fortë do të rifitojë pushtetin. Kështu që, në rastin më të mirë, do të keni një federatë të dobët të tri entiteteve dhe, në rastin më të keq, një ndarje në tri entitete.

Si mendoni ndryshe se kufijtë e Lindjes së Mesme mund të ndryshojnë?

Ekziston një mundësi reale ndryshimesh territoriale, anipse askush, përjashto kurdët dhe disa izraelianë, i mbështesin ndryshime të tilla. Por paradoksi është se agjentët e ndryshimeve nuk janë njerëzit që i duan ndryshime të tilla! Arsyeja kryesore për ndryshime nuk është vendosmëria e entiteteve të reja, por kolapsi i ngrehinave të vjetra kombëtare. Faktori kryesor që mund të çojë në një riorganizim të kufijve është zgjerimi i vijës kryesore ndarëse strategjike të re në Lindje të Mesme: përçarja midis shiitëve dhe sunitëve. Gjëja e parë do të ishte që të krijohej një Kurdistan i vërtetë i pavarur në Irak, për shkak të një kolapsi të Irakut fillimisht, Siria gjithashtu mund të kolapsohet, por përveç Kurdistanit nuk do të shikonim shtete – kombe të reja me kufij të saktë, por zona influence të vagullta me kufij fluktues. Nga ana e tyre, kolapsi i shteteve – kombe ekzistuese do të dobësonte kufijtë ndërkombëtare, edhe pse ata nuk janë ripërcaktuar. Kufiri midis Iranit e Irakut dhe kufiri midis Turqisë dhe fqinjve jugorë të se de facto do të jenë të hapur. Mallra, njerëz dhe armë do të lëviznin më me lehtësi.

A e shikoni çarjen sunite – shiite se po përkeqësohet? A ka qenë kjo ndonjëherë kaq keq?

Çarja ka të bëjë pak me besimin fetar në vetvete. Ai rrallë bëhet një çështe gjeostrategjike në histori, përveçse kur Irani u kthye në shiit në shekullin e Gjashtëmbëdhjetë. Gjatë shekullit të Njëzet nuk e patëm aspak një çarje të tillë deri në revolucionin iraniano – islamik. Çarja ka qenë një pasojë e këtij revolucioni iraniano – islamik që e ka identifikuar Iranin me shiizmin militant dhe shkaktoi një radikalizim fetar të një falange sunite (të ashtuquajturve “salafitë”) që janë inkurajuar nga Arabia Saudite për arsye fetare dhe për pengimin e influencës në rritje iraniane në Afganistan, në Gjirin Persik dhe në Irak. Dhe kjo çarje po zmadhohet, për shkak se mosbesimi reciprok po rritet. Shiitët në Gjirin Persik po perceptohen në mënyrë sistematike si një kolonë e pestë iraniane, diçka për të cilën nuk shikoheshin në të kaluarën. Përçarja Shiite – sunite është një luftë me bedelë e realizuar nga Irani dhe Arabia Saudite. Por ndërsa aksi shiit është relativisht koherent (Irani, Hizballahu, Asadi dhe, në një masë më të vogël, al Maliki), fronti sunit është krejtësisht i përçarë dhe nuk ka objektiva të përbashkëta. Pushtimi amerikan i Irakut thejsht e ka shkatërruar fanarin kryesor sunit kundër Iranit, me dy pasoja: solidifikimin e një Kurdistani të pavarur de facto shkëputjen e një zone të madhe të populluar nga sunitë në Iradin Verior që u spostua nga ba’athizmi në xhihadizëm dhe ndërlidh kufirin me Sirinë. Në vend që ta bëjë veten aleate me organizatat sunite tipike, si puna e Vëllazërisë Myslimane, Arabia Saudite do që t’i shkatërrojë ato, ndërkohë që mbështeti për dekada me radhë tamam ata radikalë që tani po marrin drejtimin në Pakistan, në Irak dhe në Siri. Prandaj Irani është përfituesi i madh i kolapsit të rendit dominues të ndërtuar midis viteve 1918 dhe 1948, me një angazhim minimal në terren.

A mundet kjo dhunë irakene të ishte parandaluar nga një përpjekje e koncertuar ndërkombëtare për të frenuar Sirinë më herët?

Është e qartë se Siria ka qenë katalizatori për përhapjen e ISIS-it në Irak, por, herët apo vonë, xhihadistët do ta kishin krijuar një rrugë infiltrimi në zonat sunite irakene për shkak të pakënaqësisë së popullsisë vendore. Qysh nga beteja e Falluxhës kundër amerikanëve, nuk është bërë asgjë për t’i integruar sunitët irakenë në shtetin e ri. Qysh nga fillimi problem ka qenë çfarë të bëhet në Siri dhe, sa më shumë kalon koha, akoma më e vështirë bëhet që të përcaktohet se çfarë mund të bëhet. Tani konflikti është ndërkombëtarizuar, kështu që problemi i vetëm është një marrëveshje ndërkombëtare, kur Irani do të ishte një lojtar kyç; por negociatat me Iranin janë nën një kritikë të ashpër në Izrael dhe në Kongresin amerikan, ndërsa është e qartë se zgjerimi i fushëbetejave e përforcon rolin e Iranit.

Çfarë mendoni se Perëndimi duhet të bëjë, përveçse të arrijë tek Irani?

Problem nuk është se çfarë Perëndimi duhet të bëjë, por se çfarë mund të bëjë. Refuzimi për të vepruar në fillim të krizës e bën akoma edhe më të vështirë ndërhyrjen tani. Gjëja e parë është koncentrimi rajonal, përfshi Iranin. E dyta është koordinimi me shiitët irakenë dhe kurdët për të përballuar ISIS-in pa dërguar trupa (nuk ka asnjë nevojë). E treta është të mendojë rreth një alternative ndaj al Malikit. Dhe e fundit, të përpiqet të identifikojë opozitarët e “mirë” në Siri, teksa shmang interferimin e drejpërdrejtë, por precedenti i Afganistanit në vitet tetëdhjetë tregon se kjo është një sfidë e vërtetë.

Çfarë mendoni se kanë nxjerrë nga e gjitha kjo, nga roli kurd në përfshirjen iraniane?

Turqit paguajnë çmimin e një politike proaktive, por jokoherente. Ata nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër tani, përveçse të bashkëpunojnë ngushtësisht me autoritetet kurde, për t’ua mbyllur territorin e tyre xhihadistëve dhe të bashkëpunojnë me Iranin (që nuk është ndonjë problem i madh për ta, për shkak se kanë lidhje “normale” diplomatike dhe inteligjence me kurdët dhe iranianët).

Përgatiti për bota.al:

ARMIN TIRANA

 

Leave a Reply

Back to top button