Ekonomi

INTERVISTA E PLOTE / Yanis Varoufakis: “E përdorin demokracinë, si gjethe fiku për oligarkinë”

  • Unë nuk mendoj se ne duhet të bëjmë gabimin e ngatërrimit të racionalitetit tonë si specie, me logjikën e establishmentit. I gjithë kuptimi i historisë është që ekziston një përplasje e vazhdueshme ndërmjet interesave të atyre që kontrollojnë dhe interesave të masave. Kjo gjë e ka shtyrë përpara historinë, Marksi e shpjegoi në aspektin e luftës së klasave dhe ai kishte të drejtë – historia është historia e luftës së klasave dhe dinamikës së saj.  Fakti është që po, ne jemi kafshë shumë të papërsosura, por ky nuk është një justifikim për elitën, të cilët janë plotësisht të aftë që të çrrënjosin dhe reduktojnë perspektivat, shumë më poshtë se sa kapaciteti dhe potenciali ynë si specie. Ata e përdorin demokracinë si një gjethe fiku për oligarkinë.
  • Pse u la Greqia të hyjë në Eurozonë? Përgjigja për këtë është shumë e thjeshtë; duhej bërë për të futur Italinë. Dhe arsyeja e vërtetë, është se Gjermania ishte gjithmonë në disavantazh nga zhvlerësimi i lirës italiane. Sa herë Volksvageni ndërtonte një makinë të re dhe donin ta shisnin në Itali, Banka e Italisë do të zhvlerësonte lirën, në mënyrë që Volksvageni të ishte më i shtrenjtë dhe Fiat-i do të mundte Volksvagenin…

Në vitin 1998 Yanis Varoufakis ishte një lektor universiteti, që shkruante tekste të panjohura për matematikanët, nga rehatia e zyrës së tij. Më pas ndodhi kriza financiare e vitit 2008 dhe ai hyri në skenën botërore

Nga viti 2009 deri në vitin 2012 nuk kishte një kohë kur hapje një gazetë, dhe nuk prisje të shihje një fotografi të Yanis, me xhaketë lëkure mbi motoçikletën e tij. “Liberali i egër” përpiqej të shpëtonte atë që mundte, nga ekonomia greke. Zëri i tij ishte, dhe vazhdon të jetë, një thirrje beteje për ata që e shohin nevojën e një ndryshimi të thellë sistemor.

Ai kurrë nuk kishte për qëllim të bëhej fytyra e cunamit financiar që përfshiu botën, por për fat të keq vendi i tij u bë ‘kanarina në minierën e qymyrit’ siç e quan ai – vendi që ra i pari dhe u shemb fort. Kur Greqia ishte në gjunjë dhe plotësisht e falimentuar, trojka (BQE, FMN dhe KE) i dha një goditje të palogjikshme çekiçi, e cila nuk la asnjë rrugëdalje për Greqinë. Tani, po ai shkatërrim i pamëshirshëm po gjen shteg në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën. Kjo ide e keqformuar kapitalizmi, ka infektuar botën. Megjithatë, në përgjigje të kësaj tendence alarmuese, Yanis mbetet po aq pragmatist sa edhe më parë, duke krijuar atë që ai e quan një alternativë reale, DIEM25. Në këtë intervistë ndonjëherë të çuditshme, gërmojmë në historinë e çrregullt të kapitalizmit, pse një tjetër krizë ekonomike po afrohet dhe pse libri i tij “Të rriturit në dhomë”, është kaq i debatueshëm, saqë i ka shkaktuar deri edhe kërcënime me vdekje. …

[real3dflipbook id=”1460″]

Leave a Reply

Back to top button