Analiza

INTERVISTA / Euro 2016, në rrezik nga terrorizmi

Për komitetin organizator, “rreziku terrorist është eveident” për kampionatin evropian të futbollit Euro 2016. Jacques Lambert, presidenti i komitetit organizator të kampionatit evropian të futbollit Euro 2016, në një intervistë dhënë AFP-së  deklaroi se atentatet e 7 dhe 9 janarit në Paris e bënë “evident” një rrezik terrorist, i cili ishte “i pranishëm qysh në fillim” të përgatitjeve të turneut

lambert

Atentatet në fillim të muajit janar kundër Charlie Hebdo dhe në Hyper Cacher të Vincennes nxorrën në pah, në mënyrë shumë konkrete, spektrin e terrorizmit në Francë. Një e dhënë e re, megjithëse rreziku ishte marrë në konsideratë qysh  prej kohësh nga komiteti organizator i Euro 2016 në Francë. “Rreziku terrorist ishte i pranishëm qysh në fillim”, i deklaroi të martën AFP  Jacques Lambert, president i komitetit organizator.
“Kur unë përgatita dosjen e kandidaturës në vitin 2009, kërcënimi terrorist bënte pjesë në 12 rreziqet e identifikuara si rreziqe madhore gjatë një evenimenti të tillë si ky”.
«Ajo që ndryshoi me ngjarjet e janarit është se nga një rrezik teorik, u kalua në një rrezik evident, i prekshëm pasi pati një kalim në veprim”, ka shtuar ai.
Sipas tij, “kjo padyshim nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe për strukturat profesionale të të sigurisë, për sa i përket përgatitjes së eventit. “Por siç e shohim të gjithë, opinioni publik, mediat dhe ekipet, i japin një vëmendje të veçantë”.
“Kur bëhët fjalë për sigurinë si në kontekstin ndërkombëtar dhe kombëtar, gjithshka do të mvaret deri në orën e fundit të ditës së fundit të kampionatit  nga shumë gjëra që do të ndodhin kudo në botë”, u shpreh ish prefekti dhe ish presidenti i komitetit organizator të Kupës së botës në Francë në vitin 1998.
Euro 2016 do të zhvillohet në Francë nga data 10 qeshor deri më 10 korrik  2016, në dhjetë stadiume të ndryshme, përfshirë dhe Stade de France, ku do të zhvillohet finalja. (AFP)

s.m.

Leave a Reply

Back to top button